Shkruan: Rami Mislimi
Krijimi i partive apo lëvizjeve të reja shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk është më një risi, por shpesh një pjesë e skenarëve të vjetëra të projektuara nga sistemi maqedonas dhe shërbimet maqedonase. Që nga shpallja e pavarësisë, në këtë shtet janë krijuar dhjetëra parti të vogla shqiptare me qëllimin e vetëm, copëtimin e votës shqiptare dhe defaktorizimin e ndikimit politik të shqiptarëve.
Por a është edhe “Lëvizja Arbëria” pjesë e këtij skenari?
Nëse e shikojmë vetëm në planin politik dhe strategjik, ka vend për dyshim. Por kur në skenë dalin figura të harxhuara dhe të njohura për publikun, dyshimet shtohen edhe më shumë dhe mund ta betonizojnë se kjo lëvizje është krijuar pikërisht nga shteti, shërbimi dhe mund ta them me gojën plot nga Mickovski.
Megjithatë, historia e”Lëvizjes Arbëria” nuk fillon me ndonjë platformë madhore, ideologji apo kërkesë për reformë tek partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kjo lëvizje ka nisur nga 3-4 persona me ego private dhe personale, për të përfituar ndonjë pozitë në qeverinë e tashme.
Krijimi i “Lëvizjes Arbëria” është diskutuar për herë të parë në tavolinat e VLEN-it, vetëm disa muaj pas hyrjes në Qeveri. Dy figurat kryesore të saj, Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu, së bashku me një rreth të ngushtë njerëzish, kërkuan poste të vogla në administratë: ndonjë zëvendësdrejtor, shef sektori apo funksione periferike pa kaluar përmes votës së popullit dhe pa qenë pjesë formale e koalicionit.
Në një periudhë prej rreth 6-7 muajsh, Orhani dhe Bekimi shëtitën zyrave të liderëve të VLEN-it duke bërë presion të heshtur dhe ndonjëherë edhe publik për përfshirje. Herë te Arbeni e herë te Izeti.
Dhe në përpjekje për të fituar vëmendje, Orhan Ibrahimi filloi të publikonte kritika ndaj opozitës, pra ndaj BDI-së, edhe në disa intervista. Ndërsa Bekimi Fazliu përdori rrjetet sociale për të treguar “forcën” e tij virtuale, duke u përpjekur të joshë liderët e VLEN-it që t’i marrin në pushtet, vetëm që të kenë ndonjë rrogë.
Por, duke hapur e mbyllur dyert e liderëve të VLEN-it, në fund vendosën mos të dalin nga zyra e Izet Mexhitit pa fituar ndonjë rrogë apo punësim personal.
Izet Mexhiti ndodhi para një beteje të vështirë: as t’i largojë nga zyra, e as t’iu japë nga hisja e LD-së.
Izeti përdori një strategji të vogël, ua tregoi rrugën më të shpejtë të përfitimit duke i larguar nga barra që kishte i drejtoi drejt rrugës së Mickovskit.
Shteti dhe shërbimi maqedonas, në krye me Mickovskin, për t’u dukur më “patriot”, Orhani dhe Bekimi ua propozuan krijimin e një “lëvizje shqiptare” me emrin “Lëvizja Arbëria”, që shqiptarët më pas të bashkoheshin tek “ideja e madhe kombëtare” e tyre, një strategji që e ka përdorur UDB-ja jugosllave për dekada.
Deri tani, “Lëvizja Arbëria” nuk ka ofruar ndonjë program të qartë politik, vizion zhvillimor apo strategji për përfaqësimin e shqiptarëve.
“Lëvizja Arbëria” është krijuar për të marrë 1-2 drejtori dhe për t’u punësuar Orhani dhe Bekimi, ndërsa kryeministri Mickovski të paraqitet si “i miri i shtetit” me shumë “parti shqiptare” në vend.
Këto “fora” jo që janë bërë bajat, por as nuk i joshin shqiptarët.
Dhe për ta përmbyllur gjithë këtë muhabet, vetëm Menduh Thaçi mund ta tregojë me një fjalë ” Lëvizjen Arbëria”