Lajme
Adnan Azizi sfidon realitetin: Me Nevzat Bejtën e marrim Gostivarin
Shefi i shtabit të VLEN për zgjedhjet lokale, Adnan Azizi, ka qëndruar sonte sërish në Gostivar për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar komune, Nevzat Bejta.
Takimi është mbajtur në fshatin Balindoll, ku kandidati dhe shtabi i tij janë pritur nga një numër simbolik banorësh – jo më shumë se pesë. Megjithatë, kjo nuk e ka lëkundur aspak optimizmin e Azizit, i cili edhe kësaj here ka deklaruar me bindje se fitorja është e sigurt dhe se “ndryshimi” në Gostivar është i pashmangshëm.
Sipas tij, numrat nuk janë gjithmonë tregues i mbështetjes reale, ndërsa Balindolli, edhe pse me pritje modeste, mbetet një dëshmi e rrugëtimit drejt fitores së madhe që, siç thotë Azizi, po vjen.
