Lajme
Adnan Azizi: Me Nevzat Bejtën do ta marrim Gostivarin
Shefi i shtabit qendror të VLEN-it, Adnan Azizi, gjatë hapjes së shtabeve zgjedhore në Gostivar dhe Vrapçisht për zgjedhjet lokale të 11 janarit, ka vlerësuar lart kandidaturat e Nevzat Bejtës dhe Zulhajrat Demirit.
Në fjalën e tij, Azizi ka kritikuar kundërshtarët politikë, duke theksuar se ata nuk garojnë për t’i shërbyer Gostivarit, por për mbijetesë politike, shpëtimin e karrierave personale dhe financimin e partisë. Sipas tij, interesat e qytetit dhe të qytetarëve nuk janë në fokusin e tyre.
“Gostivari sot ka nevojë për siguri politike, stabilitet dhe një udhëheqje të provuar. Nuk ka vend për eksperimente dhe improvizime,” ka deklaruar Azizi, duke shtuar se me Nevzat Bejtën në krye, Gostivari do të ecë përpara.
