Lajme
Ambasadori Meidani takon kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, për dialog mbi zhvillimet politike dhe rajonale
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, priti në një takim kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend, sfidat rajonale, ekonomia dhe rëndësia e integrimit rajonal si faktor stabiliteti dhe progresi.
“Një kafe në Ambasadë me kryetarin e LSDM-së, Venko Filipce. Bisedë e hapur për zhvillimet politike në vend, sfidat rajonale, ekonominë dhe rëndësinë e integrimit rajonal si faktor stabiliteti dhe progresi. Dialog me fokus te e ardhmja dhe përgjegjësia politike në kohë që kërkojnë maturi dhe vizion”, njoftoi Denion Meidani, ambasador i Shqipërisë në Shkup.
