Connect with us

Lajme

Bexheti: Qeveria teknike mbetet zgjidhje për krizat mes partive maqedonase, jo mekanizëm i barazisë politike

Published

on

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka iniciuar një takim të liderëve politikë, në të cilin pritet të diskutohet heqja e qeverisë teknike, si dhe arritja e një konsensusi për ligjet që lidhen me agjendën reformuese të vendit.

Lidhur me këtë nismë ka reaguar nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku thekson se Qeveria teknike mbetet zgjidhje për krizat mes partive maqedonase, jo mekanizëm barazie politike.

Reagimi i plotë i Bexhetit:

“Sa herë hapet debati për zgjedhje të rregullta apo të parakohshme, rikthehet edhe tema e qeverisë teknike të Përzhinos. Ky model nuk i fuqizon partitë shqiptare. Përkundrazi, nga dështimet e subjekteve shqiptare të asaj kohe si në pushtet ashtu edhe në opozitë shqiptarët nuk përfitojnë asgjë dhe defaktorizohen politikisht.
Edhe kryeministri shqiptar në tre mujorin e fundit ishte vetëm marrëveshje politike, e bazuar në vullnet politik, jo detyrim ligjor i Përzhinos.
Qeveria teknike mbetet zgjidhje për krizat mes partive maqedonase, jo mekanizëm barazie politike”, ka përfunduar Bexheti./SmartNews.mk/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *