Connect with us

Lajme

Albin Kurti nesër në Shkup

Published

on

Nga Fondacioni “Friedrich-Ebert” njoftoj nëse nesër me fillim nga ora 18:30, në “Amamin e Daut Pashës” në Shkup do të mbahet panel diskutimi me temën “Politikat progresive – përgjigje ndaj sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, që organizohet nga Zyra e FES në Shkup, përcjell TV21. Ngjarja do të fillojë me fjalimet hyrëse nga nënkryetarja e Partisë Socialiste Evropiane (PES) Radmilla Shekerinska dhe përfaqësuesja e Fondacionit Friedrich Ebert, Helen Kortlaender.

“Panelistë do të jenë, kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë Lars Klingbeil, kryetari i LSDM-së në Maqedoni, Dimitar Kovaçevski, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, kryetari i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SPP) Dragan Gilas, kryetar i Partia Socialdemokrate në Mal të Zi Ivan Vujoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Bosnjës dhe Hercegovinës, Lana Prliç, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi”, thuhet mes tjerash në njoftim./tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme