Lajme
Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Arbër Ademi, Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, në emisionin “Debat në Shenja”, ka paralajmëruar për rreziqet politike dhe ekonomike me të cilat, sipas tij, po përballet Maqedonia e Veriut. Ai tha se qëndrimet e BDI-së fillimisht janë përqeshur, por më pas janë vërtetuar, duke përmendur paralajmërimet për ndikimin rus dhe orientimin evropian të vendit.
“Jo rrallë qëndrimet e BDI-së janë përqeshur në fillim, por pastaj të gjithë kanë ardhur te e njëjta pikë e konstatimit. Po e shohim edhe deklaratën e kryeministrit. Ne kur kemi thënë jo Rusisë, po Evropës, të tjerët na kanë thënë të rrimë rahat. Ju e shihni, jo më larg se sot Aleksandar Dugin, ideologu i Rusisë së madhe, sot ka pasur një status për një botë tripolare, ku bota do të ndahet mes Amerikës, Rusisë dhe Kinës. Pra, ne për të gjitha këto rreziqe kemi paralajmëruar, që opinioni të jetë i vetëdijshëm me këto rreziqe që përballet Maqedonia e Veriut. Deri dje thuhej se jemi vendi i tretë për nga rritja ekonomike, si mundet që nga rritja ekonomike të na presë një dimër i vështirë”, tha Ademi.
Ai gjithashtu rikujtoi paralajmërimet e BDI-së lidhur me kredinë hungareze, për të cilën, sipas tij, është hapur hetim.Sa i përket pretendimeve të oponentëve politikë se kjo kredi po shfrytëzohet për investime në komunat shqiptare, Ademi ngriti pikëpyetje për përfituesit e mjeteve dhe përfaqësimin e bizneseve shqiptare.
“250 milionë eurove janë dhënë bizneseve, cili biznes shqiptar ka fitu. A ka pasur të interesuar po. A janë refuzuar nga bankat. Çka janë këto arsyetime. Në Akademinë për politikë, thonë nuk pat të interesuar shqiptar. Po ashtu edhe në Akademinë ushtarake”, tha Ademi në emisionin “Debat në Shenja”.
20:02
Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri
19:01
Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu
18:50
Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!
14:59
Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur
05
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

Lajme
Institucionet shtetërore kanë 124 milionë euro borxh për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport

Lajme
Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Lajme
Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Lajme
Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!

Lajme
Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE

Lajme
Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me filmin dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“

Lajme
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni







