Lajme
Arben Taravari shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, një prej figurave kyçe e politikës shqiptare
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, përcjell SmartNews
“Sot është ndarë nga jeta një prej figurave kyçe të politikës shqiptare dhe veçanërisht asaj të Shqipërisë, siç ishte Fatos Nano.
Ngushëllime familjes dhe atyre që e kishin afër!
Themelues i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetari i parë i saj, disa herë kryeministër i vendit, patjetër që ai krijoi në histori vendin e tij të nderit!
I nderuar qoftë kujtimi i tij!”, ka përfunduar Taravari./SmartNews.mk./
