Në një reagim të fortë publik në rrjetet sociale, dega e Lëvizjes Demokratike në nëndegës Sfillare ne Saraj ka kritikuar ashpër drejtuesit e kësaj force politike, duke e akuzuar kryetarin Izet Mexhiti për mashtrim elektoral dhe tregti me interesat e shqiptarëve. Disa aktivistë kanë paralajmëruar largimin dhe rikthimin e tyre në BDI.
“Të dashur bashkëfshatar të f.Svillare, ju aktivistë e simpatizantë të LD-së, nuk mund të qëndrojmë të heshtur përpara një katrahure të madhe politike që po ndodh para nesh ku ne i votuam për #ndryshim,” thuhet në deklaratën e publikuar nga dega e LD-së në këtë fshat, duke shtuar se ndryshimi i premtuar “sidomos nga kryetari i LD-s Izet Mexhiti” nuk është mbajtur.
Ata akuzojnë lidershipin se ka dalë “në shesh pazare të ‘nëntokës’ duke tregtuar interesat e #shqiptarëve në emër të #sovranit”.
Në reagim për këtë situatë, përmendet edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke lënë të kuptohet se kjo degë pajtohet me statusin e ketij të fundit duke cituar statusin e Taravarit te dites së sotme që quajti Mexhitin një “pensionist politik i BDI-së”, dhe ka theksuar se ai e ka braktisur BDI-në jo për parime, por për “interesa personale dhe kalkulime momentale”.
Sipas Taravarit, “koalicioni nuk mund të funksionojë mbi baza hipokrizie” dhe ai nuk mund të jetë pjesë e një strukture që, siç thotë ai, “vazhdon të funksionojë me mentalitetin e vjetër të BDI-së”.
Përçarja vjen në një moment kritik për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Kjo përçarje sjell një sfidë serioze për besueshmërinë dhe fuqinë e opozitës shqiptare në vend,” thuhet më tej në reagim.
Lëvizja Demokratike në Sfillare të Sarajit paralajmëron se kjo situatë do të ketë pasoja në të gjithë skenën politike shqiptare: “Rrjedhojat e kësaj ndarjeje pritet të ndihen jo vetëm në koalicionin VLEN, por në gjithë peizazhin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.”
Ku për fund shkojnë se faturen do e paguaj vetëm populli.