Connect with us

Lajme

Përballje me kundërthënie, pa fakte dhe me kundërpyetje të sikletshme – Arben Fetau në “Debat Plus”

Published

on

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë në Maqedoninë e Veriut, Arben Fetau, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku u përball me një seri pyetjesh të drejtpërdrejta dhe shpesh të sikletshme nga gazetari Ermal Panduri. Gjatë gjithë debatit, Fetau paraqiti një linjë akuzash të paargumentuara, deklarata të diskutueshme dhe qëndrime kontradiktore.

1. Akuza pa fakte ndaj BDI-së – “BDI-ja është pjesë e skenarëve”

Fetau lëshoi akuza të drejtpërdrejta ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e lidhur me rastet “Monstra”, “Kumanova” dhe “Alfa”, ngjarje të rënda që kanë lënë gjurmë në opinionin shqiptar në RMV.

“BDI-ja është pjesë e shumë skenarëve. Nga ‘Monstra’, te ‘Kumanova’ e deri te ‘Alfa’,” – tha Fetau.

Por Panduri reagoi me skepticizëm dhe refuzim të prerë:

“Kjo që thoni është vetëm thashetheme. Nuk ka asnjë fakt, vendim gjyqësor apo dokument. Si vjen në emision për të folur për thashetheme pa prova?”

2. Qëndrimi për “patericat” – një kontradiktë politike?

Fetau tentoi të distancohet nga BDI, duke thënë:

“Ali Ahmeti ka shumë paterica politike. Ne nuk kemi pranuar të jemi patericë e askujt.”

Por Panduri e sfidoi me një kundërpyetje therëse:

“A është më mirë të jesh patericë e Ali Ahmetit, apo e Hristijan Mickoskit, i cili është njeri i Vuçiqit?”

Fetau shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e lënë të hapur dilemën për orientimin real politik të VLEN-it në qeverinë e re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

3. “Karrierizëm i sëmurë” dhe kalimet politike

Në një nga momentet më të tensionuara, Panduri i përmendi Fetaut deklaratën e Arben Taravarit, i cili e kishte quajtur atë “karrierist të sëmurë”, dhe i kujtoi të kaluarën e tij politike me një sërë partish:

“Ishe me Vetëvendosjen – e latë. Me PSD-në – e latët. Me Selën – e latë. Me Taravarin – e latë. A do ta lini edhe VLEN-in?”

Fetau nuk dha përgjigje të prerë, por u përpoq të paraqitet si përfaqësues i një Aleance “që nuk është pronë e individëve”.

4. Ndaj Taravarit – deklarata të forta për prapaskena politike

Fetau deklaroi publikisht se është njoftuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut se Arben Taravari ka kërkuar që pas zgjedhjeve lokale të largojë VLEN-in nga qeveria dhe të rikthejë BDI-në. Ai shtoi se 80% e ASH-së mbetet pjesë e koalicionit VLEN dhe se Taravari udhëheq vetëm një grup të vogël që do ta braktisin, sipas tij, kur ai të zyrtarizojë bashkëpunimin me BDI-në.

5. Përfundimi – një intervistë më shumë mbrojtëse sesa bindëse

Gjatë gjithë emisionit, Fetau u shfaq më tepër si i mbrojtur, në pozicion arsyetues, duke lëshuar akuza të rënda, por pa i mbështetur me dokumente apo prova konkrete.
Përballë një gazetari me përvojë si Panduri, Fetau nuk arriti të japë përgjigje të qarta për çështjet kyçe si: bashkëpunimi me VMRO-në, orientimi politik i VLEN-it, përçarja brenda ASH-së dhe pozita reale e shqiptarëve në këtë qeveri të re.

Në fund, intervista më shumë ngriti pyetje sesa dha përgjigje – dhe tregoi se përplasjet mes ish-aleatëve dhe brenda spektrit opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut sapo kanë filluar. Flaka Media

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Për herë të parë shqiptarët kanë mundësi të udhëheqin komunën e Çashkës

Published

on

By

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka folur për garën zgjedhore që pritet të mbahet në Maqedoninë e Veriut në Tetorë ku partitë shqiptarë kanë mundësinë për herë të parë në historinë politike të këtij vendi me një koordinim të mirë të udhëheqin edhe me komunën e Çashkës ku shqiptarët tani më atje janë 55% dhe ne po bëjmë maksimumin që kjo të ndodh,shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Brohoritjet antishqiptare pasojë e defaktorizimit institucional – ndaj dolëm nga Qeveria

Published

on

By

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët në “Rubikon” në Klan Kosova tha se brohoritja antishqiptare në Maqedoninë e Veriut është ngjarje e rëndë dhe reflekton aktualitetin institucional, që sipas tij, është arsyeja pse ata e lanë qeverinë.

Sipas Ramadanit, heshtja kohore e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski që ishte i pranishëm në këtë ndeshje, është shqetësuese.

“Këto fyerje vijnë pas një qetësie multietnike në Maqedoninë e Veriut, dhe e dyta ndodhi me një moment që i paraprinë disa zhvillimeve brenda kësaj qeverie, gjë për të cilën ne alarmuam qysh dy-tre muaj para se ta lëshonim qeverinë, ndoshta kjo atmosferë është edhe refleksion i asaj për të cilën ne vendosëm që sot t’i bashkohemi opozitës shqiptare”, tha Ramadani.

Ramadani shton se qysh para pesë ose gjashtë muajsh ka filluar defaktorizimi i shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ju duhet një platformë kombëtare

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Saraj, nga radhët AKI gjatë debatit në Rubikon ka folur se Aleanca për Shqiptarët u largua nga qeveria sepse ishte e pamundur të veproj aty dhe kështu si të tillë ne braktisëm qeverinë dhe po bëjmë bashkimin për një platformë kombëtare. Vetëm një faktor politik shqiptar i fuqishëm në Maqedoni është garantues i rrugës europiane, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme