Connect with us

Lajme

ASH: Uniformat vetëm në maqedonisht, dëshmi e nënshtrimit të VLEN-it ndaj VMRO-së

Published

on

Vendimi që uniformat e reja të policisë të jenë vetëm në gjuhën maqedonase është skandaloz dhe përbën shkelje flagrante të barazisë gjuhësore të garantuar me Marrëveshjen e Ohrit dhe me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky veprim e nxjerr në pah, edhe njëherë, fytyrën e vërtetë të diskriminimit institucional ndaj shqiptarëve.

Ky rast, për të satën herë, dëshmon nënshtrimin e plotë të VLEN-it në Qeveri – një subjekt që ka shitur kauzën shqiptare për interesa personale, për një grusht vota të VMRO-DPMNE-së dhe për të mbrojtur drejtuesit e vet nga dosjet që duhet të trajtohen në gjykata për krime, keqpërdorime dhe korrupsion, veçanërisht në Tetovë dhe Çair.

Uniformat nuk janë thjesht veshje, por simbol i barazisë dhe i respektit. Kur ligji urdhëron dygjuhësi, ndërsa Qeveria imponon njëgjuhësi, kjo është dëshmi se partitë shqiptare në pushtet kanë humbur çdo sovranitet politik dhe janë shndërruar në pasqyrë të interesave të VMRO-së.

Aleanca për Shqiptarët kërkon tërheqjen e menjëhershme të këtij vendimi diskriminues, zëvendësimin e uniformave me mbishkrime dygjuhëshe sipas ligjit, si dhe përgjegjësi politike nga ata që kanë lejuar një turp të tillë.

Shqiptarët kanë sakrifikuar shumë për barazi. Ky poshtërim nuk mund dhe nuk do të pranohet.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti: Tetova flet me zë të lartë, ndryshimi është i pandalshëm!

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së dhe njëherit shef i shtabit në Tetovë, Faton Ahmeti, pas takimit të koalicionit AKI në Tetovë u shpreh se rruga drejt fitores është e hapur dhe ndryshimi është i pandalshëm.

“Rruga drejt fitores është e hapur dhe çdo hap i përbashkët na afron më shumë drejt një të ardhmeje më të mirë për Tetovën,” u shpreh Ahmeti.

Këto komente Faton Ahmeti i bëri gjatë takimit të koalicionit AKI në Tetovë ku morën pjesë strukturat lokale, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Continue Reading

Lajme

Kim Mehmeti: VLEN nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve, është degë e VMRO-së

Published

on

By

Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka reaguar ashpër ndaj rolit të koalicionit VLEN në qeverinë aktuale, duke theksuar se kjo parti nuk e ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“VLEN-i është parti që nuk ka legjitimitetin e shqiptarëve, por megjithatë i përfaqëson ata në qeveri. Nuk ka të drejtë të flasë në emër të shqiptarëve, sepse legjitimitetin e ka vetëm nga VMRO-ja dhe mund të flasë vetëm në emër të VMRO-së,” tha Mehmeti.

Ai shtoi se, ndryshe nga BDI-ja e cila sipas tij gjatë gjithë kohës në pushtet kishte bërë shumë gabime, megjithatë nuk mund t’i mohohej legjitimiteti që kishte nga shqiptarët. “Edhe sot BDI-ja e ka atë legjitimitet. Ndërsa VLEN-i është thjesht një degë e VMRO-së, një parti e komanduar nga Mickoski dhe nga kryeministri aktual,” theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Kim Mehmeti: VLEN-i i tregoi maqedonasve se shqiptarët mund të votojnë si të duan, por në fund vendos VMRO-ja

Published

on

By

Publicisti i njohur Kim Mehmeti ka kritikuar ashpër rolin e koalicionit VLEN në qeverinë e re, duke theksuar se kjo parti i ka dhënë legjitimitet VMRO-DPMNE-së për të paraqitur para opinionit maqedonas se ua ka “kthyer Maqedoninë”.

“Sipas kësaj logjike, del se Maqedoninë e paskan ‘grabitur’ shqiptarët, dhe kjo është edhe më e rëndë. VLEN-i u dëshmoi maqedonasve se shqiptarët mund të votojnë si të duan, por në fund VMRO vendos kush do të jetë pjesë e qeverisë,” deklaroi Mehmeti.

Ai shtoi se, nëse është kështu, atëherë nuk ka nevojë për zgjedhje në Maqedoni, përderisa ekzistojnë parti etnike. “Nëse VMRO duhet të caktojë cilët shqiptarë do të jenë në qeveri, atëherë shqiptarët le të votojnë direkt për VMRO-në. Pse të japin votat për VLEN-in, e ky t’ia çojë VMRO-së? Le të votojnë drejtpërdrejt për VMRO-në dhe ta forcojnë atë,” tha ai.

Sipas tij, vetëm VMRO-ja është e interesuar që VLEN të forcohet, ndërsa ky narracion nuk ndryshon shumë nga ai që përdorte më parë BDI-ja. “Tani duken sikur janë bërë bashkë me Aleancën Kombëtare për Integrim. Në këtë mes, Rahman Morina i Maqedonisë nuk është i tepërt,” përfundoi Mehmeti.

Continue Reading

TOP Lajme