Lajme
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë.
Krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, në këtë aks po ndërtohet edhe një rrethrrotullim i ri, me qëllim përmirësimin e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.
Për ecurinë e punimeve ka njoftuar kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga terreni ka bërë të ditur se aktivitetet ndërtimore po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë.
Aktualisht, ndërhyrjet po realizohen në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës.
Projekti, i cili ka nisur vitin e kaluar dhe realizohet në disa faza, fillimisht përfshiu zonën e lagjes Maleardi. Në fazat e ardhshme parashihet edhe ndërtimi i një ure të re, si dhe zgjerimi i bulevardit deri te objekti i Gjykatës.
Ndërkohë, për shkak të punimeve, në segmentin ku po zhvillohen ndërhyrjet do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve.
Komuna e Gostivarit u bën apel qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet në terren, si dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative aty ku është e mundur.
Nga autoritetet komunale kërkohet mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët deri në përfundimin e projektit.
09:46
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!
09:10
Kulme dhe pemë të rrëzuara, erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Tetovë dhe qytete tjera
08:45
Nga e hëna “përfundon pranvera e Nëntorit”, temperatura bie në minus!
Dje
Mickoski: Në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botërore
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!
02
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!
03
Nga e hëna “përfundon pranvera e Nëntorit”, temperatura bie në minus!
04
Parashikimi i motit
05
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Lajme
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajme
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!

Lajme
Kulme dhe pemë të rrëzuara, erërat e forta shkaktuan dëme materiale në Tetovë dhe qytete tjera

Lajme
Nga e hëna “përfundon pranvera e Nëntorit”, temperatura bie në minus!

Lajme
Mickoski: Në botë po zhvillohet një luftë e heshtur e tretë botërore

Lajme
Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Lajme
Institucionet shtetërore kanë 124 milionë euro borxh për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport





