Connect with us

Lajme

Aggeler afër Taravarit, liderët e tjerë në distancë

Published

on

Në ceremoninë e nisjes së ndërtimit të autostradës Tetovë–Gostivar, liderët të koalicionit VLEN panë të shoqëruar mes vete, duke qëndruar në grup,

një detaj tërhoqi vëmendjen më shumë se çdo gjë është afërsia e ambasadores amerikane, znj. Angela Aggeler, me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Pamjet treguan një komunikim të afërt mes tyre, duke lënë të kuptohet për një bashkëpunim dhe mirëbesimi ndërmjet Aleancës dhe përfaqësuesve të partnerit më të rëndësishëm strategjik të vendit SHBA-së.

Afrimiteti i sotëm na len të kuptojmë se mesazhet politike përcillen jo vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes pranive fizike, ky moment është reflektim për peshën dhe pozicionin që gëzon secili lider në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajme

Deputeti Shaqiri takon zëvendësambasadorin e Francës

Published

on

By

Deputeti i ASH, Rijad Shaqiri, zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Francës në vend, z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z. Ardian Ramadani. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Shaqiri e cilësoi si kënaqësi takimin me përfaqësuesin diplomatik të një vendi mik si Franca.

Continue Reading

Lajme

Taipi: Me daljen e ASH-së nga qeveria, vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit

Published

on

By

Nënkryetari i ASH-së, Nazim Taipi, në Daily Click tha se me largimin e ASH-së nga qeveria vihet në pikëpyetje çështja e legjitimitetit. Sipas tij, VLEN-i përfaqëson më pak se një të tretën e shqiptarëve dhe nuk do të ketë kuorum për Badenter. Ai shtoi se janë të gatshëm të mbështesin ligje të caktuara që janë në interes të komuniteteve etnike.

“Kështu që ne kishim legjitimitet, por çështja e legjitimitetit mund të diskutohet ose të vihet në dyshim tash e tutje. Me largimin e ASH-së nga qeveria, ku kemi 5 deputetë, dhe me mbetjen e 9 deputetëve të tjerë në këtë përbërje qeveritare, mund të vihet në pikëpyetje funksionimi i mëtejshëm i qeverisë dhe çështja e legjitimitetit të saj,” theksoi Taipi.

Continue Reading

Lajme

Taipi: Pozicioni i faktorit politik shqiptar është minor – nuk kemi luftuar për këtë

Published

on

By

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Nazim Taipi, theksoi se koalicioni është bërë për të përmbushur premtimet ndaj qytetarëve, e jo për çështje dashurie politike. Ai shtoi se pozicioni politik i shqiptarëve në këtë qeveri është minor dhe se kemi hyrë në një situatë të re për të cilën “nuk kemi luftuar”. Sipas tij, asnjë nga marrëveshjet me partnerin më të madh nuk është respektuar dhe beson se është e dëmshme të vazhdohet më tej në këtë mënyrë.

Continue Reading

TOP Lajme