Connect with us

Lajme

Bisedimet në VLEN: Ua kemi lënë deputetëve, janë më të sinkronizuar, le të ulen e të bien dakord!

Published

on

Për krahasimet e sjelljes së tij me atë të Luigjit të XIV-të, Taravari thotë se janë tendencioze dhe me qëllim të keq. Ai thotë se qytetarët janë të kënaqur me Qeverinë, por jo edhe me punën dhe përfaqësimit të VLEN-it në Qeveri!

Në intervistë për 360 gradë, Arben Taravari konfirmon se në takimet me liderët e tjerë të koalicionit VLEN ka propozuar që katër partitë të dalin me lista të veçanta për këshillat komunalë, ndërsa të kenë kandidatë të përbashkët për kryetarë komunash, por kjo është refuzuar nga Kasami, Mexhiti dhe Ibrahimi.

Për krahasimet e sjelljes së tij me atë të Luigjit të XIV-të, Taravari thotë se janë tendencioze dhe me qëllim të keq. Ai thotë se qytetarët janë të kënaqur me Qeverinë, por jo edhe me punën dhe përfaqësimit të VLEN-it në Qeveri!

360°: Pas informatave që janë shfaqur në opinion për dallimet midis jush dhe liderëve të tjerë në koalicionin VLEN lidhur me mënyrën e daljes në zgjedhjet lokale, a mund të na tregoni cilat ishin kërkesat tuaja që dukshëm ndezën debatet?

Taravari: VLEN u formua para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale vitin e kaluar. Arritëm një rezultat relativisht të mirë, them relativisht sepse morëm 107.000 vota shqiptare, pasi nuk kishte parti turke, boshnjake apo rome, por vetëm katër parti shqiptare – dhe kjo është një arritje e mirë. Shumë më mirë se BDI në vitin 2020 kur morën 105.000 vota, dhe në vitin 2016 kishin 85.000 vota. Ndoshta BDI ka pasur më shumë vota në zgjedhjet lokale të vitit 2013 me 153.000 vota, por zakonisht kanë pasur mes 85.000 dhe 105.000 vota. Ne, si VLEN, morëm 107.000 vota. Pas formimit të Qeverisë, liderët e partive të koalicionit VLEN u takuam dhe unë që atëherë u thashë se do të ishte mirë që në zgjedhjet lokale të shkojmë me lista të ndara për këshillat – pra një kandidat unik i VLEN për kryetar komune, por listat për këshilltarë të jenë të veçanta. Shpresonim që ndoshta do të kishte lista të hapura, por fatkeqësisht nuk ia dolëm as për këto zgjedhje lokale, edhe pse ishte paralajmëruar që nga viti 2021. Unë mendoj – dhe mendoj që nga korriku ose gushti i vitit të kaluar – se nëse në Tetovë ka 31 këshilltarë dhe kemi katër parti, të gjitha me listat e tyre, do të kemi 124 kandidatë për këshilltarë. Kjo do të relaksonte strukturat, pasi edhe tani e ndajmë pushtetin në katër pjesë dhe kjo krijon pakënaqësi dhe frustrime. Por pashë që të gjitha partitë në VLEN – përveç nesh – mendojnë se duhet të shkohet me listë të përbashkët. Pastaj u propozova një opsion tjetër – le të shkojnë tri partitë që ishin pjesë e LEN më parë me një listë, dhe ne, Aleanca për Shqiptarët, të kemi një listë të veçantë për këshilltarë. Këtu kemi mbetur. Kjo është, nëse mund të them, për momentin ndonjë mosmarrëveshje…

360°: Po, më 24 mars ishte ai takim, siç u raportua në media, një javë më parë.

Taravari: Kishim takime si më 24 ashtu edhe më 25 mars.

360°: U shfaqën disa raportime mediatike ku ju ju krahasuan me Luigjin e XIV-të, me thënien “Shteti, jam unë”, “VLEN, jam unë”, për mënyrën si kinse jeni sjellë në ato takime. Ato janë metafora për absolutizëm. Si i komentoni këto raportime?

Taravari: Përkundrazi, janë tendencioze dhe me qëllim të keq. E di kush i përgatit dhe kush i porosit, por janë tendencioze.

