Connect with us

Lajme

Anulohet vendimi “sekret” i Llogës që dëmtonte qytetarët përmes rritjes së tarifave noteriale

Published

on

Është anuluar vendimi i ish ministrit të drejtësisë, Krenar Lloga që dëmtonte qytetarët e favorizonte noterët, gjegjësisht bëhej rritja e tarifave noteriale.

Njoftimin e dha dje pasardhësi i Llogës, ministri aktual i drejtësisë, Igor Filkov. Ky vendim ishte marrë nga Lloga dhe duhej të hynte në fuqi më 1 shtator. Me këtë vendim çmimet për shërbimet e noterëve do të rriteshin dhjetëfish.

“Kjo nuk do të ndodhë, ndaj do të tërheq ndryshimet për tarifën e re. Nuk funksionon kështu. Populli nuk duhet të paguajë diçka 10 herë më shumë, gjegjësisht nuk duhet të merren vendime pa një debat të gjerë, pa dëgjuar se çfarë mendojnë të gjithë të interesuarit për këtë”, theksoi ministri Filkov.

Vendimi është marrë pas zgjedhjeve, pra më 6 qershor, Qeveria teknike ka dhënë miratimin, e më pas është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Sipas ministrit Filkov, askush nuk e ka informuar opinionin për vendimin dhe procesi i miratimit të tij ka qenë sekret.

“Duhet të ketë një analizë serioze të ndryshimit të çmimit mbi çdo bazë. Duhet të ketë nevojë të vendosur për një rritje serioze, siç e parashikoi ministri i kaluar, i cili për arsye të pakuptueshme shtyu një agjendë për rritjen e çmimit”, shtoi Filkov. Ministri paralajmëroi edhe debat për këtë çështje që të mos dëmtohen as qytetarët dhe as noterët.

Ky vendim që dëmtojnë rëndë buxhetin e qytetarit, dëshmon edhe një herë se qeveria e kaluar edhe në periudhën kur ajo kishte vetëm funksion teknik, nuk i ka menduar paspak qytetarër, por vetëm interesat e ngushta personale apo grupore, në këtë rast noterët.

Continue Reading

Lajme

Ramadani nga ASH: Bashkëpunimi me IRI-n fuqzion demokracitë e brendshme partiake

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e
Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Shkup të kryesuar nga John Fluharty, drejtor rezident i Programit të IRI për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe përfaqësues tjerë nga IRI të pranishëm në takim si Ilina Mangova, Ana Alibegova, dhe Ana Velkovska.

“Në këtë takim diskutuam mbi çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin demokratik dhe politik, duke u fokusuar në organizimin e fushatave zgjedhore, proceset demokratike brenda partive dhe forcimin e demokracisë së brendshme partiake.Ky bashkëpunim dhe shkëmbim idesh pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të avancuar standardet demokratike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur politike në rajon”, nënvizoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Klinika e Urologjisë në Shkup po merr një pamje të re dhe moderne

Published

on

By

Klinika e Urologjisë në Shkup është në proces të transformimit të plotë, duke u rinovuar dhe modernizuar për të ofruar kushte më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor. Me investime të reja dhe pajisje bashkëkohore, klinika synon të përmbushë standardet më të larta evropiane në fushën e urologjisë.

Renovimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës, instalimin e teknologjisë së avancuar mjekësore dhe krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për trajtimin e pacientëve. Ky ndryshim jo vetëm që do të rrisë efikasitetin e shërbimeve, por edhe do të kontribuojë në një përvojë më të këndshme dhe profesionale për të gjithë ata që marrin shërbime në këtë klinikë.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në vend.

Continue Reading

Lajme

Uzairi mobilizon FRASH në Tetovë, takime intensive me të rinjtë

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi ka vazhduar aktivitetin e tij në ngritjen dhe përforcimin e strukturave të ASH-së në të gjitha nivelet duke ju kushtuar vëmendje dhe kohë çdo anëtari të ASH-së në veçanti. Sekretari Uzairi gjatë ditës së djeshme i shoqëruar nga kryetari i degës Arif Selami dhe nga Sekretarin e Përgjithshëm të FRASH-it, Muhamed Lala, Kryetarin e FRASH-Tetovë, Ujkan Rahmani dhe Sekretarin Administrativ, Albin Musa kanë takuar anëtarët e FRASH në Drenovec.

“Së bashku me Sekretarin Organizativ të ASH-së, z. Gadaf Uzairi, Kryetarin e Degës së ASH-së në Tetovë, z. Arif Selami, Sekretarin e Përgjithshëm të FRASH-it, z. Muhamed Lala dhe Sekretarin Administrativ, Z. Albin Musa zhvilluam takim joformal dhe bashkëbisedim me disa nga anëtarët e FRASH-it, nëndega Drenovec.
Strukturave të FRASH-it në Tetovë çdo ditë u bashkohen djem dhe vajza, duke e fuqizuar më tej strukturën tonë rinore”’ ka përfunduar njoftimin e tij kryetari i FRASH-Tetovë,
Ujkan Rahmani.

Continue Reading

TOP Lajme