Smart News

Bakiu: Nëse BDI donte vërtet një shqiptar për president, mund ta kishte mbështetur lirisht Taravarin

Duhet bërë dallim mes shqiptarëve dhe BDI-zimit, duke i parë gjërat. Pikëpamjet kameleonike të BDI-së lidhen drejtpërdrejt me presidentin e vendit, deklaroi Bashkim Bakiu, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar të opozitës shqiptare, Arben Taravari, në debatin e sonte në “Win-Win” në TV Telma, informon PRESSonline.al

“Taravari ishte i pari që doli me një propozim që një shqiptar të jetë president i vendit. Është krejtësisht legjitime, është krejtësisht e drejtë, është krejtësisht normale të dërgosh një mesazh të tillë apo të bësh një propozim të tillë. Sidomos për Taravarin, i cili jashtëzakonisht mirë e menaxhon komunën në Maqedoninë Perëndimore, e cila është multietnike dhe një imazh i vogël i vendit”, theksoi Bakiu.

Të nesërmen, pas propozimit të Taravarit, Bakiu tha se BDI ka tentuar ta shqiptarizojë.

“Kjo është arsyeja pse thashë se disa gjëra po BDI-zohen. BDI-ja e di kur fillon fushata të shqiptarizohet, me retorikë për shqiptarët. Megjithatë, menjëherë mund të shndërrohen në të “gjelbër”, bashkëpunues, komunikues, me partnerët e koalicionit dhe në fund të përpiqen ta përvetësojnë gjithçka që ka të bëjë me një kërkesë legjitime të çdo shqiptari, qoftë ajo edhe për president shqiptar dhe të njëjtën gjë ta transformojnë, ta propozojnë si shqiptare”, theksoi Bakiu, përcjell PRESSonline.al

Sipas tij, qytetarët janë të tmerruar nga pamjet që shohim se si funksionojnë institucionet në të cilat BDI-ja funksionon.

“Futbolli luhet në institucione të caktuara, ka tavëll për cigare, pihet uiski në institucione të caktuara. Dhe kjo është shprehja dhe dëshira e një shqiptari për t’u paraqitur kështu. Sa i përket dy cikleve të fundit të zgjedhjeve presidenciale, presidenti aktual Pendarovski, i cili ishte kandidat për president në vitin 2014, nuk ishte konsensual për BDI-në. Ata bënë gjithçka që mundën për të mbështetur kandidatin e VMRO-DPMNE-së, në rastin e Ivanovit. Pesë vite më vonë, i njëjti kandidat, kishte edhe një kandidat shqiptar, BDI përcjellë mesazhin “nuk na duhet kandidat shqiptar, por duhet konsensual”. “Nëse BDI-ja vërtet donte të mbështeste një kandidat shqiptar, lirisht do ta kishte përkrahur Taravarin”, tha Bakiu.(PRESSonline.al)

Exit mobile version