360°: Kjo ndoshta është nxjerrë nga ndonjëri prej partnerëve tuaj?

Taravari: Nuk besoj. Më tepër mendoj se dikush ka treguar për atë që kemi diskutuar. Nuk është përmendur asnjë përqindje, as nuk kam thënë ndonjëherë se unë jam VLEN… Shumë rrallë përdor fjalën “unë”, zakonisht përdor “ne”… Megjithatë, ka tendenca, për fat të keq. Nuk besoj se janë nga VLEN, më tepër mendoj se janë nga BDI, të cilët marrin ndonjë informacion nga përfaqësues të ndonjë partie nga VLEN për të thelluar dallimet mes partive – bëhen porosi dhe media të caktuara e shfrytëzojnë këtë. Por kurrë, në asnjë moment nuk kam thënë e as e përjetoj veten si të tillë. E përjetoj veten si pjesë të VLEN. Rezultati i mirë është produkt i sinergjisë, ndoshta asnjë parti nuk do të arrinte të mbledhë 107.000 vota veçmas. Sinergjia ka ndikuar për 10-20 mijë vota shtesë. Në asnjë moment nuk kam thënë se ne jemi dominues. Ata përmendën përqindje, por nuk është folur fare për përqindje. Madje përmendëm komuna specifike si Çairi, ku dominon Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit. Besa dominon në Zhelinë dhe Tetovë, në Gostivar dhe Vrapçisht është Aleanca. Kam thënë se zgjedhjet lokale dallojnë nga ato parlamentare, në disa komuna mund të propozojmë secila parti nga një emër, të bëjmë sondazhe të dyfishta dhe të shohim cili është kandidati më i mirë dhe më i pranueshëm, i cili do të jetë kandidat i VLEN, jo i një partie të vetme.

360°: Një nga zërat që qarkullon është se në fakt po negociuani me VLEN për të mos arritur marrëveshje, pasi jeni tashmë të marrëveshur me BDI.

Taravari: Nuk ka lidhje me BDI.

360°: Keni kontakte me BDI?

Taravari: Shihni, kanale komunikimi kanë ekzistuar dhe nuk besoj se ndonjëra nga partitë nuk ka. E dini si është, kjo është një shtet i vogël, kështu që ka njerëz që komunikojnë dhe më informojnë se ka komunikim. A jemi marrë vesh? Kur të biem dakord, do ta bëjmë publike, s’kemi ç’të fshehim. Në fund të fundit, dua që VLEN të bëjë rezultat të mirë, por gjithashtu dua që edhe Aleanca për Shqiptarët të ketë rezultat të mirë, ashtu siç dëshiron Bilall Kasami për Besën, Zeqirija Ibrahimi për Alternativën, Izet Mexhiti për partinë e tij. Kjo është normale.

360°: Ka sinjale nga BDI që duan të bashkëpunojnë me strukturën tuaj në zgjedhjet lokale?

Taravari: Ka sinjale, sigurisht që ka. Nuk janë vetëm me Aleancën, BDI sigurisht ka komunikim edhe me partitë tjera të VLEN. Kjo nuk është diskutabile dhe ka informata të tilla, por kjo nuk ka rëndësi. Shihni, opsioni tjetër, nëse nuk biem dakord në VLEN, për ne është të dalim vetëm në zgjedhje. Në fund të fundit, nëse dalim me listë për këshilltarë dhe kandidatë atje ku mendojmë, nëse shkojmë në raundin e dytë, natyrisht që do të kërkojmë përkrahje – aty ku shkon BDI, do të kërkojmë përkrahje nga VLEN, ku nuk shkon BDI, do të kërkojmë përkrahje nga BDI. Por do të shohim. Për momentin kjo është opsioni i dytë… Tani ua kemi lënë deputetëve, ata janë më të sinkronizuar, le të ulen e të bien dakord. Kanë bërë një version draft. Nëse arrijnë me të – u kam thënë vetëm silleni që jeni marrë vesh, unë do të jem i pari që do të votoj.

360°: Cili është ai version?

Taravari: Shihni, kryesisht janë listat e këshilltarëve dhe kandidatët e mundshëm për komunat.

