Connect with us

Lajme

2500 punësime të shqiptarëve, VLEN mashtron me punësimet, ja pse!

Published

on

Paraljmërimi i VLEN për punësimin e më shumë se 2500 shqiptarëve është një nga mashtrimet ose premtimiet më të rejshme të kooalicionit. Praktikisht kryetari i kuvendit është i obliguar që të shpallë zgjedhjet nga 90 ditë deri në 100 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Analizë:

Nëse zgjedhjet mbahen në Tetorë, respektivisht java e fundit e Tetorit i bie që kjo e ditë e Diell të jet 26.10.2025. Duke respektuar ligjin për zgjedhje nga momenti kur kryetari i kuvendit duhet të shpallë zgjedhjet, nëse nga 26 Tetori numërojmë mbrapsht 70 ditë më së paku dhe 90 ditë maksimumi do të shihet se afatetet teknike nuk mundësojnë një premtim të tillë.

Procedurat:

Për tu shpallur një konkurs publik, paraprakisht institucioni që pretendon të hap një konkurs të tillë duhet të ketë përgaditur sistematizim të vendeve të punës dhe njëkohësisht pëlqim për atë sistematizim i cili jepet nga Ministria për Administratë. Kjo procedurë zgjatë më së paku 20 ditë.
Për tu shpallë një konkurs publik, institucioni duhet të ketë siguaruar mjete buxhetore të cilat duhet ti dëshmoj me vendim nga ama e Ministrisë së Financave, e cila aktualisht nuk ka planifikuar në buxhet mjete për punësimin e 2500 shqiptarëve që paraqetedhe një problem shtesë, duke nënkuptuar rebalans të buxhetit kur dotë ndodhë ai?
Për fazën e radhës pasi të jenë siguaruar pëlqimet, buxheti, krijimi i konkursit të njejtat dorëzohen në Agjensionin për Administratë e cila është e obliguar të shpall konkurset publike për të punësuarit në sektorin Publik, proces që zgjetë më së paku 7 ditë.
Pas publikimit të konkursit në veb faqen e agjensionit, dhe në tre gazeta të përditshme një në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën maqedonase, konkursi zgjat së paku 15 ditë nga dita e publikimit në veb faqen e agjensionit.
Faza e parë e procedurës pas 15 ditëve të lartë përmendura është Faza e Selektimit, ku aplikantëve u verifikohen dokumentet dhe bëhet selektimi sipas (notës mesatare, fakultetit) duke ju mundësuar që në fazën e dytë të vazhdojnë maksimum dhjetë persona.
Pas fazës së selektimit më së shpejti që mund të caktohet data e dhënies së provimit është brenda 20 ditëve pasi dhjetra institucione tani më kanë procedurë për punësime dhe ditët e testimeve janë të rezervuara.
Personat që do të kalojnë Testimin vazhdojnë në intervistë pas një afati prej më së paku 10 ditësh, ku si fazë e fundit do të bëhet përzgjedhja ekandidatëve që do të punësohen.
Institucioni është i obliguar që nga momenti i pranimit të rang listës nga ana e agjensionit për administratë (procedurë që zgjat së paku 3ditë) duhet të përgadis vendimet për përzgjedhje të kandidatëve.
Nga momenti i përzgjedhjes dhe sjelljes së vendimeve, pas shpalljes në vebfaqen e agjensionit për administratë fillojnë të rrjedhë afatet e ankesave por jqë janë më së paku 8 ditë nga dita e shpalljes.
Duke kaluar këtë procedurë matematikisht dhe teknikisht premtimi i VLEN për punësimin e 2500 shqiptarëve është farsë dhe eufori në prag të zgjedhjeve lokale./Top24.mk/

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme