Connect with us

Lajme

Arben Taravari në Balkan Health Forum në Turqi: “Shëndeti është ura që lidh kombet”

Published

on

 

Në kuadër të Balkan Health Business Forum të mbajtur në Edirne, Turqi, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbajti një fjalim të fuqishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar në turizmin shëndetësor.
Duke i përshëndetur të pranishmit në gjuhën turke, përfshirë Guvernatorin e Edirnesë, z. Yunus SEZER dhe Ministrin turk të Shëndetësisë, Prof. Dr. Kemal MEMİŞOĞLU, ministri theksoi lidhjet e forta midis dy vendeve.
Në fjalimin e tij, ai bëri të ditur se gjatë vitit 2024, 165 pacientë nga Maqedonia e Veriut u trajtuan në institucione shëndetësore në Turqi, falë teknologjisë së avancuar dhe kujdesit të jashtëzakonshëm të profesionistëve turq. “Çdo pacient është një histori shprese dhe një jetë e shpëtuar”, u shpreh ministri, duke shtuar se Turqia përfaqëson një model unik që kombinon cilësinë e lartë mjekësore me mikpritjen tradicionale.
Ai shprehu gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të zhvilluar: Qendra të përbashkëta shëndetësore, Programe shkëmbimi për personel mjekësor, Paketa të integruara për pacientë nga Evropa që kërkojnë trajtim në Ballkan dhe në Turqi.
Ministri përfundoi duke theksuar se “shëndeti është një gjuhë universale që lidh njerëzit përtej kufijve” dhe shprehu falënderim të thellë për mikpritjen dhe bashkëpunimin e palës turke.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përfaqëson Gostivarin në Unionin e Bashkive nga Bota ku jeton komuniteti Turk në Stamboll

Published

on

By

 

Stambolli, një nga kryeqendrat botërore, ka mbledhur sërish të gjitha bashkitë nga mbarë bota ku jeton komuniteti turk. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Namik Durmishi, ishin pjesë e kësaj asambleje dhe përfaqësuan me krenari këtë komunitet, i cili është kaq i rëndësishëm dhe i dashur për Gostivarin.

Në një status në Facebook, Limani theksoi se është i lumtur që kishte mundësinë të përfaqësonte këtë komunitet dhe se ishte një nder të ishte pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për lidhjet ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit turk dhe qytetit të Gostivarit.

Continue Reading

Lajme

Uzairi me porosi: Ne nuk bëjmë eksperiement me shqiptarët, as nuk shitemi as nuk blehemi

Published

on

By

Sekretari organizativ i ASH-Taravari, Gadaf Uzairi përmes një postimi ka dërguar porosi ish partnerëve të koalicionit VLEN, duke shënuar se “Ne nuk u përkulëm, nuk u shitëm, nuk bëmë pazare dhe as eksperimente me shqiptarët”, shkruan Top24

Tradhtarë nuk janë ata që luftojnë për popullin, por ata që e përdorin popullin për të mbrojtur vetveten!Ata që sot shpifin, janë të njëjtit që dje thurnin vargje për Arben Taravarin.
Janë të njëjtit që sot e kanë hallin e pushtetit dhe karriges, jo të interesit të shqiptarëve.
Ne nuk u përkulëm, nuk u shitëm, nuk bëmë pazare dhe as eksperimente me shqiptarët.
Mos e lodhni veten me shpifje dhe propagandë.

Koha e mashtrimeve ka mbaruar!!

Continue Reading

Lajme

Taravari takon dhe falënderon homologun turk: Miqtë e mirë shihen në ditë të vështira

Published

on

By

 

Në kuadër të Samitit të “Balkan Health Business Forum” në Edirne, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, zhvilloi një takim bilateral me Ministrin e Shëndetësisë së Turqisë, Prof. Dr. Kemal Memişoğlu.

Në fokus të bisedimeve ishte tragjedia e ndodhur në qytetin e Koçanit, ku Turqia ofroi ndihmë të menjëhershme dhe mbështetje të madhe për të lënduarit. Me këtë rast, ministri Taravari shprehu mirënjohje të veçantë për ndihmën e ofruar.

“Një falënderim të veçantë, në emrin tim dhe në emër të gjithë vendit, i shpreha ministrit turk të shëndetësisë prof. dr. Kemal Memişoğlu për ndihmën e madhe që na kanë dhënë, sidomos në tragjedinë e Koçanit. Miqtë e vërtetë shihen në ditë të vështira!”, tha Taravari.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan gjithashtu për avancimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

Continue Reading

TOP Lajme