360°: Versioni parasheh daljen e përbashkët me lista për këshilltarë?

Taravari: Po, edhe për listat për këshilltarë – një opsion që edhe unë mendoj se është në rregull. Nëse bien dakord në parim, ua kam thënë – merreni marrëveshjen në Kuvendin Qendror, unë do të jem i pari që do ta votoj.

Taravari: Ndryshimet kushtetuese duken të vështira!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë për “360 shkallë” në TVM, i pyetur për ndryshimet kushtetuese ka thënë se në fillim ishte optimist se mund të realizohen të njëjta, por se tani i duket e vështirë.

“Kur e formuam Qeverinë në fillim isha optimist, prandaj edhe vendosëm afat 6 mua, por sot e shoh se kjo duket e vështirë. Kryeministri Mickoski ndoshta ka të drejtë, se ashtu mendojnë maqedonasit, por këtu nuk jetojnë vetëm maqedonasit. Ka edhe të tjerë. Sidoqoftë VMRO-DPMNE ka 58 deputetë dhe pa ata nuk mund të bëhen ndryshimet”, tha Taravari.

Taravari komenton atmosferën në takimin e fundit me liderët e VLEN-it!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët – ASH, Arben Taravari në emisionin 360 gradë që transmetohen në TVM1, mes të tjerash ka folur edhe për zhvillimet e fundit brenda koaliconit VLEN sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhëshme lokale, tramsmeton FLAKA.

Taravari deklaroi që bisedat për zgjedhjet lokale kanë filluar që në vitin e kaluar, pas formimit të qeverisë së re.

“Pasa formimit të qeverisë, ne liderët e partive të koalicionit VLEN u ulëm dhe që atëherë u thash që në zgjedhjet lokale të shkohet me lista të veçanta, pra të kemi një kandidat të përbashkët të VLEN-it për kryetar komune, dhe listat për këshilltarë të jenë të veçanta. Atëherë shpresonin që ndoshta do të kemi lista të hapura për këshilltarë nëpër komuna, por për fat të keq nuk arritëm që edhe në këto zgjedhje lokale, për skaj faktit të paralajmërohet prej vitit 2021, që të kemi lista të hapura. Mendimi im që e shpreha në korrik apo gusht të vitit të kaluar dhe që ende vazhdoj të mendoj ashtu, për shembull në Tetovë ku ka 31 këshilltarë komunalë, nëse do jemi katër parti politike do të kemi 124 kandidatë për këshilltarë, që i relaksion strukturat partiake, pasi edhe ashtu jemi katër parti dhe e ndajmë të njëjtin pushtet në katër pjesë dhe kjo reflekton le të them në disa pakënaqësi dhe frustracione. Por e pash që te gjithë partitë e VLEN-it kishte disponim që të shkohet me lista të përbashkëta. Atëherë u propozova opsion tjetër, le të jenë tre partitë që më herët funksioninin si LEN në një listë të përbashkët dhe ne si ASH të jemi me listë të posatshme. Dhe ngelëm në këtë moment”, tha Taravari.

Taravari u përgjigje edhe rreth atmosferës në takimin e fundit të mbajtur nga liderët e VLEN-it, duke mohuar zërat në disa media për protagnozima dhe në stilin e Luigji XIV nga ana e Taravarit kundrejt liderëve të tjerë, shkruan FLAKA.

“Përkundrazi, ishin informacione tendencioze. Ka tendenca, për fat të keq, që nga njerëz të BDI-së që marrin informacione nga përfaqësues të partive të VLEN-it, me qëllim që të thellohet ndasitë mes partive të koalicionit. Mendoj që janë informacione me porosi që disa mediume i shfrytëzojnë. Por unë në asnjë moment nuk e kam thënë dhe as që ndihem i tillë. Unë ndihem si pjesë e liderëve të VLEN-it dhe rezultati pozitiv është një sienergji i bashkimit të forcave. Asnjëra nga ne e vetme nuk do të arrinim këto rezultate zgjedhore nëse do t’i numëronim pastaj ato vota. Sienergjia rezultoi ndoshta me 10 deri 20 mijë vota më tepër në ato 107 mijë vota. Në asnjë moment nuk kam thënë që ne jemi dominues, ata atje përmendën edhe përqindje, në asnjë moment nuk kam përmedur përqindje. Madje në disa komuna kemi thënë, për shembull në Çair dominim partia e Izet Mexhitit, në Zhelinë dhe Tetovë dominon Lëvizja Besa, në Gostivar dhe Vrapçisht dominon Aleanca. Zgjedhjet lokale dallojnë nga zgjedhjet parlamentare, unë kam thënë që në disa komuna madje secila parti të jep nga një emër, të bëjmë anketë të dyfishtë dhe ta shohim se cili është më i miri dhe më i pranueshmi, dhe ai të mos jetë kandidat i partisë por i VLEN-it” tha Taravari.

