Connect with us

Lajme

Aksion i madh policor në Shkup – arrestohet mësuesja për shitje të drogës!

Published

on

Në Shkup është duke u zhvilluar aksion i madh policor, ku siç bëjnë të ditur nga burimet brenda aksionit për TV21, me këtë aksion tentohet të shkatërrohet një grup i madh i dilerëve të rrugëve.

Siç mësojmë, janë arrestuar një numër i madh i dilerëve të amfetaminës, mes tyre edhe një mësuese e shkollës fillore.

Nga MPB konfirmojnë se në rrjedhë është aksioni policor, por nuk japin më shumë detaje, pasi thonë se për të njëjtat do të njoftojnë pas përfundimit të aksionit.

Kujtojmë se ditë më parë vdiq një nxënës në Shkup, për të cilin dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Por ende asnjë konfirmim nga autoritetet kompetente.

Continue Reading

Lajme

Vauçerët për studentët, Forumi për Ndryshime në Arsim e quan masë populiste

Published

on

By

Forumi për Ndryshime në Arsim e vlerëson si politikë të gabuar ndarjen e vauçerëve në shumë prej 250 euro për studentët deri në moshën 29 vjet. Sipas Blendi Hodait kjo masë e Qeverisë ngjason në një politikë populiste sepse proceduraat për zbatimin e saj nisin në periudhën e fushatës së zgjedhjeve lokale që në këtë rast përshtatet edhe me periudhën e fillimit të vitit të ri akademik.

“Është një politikë shkurt pamës sepse me 250 euro, laptopët që mund të blehen apo mjetet tjera elektronike janë me performansa shumë të dobët. Pra, nuk mund ti kënaq nevojat e një studenti që studion në çfardo fakulteti në Maqedoninë e Veriut sepse performansat me atë çmim të caktuar janë shumë të dobëta”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Gjithashtu, Hodai vlerëson se kjo masë është një mënyrë jo efikase e shpenzimit të mjeteve të parave të qytetarëve. Hodai kujtoi se paraprakisht duhet investuar në rikonstruimin e objekteve të fakulteteve, krijimin e laboratorëve dhe subvensionimin e transportit për të gjithë studentët.

“Mund të jenë konviktet studentore që janë në gjendje të tmerrshme, laboratorët që mund të kontribuonin në rritjen e kërkimeve shkencore sepse kemi laborator inekzistente në fakultete. Apo në pjesën tjetër, në subvencionimin e transportit që studiojnë në universitete që janë larg qytetit ku ata jetojnë. Në vend se të investohet në këto tre fusha që mund të jenë investime shumë më afatgjate investohe në diçka që është shumë afat shkurte si vauçer prej 250 euro. Si Forum për Ndryshime në Arsim e konsiderojmë se është keq investim I paras publike”, tha Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.

Për këtë masë Qeverisa parashikon të shpenzoj 850 milionë denarë, 215 milionë denarë nga buxheti i vitit 2025 dhe 635 milionë denarë nga buxheti i vitit 2026. Vauçerët prej 250 eurove për pajisjet elektronike për studentët fillimmisht u paralajmëruan në tetor të vitit 2024 nga kryeministri Hristijan Mickoski, por deri më sot nuk gjeti zbatim./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

BDI: Autostrada Shkup-Bllacë, peng i lojërave politike të Qeverisë

Published

on

By

Vazalët shqipfolës të VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan me manipulimet e tyre ndaj opinionit publik. Kësaj radhe bëhet fjalë për Autostradën Shkup-Bllacë, një projekt me rëndësi strategjike për shqiptarët dhe për lidhjet me Republikën e Kosovës. Kështu e nis reagimin BDI, e cila ka shprehur indinjatë me njoftimin e VLEN-it se “Ndërmarrja Publike ‘Rrugët Shtetërore’ ka hapur procedurat për prokurim publik për fazën përgatitore të projektit final për ndërtimin e kësaj rruge”.

“Edhe pse janë përfunduar më shumë se dy kilometra të para të këtij aksi, projekti qëllimisht po zvarritet dhe refuzohet të lëshohet në përdorim. Fillimisht, Qeveria paralajmëroi gjoja një revision teknik, ndërsa sot deklarojnë se po e nisin nga e para procedurën për prokurim publik – një skenar i qartë për të bllokuar hapjen e Autostradës. Qëllimi i kësaj Qeverie është i lexueshëm: sabotimi sistematik i çdo projekti jetik që ka të bëjë me shqiptarët, duke u përpjekur të anulojë investimet që janë iniciuar nga BDI gjatë qeverisjes së kaluar. Në të njëjtën kohë, VLEN, në vend që të mbrojë interesin shqiptar, po zbaton pa diskutim urdhrat politikë të VMRO-së dhe po përqafon çdo vendim me prapavijë antishqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

BDI, vijon më tej reagimi, siguron qytetarët se pas tetorit, kur do të rikthehet si faktor udhëheqës, do të përfundojë me prioritet projektet e nisura që sot po bllokohen nga “Qeveria e re dhe aleatët e saj shqipfolës. Autostrada Shkup-Bllacë do të bëhet realitet – jo për inat të dikujt, por për të ardhmen tonë euroatlantike dhe për respektin që shqiptarët meritojnë në këtë shtet”.

Continue Reading

Lajme

Pas 62 viktimave në Koçan, “Kush e ka radhën”, pyet: Kur do të ketë përgjegjësi?”

Published

on

By

“Kur Komisioni Mbikëqyrës?” është pyetja që ka parashtruar nisma qytetare “Kush e ka radhën?”, dhe e kanë vendosur si transparent, në mënyrë simbolike, para kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Kur Komisioni Mbikëqyrës? – është pyetja që të gjithë e kemi bërë për 125 ditë, 3,000 orë dhe 10,800,000 sekonda, nga Koçani në Shkup dhe anasjelltas. Deputetët zgjidhen për të mbrojtur interesat e qytetarëve, jo për të heshtur kur duhet të vendoset kontroll mbi institucionet dhe për të qenë bashkëpunëtorë në krijimin e një sistemi pa kontroll dhe drejtësi” thuhet në kumtesën e nismës “Kush e ka radhën?”.

“Pyetja ‘Kur do të formohet komisioni mbikëqyrës?’ nuk është një pyetje teknike, por një çështje lirie, demokracie dhe mbrojtjeje nga abuzimi. Prandaj, jo vetëm që (do) pyesim vazhdimisht, por edhe kërkojmë! Komisioni mbikëqyrës është një borxh ndaj 62 jetëve të humbura, jo llogaritje partiake dhe favore politike. Populli sheh dhe nuk harron!”, thonë nga “Kush e ka radhën?”.

Ndërkaq, para zyrave të Prokurorit Publik, ata shfaqën një pjesë të tekstit të IRL-së, duke i pyetur deputetët se si do të vepronin pas thirrjes për veprim në të cilën 5,000 qytetarë kërkuan një seancë mbikëqyrëse mbi dështimet sistemike që çojnë në aksidente, dhe të gjithë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së bënë deklarata tronditëse – se nuk janë përgjegjës ndaj votuesve, por ndaj partisë.

Më 24 qershor, kur kaluan saktësisht 100 ditë që nga tragjedia në Koçan, iniciativa “Kush e ka radhën”, vendosi 100 mesazhe pakënaqësie në qendër të Shkupit dhe para institucioneve kryesore – një për çdo ditë në të cilën institucionet heshtin, nuk marrin përgjegjësi dhe nuk ofrojnë ndihmë.

Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor.

Continue Reading

TOP Lajme