Lajme
Kryetari Valbon Limani merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkencës në SHMKM në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij mori pjesë në aktivitetin me moton „Shkenca – aty ku dija ndërton një të ardhme më të mirë!“, organizuar nga Shkolla e Mesme Komunale e Mjekësisë në Gostivar, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Shkencës për Paqe dhe Zhvillim.
Kryetarin Limani në këtë aktivitet e mirëpriti drejtori i shkollës, Semir Sejdini.
Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit e shkollës prezantuan njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë procesit mësimor, përmes demonstrimeve dhe prezantimeve praktike para bashkëmoshatarëve, mësimdhënësve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal.
Me këtë rast, kryetari Limani përgëzoi nxënësit dhe stafin e shkollës, si dhe drejtorin Semir Sejdini, për organizimin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në nxitjen e kureshtjes shkencore, kreativitetit dhe zhvillimit të aftësive praktike te të rinjtë.
Ai theksoi se Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar për të mbështetur nxënësit dhe të rinjtë e qytetit në çdo sferë të zhvillimit të tyre, duke përfshirë arsimin, shkencën, inovacionin dhe krijimtarinë. Limani u shpreh se do të vazhdojë mbështetja institucionale për iniciativa dhe aktivitete që nxisin interesimin e të rinjve për shkencën, zhvillimin e talenteve dhe shfrytëzimin e potencialit të tyre, si kontribut i rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.
Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim shënohet çdo vit në muajin nëntor, nën kujdesin e UNESCO-s, me qëllim të promovimit të rolit të shkencës në shoqëri dhe të inkurajimit të të rinjve për t’u angazhuar në kërkime shkencore, inovacion dhe krijimin e zgjidhjeve për një të ardhme më të mirë.
17:46
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
13:53
BDI: VLEN e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike
13:43
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri
10:42
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur në 59.149 denarë
02
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe
03
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri
04
Parashikimi i motit
05
Arrestohet 39 vjeçari nga Banjica e Poshtme, dërgonte mesazhe dhe video kërcënuese, i kërkonte para një burrit nga Gostivari

Lajme ditore
Shporta mesatare e konsumit në tetor ka arritur në 59.149 denarë

Lajme
Komuna e Gostivarit organizoi aktivitet edukativ për nder të Festës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Lajme
BDI: VLEN e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Lajme
ASH: Faktet dëshmojnë se VLEN nuk përfaqëson shqiptarët në këtë qeveri

Lajme
Alarm për prindërit në Maqedoni: Grupi i rrezikshëm “764” shënjestron fëmijët në internet, i shantazhon dhe i nxit drejt vetëlëndimit!

Lajme
Limani: Vazhdojnë me intensitet të lartë punimet në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ndërtohet rrethrrotullimi i ri

Lajme
Nis debati për amendamentet e pr/buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente!





