Connect with us

Lajme

Me fjalë përmbyllëse, vazhdon gjykimi kundër Merkos për emërim të drejtorëve në katër shkolla

Published

on

Mbrojtja e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz merko sot në Gjykatën themelore në Strugë duhet të japë fjalë përmbyllëse për katër lëndët e bashkuara të cilat zhvillohen kundër tij për emërim të pçaligjshëm të drejtorëve në shkollat fillore “Goce Dellçev” në Podgorcë (dy lëndë), “Murat Llabinishti” në Llabunishtë dhe “Ashim Agushi” në Ladorishtë.

Gjykatësi Jordan Jovanov, në seancën e kaluar informoi se duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për katër lëndë të bashkuara në një, mbrojtja ka kërkuar kohë shtesë për t’i përgatitur fjalët përmbyllëse.

Në seancën e kaluar përfundoi procedura dëshmuese. Në dështminë para Gjykatës, merko tha se nuk ka bërë asgjë të gabuar lidhur me emërimin e drejtorëve në shkolla fillore, përkatësisht se ai vetëm ka nënshkruar atë që e kanë përgatitur shërbimet. Por, theksoi se nëse e ka shkelur ligjin do t’i ishin marrë ingerencat nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke nënvizuar se kjo nuk ka ndodhur.

Ai pohonte se ish-ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shakiri ka qenë i njoftuar me gjendjen dhe i ka dhënë sqarime se ekzistojnë kushte ligjore për t’u emëruar u.d. drejtor një person i cili nuk vjen nga radhët e të punësuarve në institucion nëse në konkurs, asnjëri nga shkolla nuk ka parashtruar kandidaturë për drejtor dhe se për atë ka ekzistuar qëndrim i vendosur nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Thjeksoi se disa herë Shakiri i ka propozuar njerëzit të cilët janë emëruar në funksion, duke përkujtuar se edhe drejtorët kanë thënë se nuk kanë pasur takim me kryetarin e Komunës, por ishin emëruar nga ministri.

Sipas tij, si ka qenë e mundur të akuzohet për gjoja vepra të kryera penale pa u akuzuar ministri i Arsimit në kushte kur kompetencat u janë caktuar në nen të njejtë të ligjit. Duke shtuar se në fillim të vitit shkollor 2024/25 kur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska i ka marrë ingerencat për shkollat fillore në Drasllajcë dhe Podgorcë ishin emëruar u.d. drejtorë, të cilët nuk i përmbushin kushtet.

Theksoi edhe se të gjithë drejtorët e vendosur në mënyrë të ndershme, të përgjegjshme dhe ndërgjegjshme e kan ë kryer funksionin dhe se nga dëshmia e inspektorëve më së shumti që ka kryer kryetari i komunës – ka qenë kundërvajtje, dhe jo vepër penale.

Kundër Merkos po zhvillohet edhe një lëndë e ndarë për shkollën “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë.

Kundër Merkos në rrjedhë janë procese gjyqësore edhe për akuza të tjera për punë të pandërgjegjshme në shërbim, ndërsa Gjykata e Strugës dje solli aktvendim lirues për furnizimin e automjetit luksoz “Audi” në vlerë prej 67.000 eruove. Ai ndodhet edhe më “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), për shkak të përzierjes në korrupsion.

Continue Reading

Lajme

Pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë, reagon komuniteti shqiptar në Australi

Published

on

By

Komuniteti Shqiptar në Australi ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli midis përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë dëgjuar thirrje raciste dhe kërcënime të hapura me përmbajtje anti-shqiptare.

Në një deklaratë zyrtare, komuniteti shprehet thellësisht i shqetësuar për përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, veçanërisht në një ngjarje publike sportive ku ishin të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, përfshirë Kryeministrin Hristijan Mickoski, Zëvendës Kryeministrin Stojançe Stoilkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Toshkovski, si dhe figura të tjera të qeverisë.

“Edhe më shqetësuese është heshtja e këtyre udhëheqësve përballë një situate të tillë alarmante. Mosreagimi i tyre i bën bashkëfajtorë në përhapjen e një klime frike dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Shqiptar-Australian i bën thirrje autoriteteve në Shkup që të dënojnë publikisht dhe menjëherë këto akte raciste dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e popullsisë shqiptare në vend, e cila përbën rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, deklarata u bën thirrje të gjitha përfaqësive diplomatike në Shkup që të reagojnë me vendosmëri ndaj kësaj ksenofobie të papranueshme dhe të kërkojnë një përgjigje zyrtare nga institucionet maqedonase.

“Këto incidente janë vetëm vazhdimësi e një trajtimi sistematikisht diskriminues ndaj shqiptarëve në këtë shtet, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më indiferent”, përfundon deklarata e komunitetit shqiptar në Australi.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Dakord, gjuha e urejtjes është e dëmshme, por më e dëmshme kur ajo duartrokitet nga kryeministri

Published

on

By

Kryetarja e FRASH-it, Viola Ramadani përmes një postimi ka akuzuar kryeministrin Mickovski se u duartrokiti thirjeve antishqiptare në Kumanovë së bashku me partnerin e tij të koalcionint Maksim Dimitrievski, shkruan Top24

Po. Krejt jemi dakord se gjuha e urrejtjes është e dëmshme. Por, ma e dëmshme bëhet kur ajo duartrokitet nga vetë kryeministri ndërsa shqiptarët që i votuam, në mungesë të kapacitetit dhe fuqisë për të na dalë zot në institucione, tentojnë ta kamuflojnë këtë me postime në fejsbuk të përgatitura nga chat-gpt. Nuk do të kalojë! Sepse tetori është afër ndërsa ne kemi aleancë 🤝 me popullin!

Continue Reading

Lajme

Ish-ministri Ditmir Bushati reagon ashpër pas thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: “Galeria e turpit” dhe kërcënim për bashkëjetesën

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në rajon, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje të rënda dhe skandaloze kundër shqiptarëve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bushati e ka cilësuar incidentin si një manifestim të pastër të urrejtjes etnike, duke shprehur shqetësim të thellë për pasojat që kjo gjuhë mund të ketë për bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Bushatit:

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë 🇲🇰 ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në 🇲🇰. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës.
#stopethnichate #ndalourrejtjenetnike” – ka përfunduar Bushati.

Continue Reading

TOP Lajme