Connect with us

Lajme

ASH: Mbyllja e kazinove ilegale online që mund të rihapen nga çdo cep i botës – teatër politik! Problemi i vërtetë janë kazinotë fizike

Published

on

Reagim nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) me kryetar Arben Taravari:

Me shumë zhurmë mediatike, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti doli para opinionit publik për të shpallur si fitore mbylljen e disa faqeve online të lojërave të fatit, duke tentuar të krijojë përshtypjen se qeveria më në fund po ndërmerr hapa seriozë në luftën kundër varësisë nga bixhozi. Por qytetarët shqiptarë nuk mashtrohen më nga këto skenarë të përsëritur të propagandës qeveritare, sepse ata e njohin mirë realitetin e hidhur që përjetojnë çdo ditë.

Dëmi i vërtetë nuk vjen nga disa platforma online, të cilat mund të rihapen brenda pak minutash nga çdo cep i botës. Dëmi i vërtetë ndodhet përballë nesh, në zemër të qyteteve dhe lagjeve shqiptare, pranë shkollave ku mësojnë fëmijët tanë dhe rrugicave ku rriten të rinjtë tanë – ata pak që ende kanë shpresë të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend.

Janë pikërisht kazinotë fizike, të legalizuara dhe të përkrahura prej vitesh nga qeveritë e njëpasnjëshme, në të cilat për 22 vite edhe vetë z. Mexhiti ka qenë pjesë aktive. Ato kanë shndërruar varfërinë, dëshpërimin dhe tragjeditë e familjeve shqiptare në burim fitimi për një rreth të ngushtë njerëzish të lidhur me pushtetin. Çdo ditë, prindër, vëllezër, motra dhe fëmijë të pafajshëm fundosin jetën e tyre në borxhe, humbje dhe varësi. Këto nuk janë shifra për konferenca shtypi, por histori të dhimbshme – tragjedi të heshtura që zhvillohen në çdo familje shqiptare, ndërsa politika ose hesht, ose – edhe më keq – përfiton.

Në një kohë kur Shqipëria dhe Kosova patën guximin të marrin vendime të qarta për të ndaluar ose kufizuar industrinë e kazinove dhe bastoreve, në Maqedoninë e Veriut pushteti vazhdon t’i shërbejë me përkushtim mafies së bixhozit. Derisa qytetarëve u ofrohet si sukses mbyllja e disa faqeve online, perandoritë e kazinove legale forcohen çdo ditë, mbrohen dhe pasurohen në kurriz të vuajtjes së tyre.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë përballë këtij teatri të turpshëm politik. Kjo që ndodh nuk është luftë kundër bixhozit, por një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar lidhjet shumëvjeçare të politikës me një nga industritë më të errëta dhe më shkatërrimtare për shoqërinë. Shkatërrimi i familjeve shqiptare nuk ndalet me propagandë televizive, por me vendime të guximshme që i japin fund kësaj katastrofe sociale që përditë përhapet para syve tanë.

Akoma më e rëndë është hipokrizia e atyre që sot shpallen “luftëtarë” kundër bixhozit, ndërkohë që familjarët e tyre janë të emëruar në pozita kyçe në industrinë e lojërave të fatit – duke u bërë pjesë direkte e problemit.

Lufta e vërtetë kundër bixhozit nuk fillon me konferenca për shtyp, por aty ku ky pushtet nuk guxon të prekë: në mbylljen e kazinove fizike, në shuarjen e varësisë që përditë shkatërron breza të tërë, në kthimin e dinjitetit dhe shpresës për qytetarët shqiptarë.

Kjo është beteja që Aleanca për Shqiptarët e ka marrë si zotim dhe përgjegjësi. Sepse për ASH-në, kjo nuk është çështje deklaratash e propagande – kjo është çështje jete.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani prezanton rrugën e re në Gostivar: Siguri dhe funksionalitet për qytetarët

Published

on

By

Rruga “Nikola Tesla” në qytetin e Gostivarit ka përfunduar me sukses punimet e saj infrastrukturore, duke sjellë një pamje të re dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë një foto të rrugës së përfunduar duke theksuar rëndësinë që kjo arterie rrugore ka për qytetin.

“Një pamje e mrekullueshme nga rruga ‘Nikola Tesla’ e cila është e sapombaruar, duke i dhënë mundësi e siguri më shumë çdo shoferi që do të udhëtojë aty,” shkruan Limani, përcjell PressOnline.al

Projekti është pjesë e përpjekjeve të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, lehtësimin e qarkullimit dhe rritjen e standardeve të sigurisë për qytetarët.

Continue Reading

Lajme

Panduri – Fetaut: A më mirë patericë e Ahmetit apo e Mickovskit njeriut të Vuçiçit

Published

on

By

Arben Fetai në emisionin “Debat Plus” ka theksuar se Ali Ahmeti ka shumë paterica të tij ndërsa ne nuk kemi pranuar të jemi patericë e Ali Ahmetit. Në këtë konstatim ka ndërhyrë gazetari Panduri i cili e pyeti se nëse është e më mirë të jesh patericë e Ali Ahmetit apo të jesh patericë e Hristjan Mickovskit i cili është njeri Vuçiçit, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Ermal Panduri thumbon Fetaun: Po i ndjeki zhvillimet në Maqedoninë e Veriut sepse shqiptarët kurë skanë qenë më keq në 35 vitet e fundit

Published

on

By

Gazetari i njohur nga Kosova i TvDgagjinit, moderator i emisionit “DebatPlus”, Ermal Panduri ka thumbuar zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë Arben Fetaun i cili e akuzoi Pandurin se nuk i njeh zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Panduri i ashpër ndaj kësaj theksoi se “si gazetar i njoh zhvillimet në Maqedoninë e Veriut po aq sa i njoh zhvillimet politike në Kosovë. Po i ndjek ngjarjet në Maqedoninë e Veriut pasi shqiptarët atje kurë skanë qenë më keq se sa në këtë vit qeverisje me VLEN-in”, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme