Connect with us

Lajme

Bastri Bajarami “bashkë deri në fund” me Arjanit Hoxhën, BESA mbetet me një deputet!?

Published

on

Pas nënkryetarit të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i cili njoftoi distancimin nga Kasami dhe “blloku opozitar”, një gjë të tillë ka pralajmëruar edhe deputeti i kësaj partie, Bastri Bajarami, përcjell FLAKA.

Bajrami ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me Hoxhën menjëherë pasi ky i fundit njoftoi distancimin e tij, të cilën e ka titulluar: “Bashkë deri në fund”.

Besa aktualisht ka dy deputetë në Kuvend, z. Bajarmi dhe Fadil Zendeli nga Gostivari, i cili iu bashkangjit këtij subjekti politik pasi u largua nga RDK-ja e Rufi Osmanit. Nëse Bajrami largohet ose funksionon si i pavarur, Besa në Kuvend od të mbetet vetëm me një deputet.

Parprakishit nga kjo parti u largua deputeti Kastriot Rexhepi i cili pastaj iu bashkangjit BDI-së, ndërsa tani është në grupin e Izet Mexhitit.

Kujtojmë se kjo plasje te Lëvizja Besa vjen derisa lideri i partisë Bilall Kasami ndodhet në takim me Izet Mexhitin i cili u largua nga BDI-ja dhe Afrim Gashin e Altrnativës.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti fsheh takimin “vëllau për vëllaun” me Arben Fetain?

Published

on

By

Në faqen zyrtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti mungojnë fotografitë nga takimi me zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai një nga përfaqësuesit e koalicionit VLEN.

Takimi ndodhi në kuadër të ngjarjes së organizuar në Shkup nga Qeveria e RMV-së dhe Bashkimi Europian, ku liderët e Ballkanit Perëndimor u mblodhën për të diskutuar Planin e Rritjes për rajonin.

Megjithatë, në përmbledhjen zyrtare dhe postimet në rrjetet sociale të kryeministrit Kurti, bie në sy mungesa e fotografive nga takimi me Arben Fetain. Kjo ka ngjallur reagime dhe komente në opinionin publik, sidomos duke pasur parasysh afërsinë që Kurti ka shprehur ndaj eksponentëve të VLEN-it, përfshirë vetë Fetain, të cilin shpesh janë cilësuar si “vëlla”.

Ndryshe nga Kurti, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka ndarë në rrjetet sociale fotografi nga takimi me kryeministrin e Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin dhe përkushtimin për të avancuar integrimin europian të rajonit.

Mbetet e paqartë nëse mungesa e imazheve nga ana e zyrës së Kurtit është e qëllimshme apo një lëshim protokollar. Por heshtja nga Prishtina dhe veçantia e këtij “harrese” shtojnë spekulimet për ftohje të mundshme të raporteve mes partnerëve politikë në Maqedoninë e Veriut dhe udhëheqjes së Vetëvendosjes në Kosovë.

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Meidani: Shqipëria me ritëm të lartë drejt BE-së – takim me Taravarin në Shkup

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka bërë të ditur se Shqipëria ka hapur tre kapituj negociues me Bashkimin Evropian vetëm në gjashtë muajt e fundit dhe synon t’i hapë të gjithë brenda vitit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Meidani theksoi se kishte kënaqësinë të shoqëronte Kryeministrin Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Shkup, ku Shqipëria u vlerësua për ritmin e saj të integrimit dhe angazhimin e qëndrueshëm drejt anëtarësimit.

Në kuadër të vizitës, Rama i shoqëruar edhe nga ambasadori Meidani, zhvilluan edhe takime me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku u diskutuan sfidat dhe përgjegjësitë e përbashkëta të faktorit politik shqiptar në proceset integruese dhe zhvillimet rajonale.

Vizita e delegacionit shqiptar në Shkup përfundoi me një ndalesë simbolike në Çarshinë e Vjetër të qytetit – një hapësirë që, siç u shpreh Meidani, “ruan gjurmët e identitetit shqiptar dhe dëshmon bashkëjetesën kulturore ndër shekuj”.

Continue Reading

Lajme

Taravari: SHBA mik dhe aleat i palëkundur i shqiptarëve dhe RMV-së, falënderon ambasadores Aggeler

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, morën pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Përmes një njoftimi, Taravari shpreh urimet për këtë festë të rëndësishme dhe thekson miqësinë e fortë mes SHBA-së dhe popullit shqiptar, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Urime Ditën e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Blerant Ramadanin, morëm pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mik i madh dhe aleat i palëkundur i popullit shqiptar dhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Vlerat që përfaqëson ky shtet, demokracia, liria dhe barazia, janë udhërrëfyes për përpjekjet tona drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Faleminderit ambasadores Angela Aggeler dhe stafit të ambasadës për mikpritjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme për vendin tonë.
Gëzuar 4 Korrikun, Amerikë! 🇺🇸”, përfundon njoftimi i kreut të ASH-së.

Continue Reading

TOP Lajme