Lajme
Limani: Punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” vijojnë me intensitet të lartë, ndërtohet edhe rrethrrotullimi i ri

Punimet infrastrukturore në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar po vijojnë me intensitet të lartë.
Në këtë aks rrugor, krahas rehabilitimit dhe zgjerimit të rrugës, po realizohet edhe ndërtimi i një rrethrrotullimi të ri.Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili përmes një videoje nga aktivitetet ndërtimore në terren ka informuar për ecurinë e punimeve, duke theksuar se ato po zhvillohen me intensitet të lartë.
Aktualisht, punimet po zhvillohen në segmentin nga rrethrrotullimi pranë Qendrës për Kulturë deri te kryqëzimi me rrugën e Dibrës.
Ky projekt ka nisur që vitin e kaluar dhe realizohet në disa faza, duke filluar nga lagjja Maleardi. Një nga ndërhyrjet e rëndësishme në këtë fazë është ndërtimi i rrethrrotullimit të ri, i cili synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin e automjeteve.
Faza përfundimtare e projektit parasheh ndërtimin e urës së re, si dhe zgjerimin e bulevardit deri te objekti i Gjykatës.
Për shkak të punimeve në terren, në segmentin ku po zhvillohen ndërhyrjet do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve. Komuna e Gostivarit u bën apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e vendosura, si dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative aty ku është e mundur.
Nga Komuna kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në përfundimin e projektit.
20:48
Institucionet shtetërore kanë 124 milionë euro borxh për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport
19:01
Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu
18:50
Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!
14:59
Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Parashikimi i motit
02
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari
03
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria
04
Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur
05
AKSIDENT NË DEBRESH, 52-VJEÇARI RRËZOHET NGA SHKALLËT DHE LËNDOHET RËNDË

Lajme
Ademi: BDI paralajmëroi për rreziqet ekonomike dhe ndikimin rus, bizneset shqiptare u lanë jashtë kredisë hungareze

Lajme
Institucionet shtetërore kanë 124 milionë euro borxh për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport

Lajme
Struga pesë ditë pa ujë të pijshëm, banorët kërkojnë përgjegjësi për krizën që përsëritet pas çdo shiu

Lajme
Të rinjtë me valixhe në dorë! 58% mendojnë të ikin!

Lajme
Kopman: Bllokada për integrimin evropian është në Shkup, jo në BE

Lajme
Komuna e Gostivarit shënon Festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me filmin dokumentar edukativ „Shkronjat e Pavarësisë“

Lajme
Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë shkaku i 34% të vdekjeve në Maqedoni








