Connect with us

Lajme

Arben Taravari, simbol i përkushtimit në krizën shëndetësore pas tragjedisë në Koçan

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, është një nga ministrat që ka treguar angazhim të jashtëzakonshëm që nga dita kur në Koçan u shënua një nga tragjeditë më të rënda në Maqedoni të Veriut.

Dërisa aktorët kryesor të politikës janë përfshira në thashetheme dhe shkëmbim akuzash në lidhje me përgjegjësinë e tragjedisë, Taravari ka qëndruar jashtë çdo diskursi të këtij lloji dhe ka fokusuar çdo energji të tij në mbështetje të të lënduarve nga kjo tragjedi.

Ai ka qenë një nga figurat më aktive dhe të pranishme, duke iu përgjigjur me shpejtësi dhe profesionalizëm nevojave të emergjencës që lindën pas kësaj ngjarjeje tragjike.

Që nga dita e parë, Ministri Taravari është angazhuar për mobilizimin e spitaleve dhe koordinimin e institucioneve shëndetësore për trajtimin e pacientëve të lënduar. Me kujdes të veçantë, ai ka mbështetur përpjekjet për ofrimin e ndihmës mjekësore dhe ka siguruar që të gjitha strukturat të jenë të gatshme për t’u përballur me çdo kërkesë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, Taravari ka vizituar të lënduarit në spitalet e Selanikut në Greqi, duke demonstruar angazhimin e tij për të siguruar ndihmë dhe mbështetje për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Ndërsa menjëherë është nisur drejt Sofjes për ti vizituar të lënduarit tjerë që po trajtohen në këtë shtet.

 

Një nga veçoritë më të spikatura të Ministrit Taravari ka qenë angazhimi i tij për të mbajtur publikun të informuar vazhdimisht për gjendjen e të lënduarve. Ai ka qenë gjithmonë transparent me mediat, duke dhënë njoftime të rregullta dhe madje duke realizuar intervista dhe prononcime të drejtpërdrejta nga makina e tij private, për të siguruar informacion të saktë dhe të shpejtë.

 

Me këto aktivitete Taravari del të jetë ministri më i zëshëm në gjithë këtë tragjedi që të le pa fjalë, jo vetëm për shkak të dikasterit që e obligon por edhe ajo që mbi çdo interes tjetër është qytetari dhe jeta e tij.

Daljet publike të Taravarit i komentoi edhe gazetarja e njohur Katerina Sinadinovka e cila tha se ai është shembull i komunikimit profesional me publikun.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani: Nga sonte ndizet flakadani i fitores së madhe, argatve të Adnan Azizit shihemi në Tetorë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit kandidat edhe për një mandat nga radhët e ASH-Taravari nga takimi i sotëm në haojen e shtabit në fshatin Negotinë ka theksuar se nga Vrapçishti sonte fillon fitorja e madhe e ASH-së ndërsa argatëve të Adnan Azizit ju bëj të fala se Tetori është afër, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Bejtulla Kamberi zgjidhet shef i Shtabit të ASH në Vrapçisht për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht, sonte konsolidoi Shtabin e saj për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Shef i shtabit u zgjodh Bejtulla Kamberi, i cili do ta udhëheq këtë strukturë gjatë procesit zgjedhor.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deputeti Halil Snopçe, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari aktual dhe kandidati për zgjedhjet e tetorit në Vrapçisht, Isen Shabani, si dhe funksionarë të kryesisë qendrore dhe lokale.

Gjatë takimit me aktivin e ASH-së u theksua rëndësia e fitores së radhës në Komunën e Vrapçishtit një fitore që pritet të vazhdojë të sjellë zhvillim, mirëqenie dhe përfaqësim të denjë për qytetarët e kësaj komune.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN në pushtet, por Mexhiti flet nga selia partiake – Mosbesim apo margjinalizim?

Published

on

By

Përmes një komunikate Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka ngritur disa pyetje ndaj Zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti i cili të premten që lam pas mbajti konference për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë.

Nga ASH theksojn se VLEN-i në pushtet por Mexhiti flet nga selia partiake pyesin se është Mosbesim apo margjinalizim?

“Të premten, publiku ishte dëshmitar i një konference për shtyp të z. Izet Mexhiti, e cila, në vend që të mbahej në ambientet zyrtare të Qeverisë, u organizua në selinë partiake të koalicionit VLEN. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të qarta:
• Pse z. Mexhiti e mbajti konferencën për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë?
A ka ndonjë ndalesë të pashkruar nga kryeministri Mickoski që zyrtarët e VLEN-it të mos paraqiten nga pres-qendra zyrtare e Qeverisë?
• Në çfarë cilësie foli z. Mexhiti?
A foli si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut apo si përfaqësues i VLEN-it?
• A ishin informatat e prezantuara zyrtare, apo materiale partiake?
Publiku ka të drejtë të dijë nëse informatat e ndara në atë konferencë ishin të konfirmuara nga institucionet përkatëse, apo thjesht deklarata propagandistike me qëllim përfitimesh politike.

Për më tepër, është për t’u habitur që edhe pas hyrjes në Qeveri, VLEN vazhdon të sillet si opozitë, duke shmangur përgjegjësinë institucionale dhe duke përdorur retorikë që i takon partive jashtë pushtetit. Ose ndoshta realiteti është se VLEN-i nuk ka ndikim real brenda Qeverisë, dhe roli i tyre mbetet formal, pa fuqi vendimmarrëse.

Në interes të transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ftojmë z. Mexhiti dhe përfaqësuesit e VLEN-it të sqarojnë qartë pozicionin e tyre: a janë pjesë e Qeverisë, apo zëdhënës të një partie në opozitë?”, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme