Connect with us

Lajme

Arben Taravari falënderon simpatizantët për mbështetje: është ndezur Fryma e Ndryshimit!

Published

on

Pasi bëra publik qëndrimin tim politik ku tregova se duhet të sjellim Ndryshimin E Madh bashkë me opozitën shqiptare, jam bërë dëshmitar i gjallë i mrekullisë së një populli!

E dija se shumë veta do ishin dakord me deklaratën time pasi unë e mora këtë vendim duke ju pasur prioritet juve dhe nevojën tuaj për Ndryshim…por prej dje dhe deri tani që shkruaj, prej jush kam marrë qindra e mijëra mesazhe urimi, falënderimi, frymëzimi dhe motivimi sa reagimi juaj ka tejkkaluar çdo pritshmëri të mundshme!

Nga ato qindëra e mijëra mesazhet tuaja mbështetëse, jam i Lumtur t’ju them se Ndryshimi i Madh ka filluar dhe nuk ka Asgjë që e Ndalon Forcën Tuaj!

Nga miliona zërat tuaj, prej dje është ndezur Fryma e Shpresës, Fryma e Besimit, Fryma e Ndryshimit!

Martin Luther King Jr. do të thoshte se në malin e dëshpërimit…ka një gur shprese…

Unë prej dje që kam parë si kurrë në jetën time politike aq shumë njerëz të duan Ndryshimin, mund të them me siguri se Shqiptarët U Bënë Mal Shprese!

Me respekt e nderim për të gjithë!

Arben Taravari

Continue Reading

Lajme

Pasi Mickovski po i shkel shqiptarët/ Lavdrim Ismaili jep dorëheqje nga Lëvizja Besa

Published

on

By

Aktivisti i Lëvizjes Besa, Lavdrim Ismaili, ka njoftuar dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda partisë, përfshirë edhe postin e Kryetarit të Forumit Rinor të fshatit Përshëfc.

“Njoftim i rëndësishëm për miqtë e mi: Sot, pas një periudhe të gjatë përkushtimi, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Forumit Rinor të fshatit Përshëfc në kuadër të Lëvizjes Besa, si dhe nga çdo aktivitet në Lëvizjen Besa,” – shkroi Ismaili.

Ai theksoi se vendimi ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm për të hapur mundësi të reja:

“Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është i nevojshëm për të hapur mundësi të reja dhe për t’i dhënë hapësirë angazhimeve të tjera që kërkojnë vëmendjen time. Jam shumë mirënjohës për mundësitë që kam pasur dhe për mbështetjen që kam marrë gjatë këtij udhëtimi.”

Ismaili ka falënderuar kryesinë e ngushtë të Lëvizjes Besa në fshatin Përshëfc, që i kishte besuar këtë rol edhe pse ishte më i riu në grup:

“Me entuziazëm të madh, besoj se kam dhënë më të mirën nga vetja dhe kam kontribuar në zhvillimin e komunitetit tonë.”

Në fund, ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj kauzave të drejta dhe ka kujtuar se Lëvizja Besa ka ekzistuar para vitit 2024:

“Si dhe për fund tua rikujtoj disa personave se Lëvizja Besa ekziston më përpara se 2024, kur funksiononte me 4 aktivistë e rinë gjallë nëndega. Ishte një eksperiencë e mirë në Lëvizjen Besa. Ju faleminderit!”

Continue Reading

Lajme

Gazetari Abedin Bilalli: Mos e provoko heshtjen shqiptare, z. Mickoski – Pa barazi nuk ka bashkëjetesë

Published

on

By

Gazetari Abedin Bilalli ka reaguar ndaj retorikës së kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë për politika përjashtuese dhe përpjekje për të përcaktuar fatin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim publik, ai thekson se shqiptarët janë autoktonë dhe pjesë e pandashme e shtetndërtimit, ndërsa politikat e fundit po i shtyjnë drejt margjinalizimit.

“Mos e provoko heshtjen shqiptare, z. Mickoski! Nëse barazia është kërcënim, atëherë s’ka bashkëjetesë. Në një shtet që prej vitesh na kujton se jemi ‘të tjerët’, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar të ecin përpara me dinjitet, duke kontribuar shumë më tepër sesa marrin,” – ka shkruar Bilalli.

Ai përmendi disa shembuj të vendimeve diskriminuese ndaj shqiptarëve:

“Heqja e balancuesit nga sistemi administrativ; ulja e numrit të këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare; mungesa e një ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore; thirrjet raciste në ndeshje sportive të bëra haptas e pa ndëshkim – madje në prani të përfaqësuesve më të lartë të shtetit, përfshirë edhe juve, z. Kryeministër.”

Bilalli thekson se paqja e vërtetë nuk është heshtje, por drejtësi:

“Kryeministër, paqja nuk është vetëm heshtje – është drejtësi! Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje, por të drejta. Pa barazi nuk ka stabilitet. Pa drejtësi nuk ka shtet funksional. Dhe pa shqiptarët, nuk ka as Maqedoni të Veriut evropiane.”

