Connect with us

Lajme

Aktivisti i ASH-së, Egzon Azizi zbulon bisedat me Selën dhe tradhëtinë ndaj aktivistëve të ASH-së

Published

on

Përmes një statusi, Egzon Azizi, aktivist i Aleancës për Shqiptarët ka zbuluar bisedat e tij të fundit të javës së kaluar me Ziadin Selën dhe Arben Taravarit.

Siç sqaron Azizi, ka pasur tentime nga ana e tij që grupi i Selës të bashkohet Aleancën për Shqiptarët, në mënyrë që të garojnë bashkë me VLEN kundër BDI-së. Sipas Azizit, edhe pse katër kërkesat e Selës janë pranuar nga Taravari dhe se ai ka qenë i gatshëm të bisedojë, Sela megjithatë ka refuzuar të bashkohet me VLEN duke thënë se do të garojnë të vetëm, por kjo nuk ndodhi, pasi që nga dita e djeshme u arrit koalicioni mes Selës dhe BDI-së.

“Po ju pyes publikisht z.Ziadin Sela, a po e nxini figurën tuaj me dorën tënde, duke e gëlltitur të kaluarën tuaj 10 vjeçare si kundërshtari më i madh i tyre. Sinqerisht me vjen keq për ty, sepse kam pasur bindje tjetër ndaj jush, por e kuptoj kryetarin që më thoshte: Egzon në fund ato do të përfundojnë bashkë. Ziadin shihemi me 8 maj, me ty dhe ato Horrat tjerë, e populli do vlersoj”, shkruan Azizi.

Më poshtë e keni statusin e aktivistit Egzon Azizi:

Të dashur miq, para disa ditëve kisha një bisedë direkte me Ziadin Selen, duke biseduar rreth përçarjeve brenda në Aleancen për Shqiptaret. Në bised e sipër për rreth 1 ore e 30 minuta, z.Sela po me tregonte se si ai është i „pafajshëm“ dhe se si kryetari Arben Taravari ka pasur indicje për të djeger figuren e tij politike. Në këtë moment i thash Ziadinit, a ka qoftë edhe një mundesi të vetme që Aleanca të bëhet bashkë, duke i spjeguar se fryma e aleances eshte Opozitare, dhe kur Aleanca u rrit për të fituar Bdi-në, ju po e perçani. Më thuaj a mundem të kontriboj edhe un diçka?
Dhe pergjigja ishte, ja provo bisedo me Arbenin, por këto janë kerkesat e mia, duke mi renditur nga 1 deri te 4, e kerkesa e tij e fundit ishte që ai të behet kryetar partie.
Mbas një bisede tejet të qetë dhe miqsore me kryetarin Arben Taravari, ai mu pergjigj. Pa asnjë problem Egzon, sot jam në gjendje te shkoj dhe ta takoj. Për të gjitha kerkesat e tij un jam ne gjendje të bisedoj dhe të gjejmë një zgjidhje, e sa i përket kryetarit të partisë, në qoftë se z.Sela ka qoftë edhe 1 votë më shum, un jam në gjendje ta ja dorzoj që neser.
Këtë pergjigje ja dhash z. Ziadin Sela. Justifikimi e tij ishte perseri tendecioz, duke me thënë: e kupton se Arbeni deshiron ta djeg figuren time në politik, duke mos ma dhene partine qe vet e kam krijuar, për të më detyruar të shkoj te kto tjerit.
Z. Ziadin Sela ju kam pergjigjur me një nenpyetje, Si është më e ndershme? Të behesh bashk më një shokë që e keni krijuar një subjekt politik të cilin e keni rritur per plot 10 vite, ose të dalesh e të kerkosh votë bashk me Aliun dhe Menduhin?
Ziadini mu përgjigj, e para nuk ndodh pa dhene dorheqje Arbeni nga Kryetari i partisë, këtë të dyten e deshirojnë të gjithë kundershtaret e mi në politik.
Por un do të dal i vetem në zgjedhje, më mir të më dergoj populli si burr në shtepi, se të nxij figuren time politike duke u bër bashkë me Menduhin dhe Aliun.
Tash një javë mbasi e kemi pasur këtë bisedë, po ju pyes publikisht z.Ziadin Sela, A po e nxini figuren tuaj me doren tënde, duke e gelltitur të kalueren tuaj 10 vjeçare si kundershtari më i madh i tyre.Sinqerisht me vjen keq për ty, sepse kam pasur bindje tjeter ndaj jush, por e kuptoj kryetarin që më thoshte: Egzon në fund ato do të perfundojn bashk.
Ziadin shifemi me 8 maj, me ty dhe ato Horrat tjer, e populli do vlersoj!
VLEN, fryma e Popullit!, ka përfunsuar Azizi.

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi nënshkruhet në Librin e Zisë: Tragjedia në Koçani është përtej kufijve të fjalëve që mund të shprehin dhimbje!

Published

on

By

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka njoftuar se është nënshkruar në Librinë e Zisë, e hapur në Kuvend, për viktimat e tragjedisë së Koçani.

Sot u nënshkrova në Librin e Zisë, që është hapur në kuvendin republikan.

Me këtë rast shkrova:

“Tragjedia në Koçani është përtej kufijve të fjalëve që mund të shprehin dhimbje. Ngushëllime familjarëve, që i humbën të dashurit e tyre, si dhe të gjithë qytetarëve të vendit tonë, që janë mbërthyer në pikëllim. Vetëm së bashku mund ta kalojmë këtë dhimbje. Ngushëllime!”, ka shkruar Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Gjendja e pacientëve brenda dhe jashtë vendit është stabile

Published

on

By

 

Ekipet mjekësore të institucioneve shëndetësore në vend vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuara për të ofruar kujdesin e nevojshëm për pacientët e hospitalizuar, ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në klinikat dhe spitalet e vendit po trajtohen dhjetëra pacientë, ndërsa disa janë dërguar jashtë për kujdes të specializuar. Në klinikat vendase, situata paraqitet si më poshtë:

Klinika e Kirurgjisë Plastike – 10 pacientë
Klinika e Toksikologjisë – 10 pacientë
Klinika e Kirurgjisë Torakale – 4 pacientë
Traumatologjia – 2 pacientë
Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë
KARIL – 13 pacientë
Klinika e Pulmologjisë – 2 pacientë
Spitali i Përgjithshëm në Shtip – 2 pacientë
Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë
Klinika e Kirurgjisë “Shën Naum Ohri” – 11 pacientë
Sa i përket pacientëve të dërguar jashtë vendit, gjendja e tyre raportohet të jetë e qëndrueshme. Në Austri po trajtohen gjashtë pacientë, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive, ndërsa një është transferuar në repartin e mjekësisë së brendshme.

Në Lituani, katër pacientë janë në terapi intensive dhe në gjendje stabile. Pesë pacientët e lënduar nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen në Ankara, kanë filluar të marrin frymë vetë.

Gjithashtu, në Serbi ndodhen 30 pacientë nën kujdesin intensiv, ndërsa në Bullgari po trajtohen 15 të tjerë, nga të cilët shtatë janë në gjendje më të rëndë. Në Greqi, tetë pacientët po shënojnë përmirësim.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se gjatë natës pritet transferimi i disa pacientëve të tjerë në qendra mjekësore evropiane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Korrupsioni emërues i përbashkët i aksidenteve

Published

on

By

 

Deputeti i Koalicionit VLEN, Halil Snopçe, në një intervistë për MCN-TV, ka deklaruar se emëruesi i përbashkët i aksidenteve me Besa Transin, spitalin modular dhe rasti i fundit në Koçan, është paaftësia në menaxhim, korrupsioni i nivelit të lartë dhe mosfunksionimi i sistemit.

Në të kaluarën, siç tha Snopçe, jemi marrë me imazhin. Derisa shtoi se neve na duhet një riparim të sistemit.

“Në një shtet ku mbizotëron korrupsioni, instancat janë inekzistente. Nëse instancat janë inekzistente ato nuk kontribuojnë në interesin publik. Përgjegjësinë kryesore për tragjedinë e ka sistemi i trashëguar korruptues nga ish-pushtetet, por nuk mund të amnistohen edhe përgjegjësit të pushtetit aktual të cilët kanë pas obligim të ndërmarrin masa aq sa kanë mundur dhe jo vetëm të konstatojnë. Ne konstatojmë pa mos ndërmarrë hapa konkret. Si pasojë shembet edhe gjithë sistemi dhe kemi tragjedi të këtyre përmasave. Faktori njeri është faktori kryesor. Në Kroaci kishte një raport ku thuhet se gjasat janë minimale që atje të ndodh fatkeqësi të kësaj natyre. Pse? Sepse atje janë ndërmarrë masat e nevojshme nga ana e sistemit. Pra, sistemi është funksional. Nëse në zinxhirin e vendimmarrjes vijnë njerëz të korruptuar, atëherë humbim të gjithë dhe na ndodhin raste të tilla”, tha Snopçe.

Sipas Snopçes, tani mbetet vetëm me hapa të vendosur, pa kalkulime të meren masat e nevojshme për të hetuar rastin.

“Vetëm me një hetim transparent dhe objektiv mund ta zbusim mllefin e qytetarëve. Qytetarët sa më shpejt duhet të binden se do të ketë epilog. Pra, të gjithë që janë fajtorë, edhe prej ish pushtetit, por edhe nga pushteti aktual duhet të përgjigjen dhe të ndëshkohen nëse konstatohet fajësia”, shtoi në fund deputeti Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme