Connect with us

Lajme

Arifi: Në këtë debat Taravari dha zgjidhje për problemet madhore të RMV-së

Published

on

Analisti Latif Arifi për emisonin Debat plus tha se debati në përgjithësi ishte me pritje të cilat edhe i kisha parashikuar. Sipas tij ishte një debat i qetë me një kulturë të lartë demokratike, ku këtë debat nuk e kemi parë as në Kosovë dhe as në Shqipëri.

Ai tha se kishte pritje më të mëdha nga zoti Osmani si njohës i mirë i proceseve integruese të vendit. Por sipas tij në debatin e zhvilluar mes dy kandidatëve Taravari pati epërsi sepse dha zgjidhje për disa nga problemet madhore të Maqedonisë së Veriut.

“Kur qe puna te oferta që të dy kandidatët ofruan nuk mendoj se kishte shumë dalllim, nuk pajtohem me Lirimin kur e bën avokatin e Bujar Osmanit, dhe që e keqinterpretoi deklaratën e Taravarit i cili tha sa i përket kërkesës së tij për të biseduar me eksponentë të BE-së. Ai nuk tha se do ta rinegociojë kornizën. Ai tha se për atë kornizë të miratuar do të kërkojnë garancion që mos ketë kushte të reja. Unë e prisja nga Bujari të jetë shumë më mirë, sidomos tek kjo pjesa e BE-së për shkak dhe të përvojës, por megjithatë unë nuk mendoj se Taravari ka ngelur mbrapa, dhe nuk kishte fitues aty sidomos te pjesa e integrimeve të Maqedonisë ishin të barabartë.
Unë mendoj se Taravari ofroi zgjidhje për problemet madhore, ndërsa Osmani se bëri këtë.
Edhe tek pjesa e ndikimit rus. Unë vërejta diçka te Osmani, që edhe PR i kandidadit për president të Frontit Europian e përdorin Rusinë si gogol për t’i frikësuar njerëzit”, tha Arifi/tvklan.mk/

Continue Reading

Lajme

Mustafi: Mos qani me lot krokodili për regjistrimin që vetë e keni mbështetur!

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafi, ka reaguar ndaj deklaratave të disa përfaqësuesve politikë të VLEN-it që po përpiqen të distancohen nga procesi i regjistrimit të popullsisë në vitin 2021.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Mustafi renditi disa fakte që, sipas tij, hedhin poshtë çdo përpjekje për të “amnestuar” veten nga përgjegjësia politike për këtë proces, i cili sot kritikohet nga të njëjtët që e mbështetën me heshtje apo me pjesëmarrje aktive.

“Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar nga 5 deri më 30 shtator 2021. Në atë kohë, Izet Mexhiti ishte jo vetëm deputet, por edhe nënkryetar i BDI-së dhe mbronte me krenari politikat e asaj qeverie,” theksoi Mustafi.

Ai më tej kujtoi se edhe Lëvizja Besa ishte pjesë e Qeverisë së atëhershme, përmes Ministrisë së Bujqësisë, e udhëhequr nga Arjanit Hoxha, dhe përfaqësuesve të tjerë si zëvendësministri i Arsimit Arafat Shabani.

“Pra, nuk mund të amnestoheni sot me një konferencë për media apo një postim emocional për një proces në të cilin keni qenë të përfshirë drejtëpërdrejtë,” përfundoi Mustafi.

Ky reagim vjen pas përpjekjeve të disa partive për të hedhur fajin e regjistrimit të kontestuar tek të tjerët, ndërsa të dhënat tregojnë se shumë nga ata që sot kritikojnë, dje ishin pjesë aktive e qeverisë që e zbatoi atë proces.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë ndër të vetmet subjekte politike që ka kundërshtuar qartë dhe me zë të lartë mënyrën se si u zhvillua regjistrimi, si dhe efektet diskriminuese të tij në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Flaka

Continue Reading

Lajme

ASH: 300 vendet për specializantë – rezultat i punës së Taravarit, jo i “ministrit digjital”

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët me keqardhje konstaton se Ministri aktual i Shëndetësisë, z. Azir Aliu, vijon të mashtrojë opinionin publik me rikiciklime të projekteve tashmë të përfunduara nga paraardhësit e tij, në vend se të ofrojë ndonjë qasje konkrete, profesionale dhe me impakt në sektorin jetik të shëndetësisë.

Deklarata e fundit e ministrit Aliu për hapjen e 300 vendeve të reja të lira për kuadro nga radhët e specializantëve privatë është vetëm përpjekje për të marrë lavdinë e një pune që tashmë është përgatitur, inicuar dhe proceduar nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari.

Është e pakuptimtë që një ministër të sillet si zëdhënës i projekteve të paraardhësve të tij, duke mohuar kontributin e tyre dhe duke përvetësuar punën e kryer nga të tjerët.

Që nga dita e emërimit, z. Aliu më shumë është marrë me vizita protokollare e fotografo-seanca në spitale, se sa me sfidat reale që përjeton sistemi ynë shëndetësor. Nga gafa me parkingjet në hotele private për stafin mjekësor, deri te deklaratat bombastike për “digjitalizimin e sistemit”, një proces që është përmbyllur vite më parë, z. Aliu po dëshmon se është i shkëputur nga realiteti i profesionistëve të shëndetit.

I vetmi aktivitet konkret që mund t’i faturohet kabinetit të tij është punësimi i familjarëve, miqve, duke kthyer kështu Ministrinë e Shëndetësisë në një degë të nepotizmit politik dhe jo të reformës institucionale.

Aleanca për Shqiptarët thekson se shëndetësia nuk është ekuacion digjital dhe aq më pak një zyrë për marketing personal. Nëse ministri Aliu vazhdon me këtë retorikë dhe qasje deri në fund të mandatit të përkohshëm të kësaj qeverie teknike, historia do ta regjistrojë si një nga ministrat më joprofesionalë dhe më të padukshëm në funksionin që i është besuar ndonjëherë.

Shëndetësia kërkon përkushtim, transparencë dhe profesionalizëm – jo shfaqje për media, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Qyteti i Shkupit: Prokuroria ka proceduar me rastin e denoncimit të parë për komunën e Çairit

Published

on

By

Qyteti i Shkupit sot bëri të ditur se Prokuroria ka filluar procedurën pas raportit të parë për parregullsitë e mundshme me legalizimin e ndërtesave në komunën e Çairit.

“Prokuroria themelore publike ka nisur procedurën pas denoncimit të parë me falsifikimet. Tashmë ka edhe dy procedura që më parë janë iniciuar kundër Visar Ganiut prej të cilave e para është për falsifikim të tërë librit arkivor me numra dhe kërkesa për legalizime dhe e dyta për një rast tjetër ku në mënyrë joligjore kanë legalizuar me një bashkëpunëtor tjetër”, thonë nga Pres shërbimi i Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit presin që edhe Prokuroria themelore publike për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër, siç thonë ata, “bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit”.

“Gjithashtu presim që Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të fillojë të veprojë kundër bandës së krimit të organizuar në komunën e Çairit e cila mundësoi ndërtimin e paligjshëm të objekteve të PASIGURTA me para të zeza nga burime jolegale, ndërtesa të cilat u regjistruan në emër të personave që kinse kanë ndërtuar në 5, 6, 10 dhe 11 vjet, ndërsa tani janë milionerë!, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Continue Reading

TOP Lajme