Lajme
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri

Pas gati dy viteve e gjysmë qeverisjeje me VMRO-DPMNE-në, është bërë e qartë se VLEN nuk i përfaqëson interesat e shqiptarëve. Erdhi në pushtet me premtime për ndryshim, zhvillim, punësime dhe integrim, por sot po dëshmon se prioriteti i vetëm ishin pushteti, privilegjet dhe pozitat. Pa fuqi reale vendimmarrëse dhe pa autonomi politike, drejtuesit e VLEN-it janë shndërruar në vasalë politikë të partnerit qeveritar.
Ndërkohë që përfaqësimi i shqiptarëve në institucione po degradohet dhe gjuha shqipe po nënvlerësohet, VLEN hesht. Qytetarët me të drejtë pyesin se interesat e kujt po mbrojnë dhe me çfarë të drejte vazhdojnë të flasin në emër të shqiptarëve?
VLEN pranoi heqjen e balancuesit, mekanizmit që, pavarësisht mangësive, shërbente për të mbrojtur përfaqësimin e drejtë në punësim, duke premtuar zëvendësimin e tij me ligj të ri. Sot, ku është ai ligj? Ku është përfaqësimi i drejtë? Në vend të rezultateve, qytetarët marrin vetëm justifikime, mashtrime dhe retorikën e njohur “rrini rehat”.
Premtimi për mbi 2 mijë punësime përfundoi me shifra shqetësuese. Sipas të dhënave të paraqitura për punësimet në nëntë institucione shtetërore, nga gjithsej 515 të punësuar, 496 janë maqedonas dhe vetëm 19 shqiptarë, ose 3.7%.Vetëm në Spitalin e Kumanovës, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Akademinë Ushtarake, nga 171 të punësuar, asnjë nuk është shqiptar! Në Institutin e Shëndetit Publik, nga 63 të punësuar, vetëm 3 janë shqiptarë. Shifra të ngjashme regjistrohen edhe në institucionet e tjera.
A është ky përfaqësimi i drejtë që premtuat? A është ky ndryshimi për të cilin kërkuat votën? Shqiptarët që ju besuan nuk e meritojnë këtë poshtërim.
Nëse këto shifra nuk ju bëjnë të skuqeni nga turpi dhe nuk ju rëndojnë ndërgjegjen, atëherë vazhdoni. Por përgjigjen e merituar do ta merrni nga qytetarët me votë.
Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të kërkojë llogari dhe të luftojë për përfaqësim të drejtë, barazi reale dhe dinjitet në çdo institucion. Shqiptarët meritojnë rezultate konkrete, jo premtime boshe dhe nënshtrim politik.
12:26
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar
10:42
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!
10:34
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri
09:46
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur
04
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË
05
Sulejman Rushiti do të ligjërojë në Harvard për teatrin bashkëkohor dhe klasikët shqiptarë

Lajme
BDI: VLEN e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Lajme
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar

Lajme
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajme
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri

Lajme
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Lajme
Kulme dhe pemë të rrëzuara, erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Tetovë dhe qytete tjera

Lajme
Nga e hëna “përfundon pranvera e Nëntorit”, temperatura bie në minus!