Ai paralajmëroi se Marrëveshja e Ohrit po zbehet jo për shkak të shqiptarëve, por nga mungesa e vullnetit politik për ta zbatuar:

“Marrëveshja e Ohrit nuk ishte fundi, por fillimi i një procesi. Shqiptarët e mbështetën dhe për mbi dy dekada treguan përgjegjësi. Sot duket se kjo marrëveshje po zbehet për shkak të politikave përjashtuese. Pa zbatim të drejtë dhe të plotë, çdo qetësi është vetëm shtyrje e krizës.”

Në fund, Bilalli i dërgoi një mesazh të qartë Mickoskit:

“Shqiptarët janë pjesë e pandashme e këtij vendi. Ata nuk do të ndalen së punuari për paqe, barazi dhe mirëqenie. Por është koha që edhe shteti – dhe ju si drejtues i tij – të ndaloni politikat përjashtuese dhe t’i përkushtoheni një paqeje që ndërtohet bashkë me shqiptarët, e jo kundër tyre.” /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Naser Selmani: “Maqedonia e Veriut si Republika Serpska” (Video)

Published

on

By

Nga: Naser Selmani

Gjatë dy muajve të kaluar kam intervistuar disa ish-funksionarë të lartë maqedonas, të cilët në periudha të ndryshme kanë ushtruar funksione shtetërore si kryetar shteti, kryeministër apo ministër i Brendshëm. Edhe pse vijnë nga kampe të ndryshme politike, të gjithë pajtohen për një gjë: Maqedonia e Veriut ka qenë dhe mbetet nën kontrollin e plotë politik të Serbisë.
Si sukses më të madh të Beogradit ata vlerësojnë instalimin e strukturave proserbe në VMRO, një parti që historikisht ka qenë probullgare. Madje ish-kryeministri Lubço Georgievski, themeluesi i saj, sot e quan VMRO-n një “ironi të historisë”. Ky depërtim strategjik serb ndodhi gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit, kur shërbimin sekret maqedonas e drejtonte kushëriri i tij, Sasho Mijallkov.

Për të kuptuar më thellë ndikimin serb në Maqedoni, duhet të kthehemi në gusht 1944, kur u mbajt Këshilli Antifashist për Çlirimin e Popullit të Maqedonisë. Elitat politike serbe atëherë pranuan formimin e shtetit maqedon vetëm me një kusht: që kjo krijesë shtetërore t’u shërbente interesave serbe në rajon kundër fqinjëve.

Por si ka mundur Serbia të dominojë Maqedoninë edhe pas shpalljes së pavarësisë, kur serbët në vend janë një pakicë e papërfillshme, të sjellë si kolonë pas Luftës së Parë Botërore?
Përgjigjja është e thjeshtë: me inxhiniering politik, duke zbatuar strategjinë e vjetër romake “përça e sundo”. Privilegjuan maqedonasit sllavë duke u njohur të drejtën e shtetit në kuadër të Jugosllavisë federale, ndërsa nga ana tjetër ushtruan represion brutal ndaj gjithçkaje shqiptare.

Serbët me mjeshtëri nxitën armiqësi midis maqedonasve dhe shqiptarëve, një konflikt që nuk kishte ekzistuar në kohën e Jugosllavisë së Mbretit. Përkundrazi, mes dy luftërave botërore maqedonasit dhe shqiptarët shpesh bashkëpunuan kundër okupatorit serb.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Jugosllavia e kontrolluar nga serbët përdori ideologjinë komuniste dhe pansllavizmin për të nxitur sllavët e Maqedonisë kundër shqiptarëve. Ato shpifnin kundër shqiptarëve si bashkëpunëtorë të fashizmit, për të justifikuar shtypjen dhe shkeljen e të drejtave të tyre. Kjo politikë serbe, e zbatuar nga elitat maqedonase, krijoi armiqësi mes dy popujve.

Një tjetër vijë ideologjike serbe që armiqëson maqedonasit me shqiptarët është politika serbe kundër Perëndimit. Retorika pansllavise në Ballkan, e frymëzuar nga Moska, paraqet botën euroatlantike si fashiste dhe proshqiptare. Ky narrativ ka dominuar veçanërisht në hapësirën maqedonase pas shpalljes së pavarësisë. Serbët e dinë mirë: sa më i madh të jetë konflikti mes maqedonasve dhe shqiptarëve, aq më i fortë mbetet ndikimi i tyre në Maqedoni.
Për të mbajtur gjallë këtë konflikt, Serbia përdor shërbimet sekrete maqedonase, të cilat kurrë nuk u reformuan pas pavarësisë. Përmes tyre, Beogradi kontrollon partitë, biznesin dhe mediat maqedonase.

Prandaj detyra kryesore e VLEN-it në qeveri është të luftojë kundër ndikimit të botës serbe në Maqedoninë e Veriut. Për këtë kanë bekimin e shqptarëve dhe të partnerëve euroatlantik.
Kjo është beteja ku ata duhet të dëshmojnë shqiptarizmën e tyre dhe përkushtimin ndaj aleancës me Perendimin. Këtu duhet të tregojnë forcën e tyre politike – jo duke u marrë me opozitën.

Continue Reading

TOP Lajme