Në këtë emsion, Taravari ka folur edhe për rezultatin e arritur nga koalicioni VLEN në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2024.

“VLEN u formua para zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të vitit të kaluar. Arritëm të kemi rezultat relativisht të mirë. Kur them relativisht mendoj 107 mijë vota shqiptare pasi nuk kishim parti boshnjake, turke dhe rome, por ishim katër parti politike shqiptare. Ky ishte një rezultat i mirë, madje më i mirë se BDI në zgjedhjet e vitit 2020 kur kishte 105 mijë vota, në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016 kur kishte 85 mijë vota, them BDI pasi ato ishin pjesë e qeverisë. BDI ka qenë më mirë se ne vetëm në vitin 2013 apo 2024 kur mori 153 mijë vota, për ndyrshe zakonisht ka marrë nga 85 mijë deri 105 mijë vota. Ne si VLEN tani morëm 107 mijë”, tha Taravari, përcjell FLAKA.

Continue Reading

Lajme

Çair nxjerr në Shesh kontraditat dhe dobësinë e VLEN-it

Published

on

By

Nga Liridon Ramadani

Mbrëmë në Çair u bë hapja e shtabit zgjedhor, dhe për mua ky moment tregoi qartë se Çairi është pika ku përplaset kontradikta e brendshme e VLEN-it, por njëkohësisht shihet edhe frika e tyre nga humbja e thellë. Në Çair, ata nuk mund të thirren në emër të “ndryshimit”. Si mund të flasë për ndryshim Izet Mexhiti, i cili për tri mandate ka qenë kryetar komune, e pastaj edhe përmes Visar Ganiut ka vazhduar ta udhëheqë Çairin edhe dy mandate tjera? Për të mbuluar këtë boshllëk, narrativën e ndryshimit po mundohen ta zëvendësojnë me një narrativë të re atë të “lokalizmit”, sikur kinse tash është koha që Shkupi të udhëheqë politikën shqiptare. Por pikërisht këtu nis kontradikta e madhe: kjo qasje automatikisht e minon rolin e Bilallit brenda VLEN-it, sepse gjithë pesha dhe imazhi po i mvishen Izetit, i cili tashmë perceptohet si lideri i tyre. Dhe kjo është pika që e tregon fytyren e vërtet të Vlenit. Pse? Sepse Izet Mexhiti nuk shihet si figurë e ndryshimit, por si pushtetar 20-vjeçar. Me këtë, jo vetëm që ia mveshin VLEN-it barrën e së kaluarës, por edhe ua heqin nga dora figurave të tjera të cilat tash e humbin arsyen për t’u thirrur në ndryshim. Kështu, Bilalli bie në një pozitë periferike politike: edhe nëse fiton, fitorja e tij do të jetë vetëm plotësuese, por jo vendimtare.
Në anën tjetër, bie në sy mungesa dhe injorimi i Arben Fetait. Ky fakt është mesazh i qartë se roli i tij brenda VLEN-it ka marrë fund. Nga promotor dhe truri i vetëshpallur i ndryshimit, ai sot është lënë jashtë loje, i padukshëm dhe i parëndësishëm.
Dhe e gjitha kjo së shpejti do të sjellë përplasje të brendshme në kampin e VLEN-it. Përplasjet që do t’i nxjerrin në sipërfaqe kontraditat e tyre dhe që do t’i çojnë drejt një humbjeje më të thellë se sa e kanë pritur.

