Connect with us

Lajme

BDI: Izet Mexhiti nuk e realizoi bulevardin “Mid’hat Frashëri” siç premtoi

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përmes një reagimi thotë se kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nuk e ka mbajtur premtimin për ndërtimin e bulevardit “Mid’hat Frashëri”, transmeton Portalb.mk.

Nga BDI thonë se para zgjedhjeve, Izet Mexhiti premtoi ndërtimin e bulevardit “Mid’hat Frashëri” – një projekt madhor me 4 korsi, shtigje për biçikleta dhe lidhje të re urbane mes Çairit, Shutkës dhe Qendrës së Shkupit.

“Sot, pas zgjedhjeve, realiteti është i thjeshtë: Nuk ka asnjë cent në Buxhetin e Qytetit të Shkupit. Nuk ka asnjë cent në Buxhetin e Komunës së Çairit. Nuk ka as projekt. Nuk ka as plan. Nuk ka as fillim. Premtimi për bulevardin “Mid’hat Frashëri” rezulton të ketë qenë vetëm një mashtrim elektoral, një postim për fushatë, pa asnjë mbulesë financiare dhe pa asnjë vullnet për realizim”, thanë nga BDI.

Nga BDI ditëve të fundit reagojnë çdo ditë me konferenca për shtyp për premtimet parazgjedhore të Mexhitit të cilat nuk i ka realizuar deri më tani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *