Lajme
Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE

Drejtori i Zgjerimit të BE-së, Geert Jan Kopman, i cili largohet nga Komisioni Evropian më 1 janar, në një nga intervistat e tij të fundit në këtë pozicion, kur u pyet për ndryshimet kushtetuese, tha se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”.
Kopman i bëri këto komente në një intervistë me “Ilva Tare” të Këshillit Atlantik për “Balkans Debrief” mbi pakon e zgjerimit të vitit 2026 të miratuar më 4 nëntor.Kopman shpjegon pse udhërrëfyesit janë tregues dhe të bazuar në meritë, duke i përshkruar ato si “sfiduese dhe ambicioze”.
Ai argumenton se progresi i Malit të Zi tregon se metodologjia e pranimit po jep rezultate. Ai gjithashtu paralajmëron se rajoni duhet ta shfrytëzojë këtë moment, përpara se zgjedhjet në shtetet anëtare të BE-së vitin e ardhshëm ta ndërlikojnë më tej ciklin politik.
Lidhur me bllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, Kopman tha se “Bllokada është në Shkup, jo në BE”, duke aluduar për ndryshimet kushtetuese.
“Vendi e di saktësisht se çfarë duhet të bëjë për të hapur negociatat dhe kjo është në thelb një ndryshim në Kushtetutë. Kjo nuk është vetëm një çështje bullgare. Ky është qëndrimi i BE-së. Kjo është pjesë e përfundimeve të Këshillit. Vendi gjithashtu duhet të miratojë udhërrëfyes dhe një plan veprimi për pakicat. Janë ndërmarrë hapa në këtë drejtim, megjithëse ndoshta jo gjithçka është përfunduar plotësisht ende. Por pa ndryshime kushtetuese, procesi thjesht nuk do të ecë përpara. Varet vërtet nga vetë vendi”, thotë Kopman.
18:50
Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!
14:27
Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me filmin dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“
11:36
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni
10:53
Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur
05
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

Lajme
Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Lajme
Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!

Lajme
Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me filmin dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“

Lajme
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni

Lajme
Jakup Krasniqi sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, dita e dytë e vizitës

Lajme ditore
LSDM: Në rrezik pensionet e 650 mijë qytetarëve, 51 milionë euro nuk janë transferuar

Lajme
Tre liderë botërorë në një tryezë, çfarë kërkon secili nga takimi historik në Kinë?