Continue Reading

Lajme

AKI-Tetovë akuzon Kasamin për keqmenaxhim me rrugët 185 dhe 186

Published

on

By

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) – Tetovë ka reaguar sot publikisht, duke akuzuar kryetarin në ikje të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për keqmenaxhim dhe politika destruktive informon Tetovasot.

“Para më shumë se një viti e gjysmë, në mënyrë klandestine, Komuna e Tetovës hoqi kalldrëmet nga rrugët 185 dhe 186 për t’i përdorur në projektin e Rrugës së Butiqeve. Si pasojë e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme, banorët e këtyre dy rrugëve jetojnë sot një ‘golgotë’ të vërtetë: rrugët janë të pakalueshme, makinat po dëmtohen, rastet emergjente mjekësore përballen me pengesa serioze dhe fëmijët kanë vështirësi për të shkuar në shkollë”, thuhet në reagimin e AKI-së.

Sipas AKI-së, ironia qëndron tek fakti se edhe vetë projekti i Rrugës së Butiqeve, me emrin “Ringjallja e zejeve për zhvillim të përbashkët turistik”, nuk është ide apo meritë e kryetarit në ikje. Ky projekt është fituar si grant nga Bashkimi Evropian në kohën kur Komuna udhëhiqej nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Kjo është dëshmia më e mirë e një pushteti që punon pa plan dhe në mënyrë të çorganizuar, duke dëmtuar qytetarët për interesa politike. Por eksperimenteve të tilla po u vjen fundi. Më 19 tetor qytetarët e Tetovës do t’i thonë mjaft mashtrimeve dhe do të zgjedhin opsionin që sjell zhvillim me plan, përkushtim dhe dinjitet për çdo lagje dhe çdo qytetar,” thuhet në deklaratën e AKI-së.TS

Continue Reading

Lajme

Osmani zbulon një të dhënë tronditëse: Më shumë se 4 milionë euro në vit shpenzon Çairi për punësime fiktive të aktivistëve

Published

on

By

Bujar Osmani, kandidat për kryetar të komunës së Çairit, sot kritikoi ashpër pushtetin aktual lokal për keqpërdorim sistematik të buxhetit komunal dhe për trajtimin e Çairit si bankomat partiak, e jo si komunë e qytetarëve.

Sipas Osmanit, nga buxheti i përgjithshëm i Çairit prej rreth 20 milionë euro, vetëm 8 milionë euro realisht janë të disponueshme për projektet komunale, ndërsa pjesa tjetër janë mjete për çerdhe dhe shkolla që automatikisht ridestinohen.

“Edhe nga ato 8 milionë euro, çdo muaj shpenzohen 350 mijë euro për 720 kontrata fiktive. Këta janë njerëz që rrinë në shtëpi, dalin në tubime partiake dhe shkruajnë në rrjete sociale kundër kundërshtarëve. Me paratë e qytetarëve!”, paralajmëroi Osmani.

Kjo do të thotë se mbi 4 milionë euro në vit vidhen përmes punësimeve klienteliste, ndërkohë që Çairi po fundoset në vrima, papastërti dhe kolaps infrastrukturor. Një nga shembujt më ilustrues: një vrimë në rrugë e mbuluar me një shtresë asfalti, për të cilën komuna ka nënshkruar tender prej 720.000 denarë, krahasuar me 5.000 deri 6.000 denarë në Qendër për të njëjtën ndërhyrje.

“Çairin e kanë trajtuar tmerrësisht, po ia marrin edhe denarin e fundit qytetarëve. Kjo duhet të marrë fund. Nuk bëhet fjalë për ndërrim të politikanëve, por për ndryshim të gjithë kulturës së qeverisjes. Për ndershmëri. Për disiplinë. Për përkushtim ndaj njerëzve,” deklaroi Osmani.

Ai theksoi se kjo betejë nuk është vetëm për një funksion, por për kthimin e interesit publik në qendër të punës komunale.

“Qytetarët nuk kërkojnë mrekulli. Kërkojnë rrugë të shëndosha, pastërti dhe shërbim, jo propagandë, gënjeshtra dhe parazitë partiakë,” përfundoi ai.

Continue Reading

TOP Lajme