Connect with us

Lajme

Azir Aliu uron besimtarët për muajin e Ramazanit: Muaji kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri

Published

on

Ministri i Shoqërisë informatike dhe Administratës Azir Aliu ka uruar besimtarët për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ai e ka quajtur muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.

Urimi i plotë:

“Fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit dhe i shumëpritur nga gjithë bota Islame, kur ndjenjat tona vëllazërore thellohen dhe miqësitë ushqehen me dashuri.

Gjithë botës Islame i’a uroj muajin e shenjtë të Ramazanit!”

https://www.facebook.com/100090414292971/posts/pfbid0Xu9g8eLrRVyPZnzyvQAHdiNx5vK7ETVXxwEPoXqGiGGR3Aa7ihD17gxixJHWLj1Tl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Rinia njëzëri tha ndryshimi VLEN!

Published

on

By

Lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti mbrëmë ka realizuar një takim me të rinjtë e lëvizjes.

“RINIA sonte njëzëri tha NDRYSHIMI VLEN, ndërsa FITOREN do ta sjellim nën ngjyrat e flamurit 🇺🇸”, shkroi Mexhiti lidhur me këtë aktivitet.

Continue Reading

Lajme

Koalicioni opozitar promovon logon – Ndryshimi VLEN

Published

on

By

Koalicioni VLEN ka publikuar logon dhe sloganin me të cilin do të garon në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ndryshimi VLEN – do te jetë logoja dhe sllogani i koalicioni opozitar i përbërë nga BESA, Alternativa, LD dhe Vetëvendosje.

Kujtojmë që partitë nuk janë ndalur edhe përkundër muajit të Ramazanit. Nga koha e iftarit krerët partiak nuk janë ndaluar as edhe në mesnate duke zhvilluar takime me qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ku ka sfidë më të madhe për shoqërinë tonë dhe familjet tona sesa plaga e emigrimit

Published

on

By

Siç kam paralajmëruar tanimë në disa paraqitje televizive, do t’i shfrytëzoj javët në vijim deri në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, për t’i dëgjuar dhe konsultuar qytetarët rreth prioriteteve që do t’i shtyj përpara si President i ardhshëm i vendit.

Ramazani është një muaj reflektimi, ku duke u fokusuar në besimin tonë, duhet të forcojmë ndjenjat e solidaritetit dhe mbështetjes në komunitetin tonë, duke diskutuar si mund të punojmë së bashku për t’i tejkaluar sfidat që na prekin si shoqëri.

Dhe ku ka sfidë më të madhe për shoqërinë tonë dhe familjet tona sesa plaga e emigrimit që ndan familjet dhe na largon nga më të dashurit tanë?

Vetëm gjatë periudhës 2011-2019, sipas burimeve qeveritare, nga Maqedonia e Veriut janë larguar 700.000 qytetarë, apo çdo i katërti qytetar. Këto të dhëna janë konfirmuar me regjistrimin e popullsisë të vitit 2021, ku, për shembull, Gostivari im del se ka humbur 36% të popullatës. Pra, për dy gostivaras në vendlindje, kemi një në mërgatë.

Ky trend është rritur tejmase gjatë 5 viteve të fundit. Sipas disa të dhënave të publikuara nga Instituti Arbën Xhaferi, vetëm në vitin 2021 dhe 2022, 85.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut janë larguar drejt Gjermanisë, kryesisht njerëz të rinj dhe të kualifikuar. Pra, jemi duke humbur me shpejtësi të hatashme pjesën më vitale të shoqërisë sonë, me pasoja afatgjata për fuqinë punëtore, për zhvillimin dhe për perspektivën ekonomike të vendit.

Kjo murtajë duhet ndalur sa nuk është bërë vonë. Duhet vepruar tani duke diskutuar bashkërisht se si do t’i qasemi këtij problemi ekzistencial të vendit tonë.

Me këtë qëllim, do të organizoj një tribunë publike mbi temën e parandalimit të emigrimit. Tribuna do të mbahet të shtunën, ora 12.00, në Komunën e Tetovës.

Shfrytëzoj rastin t’i ftoj publikisht të gjithë kandidatët për president që të marrin pjesë në këtë tribunë, e cila trajton një temë që vërtetë i tangon qytetarët. ⁠Urdhëroni, ju ftoj të diskutojmë mbi këtë temë prioritare për të gjithë ne dhe pres që secili kandidat t’i përgjigjet ftesës pozitivisht.

Continue Reading

TOP Lajme