Connect with us

Lajme

Presidenti Begaj në Shkup, takohet me zv. Kryeministrin Fetai

Published

on

 

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë në shoqërimin e Kryetarit të Kuvendit janë takuar me Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj.

“Në këtë takim vëllazëror, diskutuam për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në kuadër të rrugëtimit tonë të përbashkët drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për çështje të tjera me interes të ndërsjellë. Temat kryesore të bisedës përfshinë Korridorin VIII, sigurinë, vizitën e ardhshme të Presidentit Begaj në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet më të fundit politike në vendin tonë”, ka shkruar Fetai.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve tona të thella në të gjitha fushat.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi: Përurimi i One stop-shop me Kosovën, ditë historike

Published

on

By

 

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TVAlsat, duke folur për hapjen e pikës së përbashkët one stop-shop në dy pika kufitare, ka deklaruar se gjatë fundjavës kishim një moment historik.

“Takimi me kryeministrin Kurti nuk ishte i planifikuar, por pas hapjes së pikës së përbashkët e shfrytëzuam atë moment historik për të pirë një kafe së bashku. Përurimi i asaj ngjarje ishte historike për qytetarët e të dy vendeve. Gjatë atij takimi nuk kishim mundësi të flasim gjerësisht, por zoti Kurti shprehu përkrahjen e tij ndaj Koalicionit VLEN”, tha Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi: Në Këshillat dhe trupat e pavarur e rëndësishme është që kandidatët t’i plotësojnë kushtet profesionale

Published

on

By

 

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur për intervistimin e kandidateve për Këshillin Programor të Radio Televizionit të Maqedonisë, trup i cili duhet të jetë profesionist për punën e RTM-së por edhe për emërimin e Këshillit të Agjencisë së Mediave.

Ibrahimi deklaroi se çdo herë që bëhet fjalë për emërimin e Këshillave apo Trupave të pavarura, çdo herë kemi komente se ndonjëri prej tyre është i një subjekti politik, dhe ka një të kaluar politike dhe ka pasur afërsi politike me njërën parti politike.

“Megjithatë ne jemi një vend i vogël dhe një shoqëri mjaftë e vogël. Ajo që është e rëndësishme është që ata të cilët zgjidhen, t’i plotësojnë kushtet e konkursit të cilat janë dhënë. Në qoftë se i plotësojnë ato kushte, jam dakord që ata të zgjidhen, pavarësisht se kush janë ata emra”, theksoi Ibrahimi.

Në fund Ibrahimi shtoi se sipas informatave të tij, te Agjencia e Mediave, kandidatët i kanë plotësuar kushtet e konkursit dhe mbetet që të vazhdoj puna e përzgjedhjes në Kuvend.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi: Në zgjedhjet lokale luan rëndësi të madhe emri i kandidatit

Published

on

By

 

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi, në intervistën e fundit në TV Alsat, ka folur rreth zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë vit. Ibrahimi është shprehur se është akoma herët të flitet për emra, pasi akoma nuk e dinë se cila parti në cilin komunë do të garojë. Siç tha ai vetëm kur të qartësohen të gjithë situatat atëherë do të bëhen të ditur emrat.

“Në zgjedhjet lokale më shumë varet nga emri i kandidatit, përkundër partisë politike. Ne po përpiqemi se çdo kush t’i ofrojë emrat më të pranuar dhe më të kërkuar nga qytetarët në komunat të cilat ata duhet të garojnë”, u shpreh Ibrahimi.

Continue Reading

TOP Lajme