Connect with us

Lajme

Taravari: Është koha për një nismë legjislative për të zbatuar përfaqësimin adekuat…

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar në lidhje me punësimet e 8 maqedonasve që u paraqiten si shqiptarë në komunën e Kumanovës. Ai thotë se ky ka rast ka ndezur ka rast ndezur sirenat e alarmit, edhe tek ata të cilët me vite nuk i dëgjojnë këto sirena, pasi ky është një zakon shumëvjeçar në vendin tonë. Taravari kritikon po ashtu edhe dhe faktin se në institucione si Agjencia Rregullative e Sektorit Hekurudhor, Komisioni Rregullativ për Banim ose Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi numri i shqiptarëve të punësuar është i barabartë me zero. Po ashtu, sipas Taravarit, edhe në ministritë më të rëndësishme të sovranitetit të vendit si ajo e Brendshme dhe e Mbrojtjes, përfaqësimi i shqiptarëve është shumë i ulët me atë që duhet të jetë, sipas Marrëveshjes së Ohrit.

Statusi i plotë:

Jam i gëzuar që pas një kohe me disa raste kritike të punësimeve, BDI-ja po fillon të shohë me kujdesin e duhur këtë çështje. Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, është kthyer obligativ punësimi i shqiptarëve por de facto nuk ka qenë kështu. Ka raste flagrante të tjetërsimit të kombësisë vetëm për të përfituar një vend pune si për shembull rasti në Komunën e Kumanovës, dhe ka qenë ky rast që ka ndezur sirenat e alarmit, edhe tek ata të cilët me vite nuk i dëgjojnë këto sirena.
Deklaratat mashtruese dhe mbi të gjitha anti-ligjore për identitetin kombëtar janë bërë fatkeqsisht një zakon shumë vjeçar por falë Zotit duket se tani janë mobilizuar të gjithë për t’i ndaluar…

Duke e parë këtë gjë si parimore dhe urgjente dua të kujtoj dhe faktin skandaloz se në institucione si Agjencia Rregullative e Sektorit Hekurudhor, Komisioni Rregullativ për Banim ose Drejtoria për Siguri nga Rrezatimi numri i shqiptarëve të punësuar është i barabartë me zero. Po ashtu konstatoj me keqardhje se në Shërbimet e Qeverisë shqiptarët janë vetëm 6,9%, në Presidencë vetëm 12,7%, në Ministrinë e Mbrojtjes vetëm 13,3% dhe në Gjykatë apo Kushtetuese shqiptarët janë 7,69%…mendoj se alarmi këtu është i Kuq, i dukshëm dhe nuk ka nevojë të pritet asnjë minutë më shumë nga vitet që nuk është bërë asgjë për ta ndryshuar.

Mendoj se është koha për një nismë legjislative për të ndryshuar Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, neni 3, paragrafi 3, i cili në mënyrë flagrante shkel parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke përjashtuar zbatimin e tij gjatë procesit të rekrutimit dhe punësimit në organet më të rëndësishme të sovranitetit shtetëror siç janë Armata, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme (dhe organet e administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përfshirë Byronë për Siguri Publike), Agjencia për Siguri Nacionale, Agjencia e Inteligjencës dhe Drejtoria e Policisë Financiare. Përveç minimit të shtetit të së drejtës që shkakton rrëzimi i tillë i hierarkisë së normave juridike, politikisht, kjo shkelje kushtetuese mirëmban logjikën diskriminuese dhe përjashtuese të periudhës së para vitit 2001, duke përjashtuar afro 20.000 pozita shumë të ndjeshme në sektorin e sigurisë nga parimi kushtetues i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Apeloj tek partnerët tanë politikë, e sidomos i bëj thirrje BDI-së si një parti që ka sensibilitet natyror ndaj shqiptarëve, të angazhohet seriozisht dhe të përkrahë nismat konkrete të bartura nga ASh në nivel Qëndror për të zbatuar përfundimisht parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si :

1. Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat me mekanizma të qartë zbatues dhe sanksionues ;
2. Amandametimin e Ligjit për të punësuarit në sektorin publik për të ndalur shkeljen e Kushtetutës në sektorin e sigurisë ;
3. Futjen e përkatësisë kombëtare në çertifikatat e lindjes për të ndalur njëherë e mirë deklaratat abuzive të përkatësisë.
Nuk ka kohë tjetër për të nisur punën se sa Tani!-Shkruan Taravari

https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid0UHGyfQKZfjD3nazXYrxvGsBo3QiZtc6hFdXjNYgDqpTVewCipqHcEyzejZohsvftl/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu pyet: Në çfarë cilësie ishte Afrim Gashi në vizitë në Beograd? (Video)

Published

on

By

Kush është me “Botën Serbe”? AKI akuzon VLEN-in, VLEN-i akuzon AKI-në, zbulohet dokument për vizitën e Afrim Gashit në Beograd.

Përplasjet politike në Maqedoninë e Veriut kanë marrë një drejtim të ri pas akuzave të ndërsjella mes koalicionit VLEN dhe AKI, lidhur me ndikimin e ashtuquajtur “Bota serbe” në vend.

Gazetari Furkan Saliu ka publikuar një dokument që, sipas tij, dëshmon se Afrim Gashi, një nga figurat kryesore të VLEN-it dhe tani kryetar parlamenti, ka qenë për vizitë në Beograd vitin e kaluar. Në postimin e tij, Saliu kërkon publikisht nga VLEN që të sqarojë në çfarë cilësie ka qenë Gashi në Beograd dhe cili ka qenë qëllimi i vizitës.

Nga ana tjetër, tensionet politike thellohen edhe më tej pasi edhe Parlamenti Evropian ka ngritur shqetësime për ndikimin e “Botës serbe” në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se ky ndikim po zgjerohet në mënyrë alarmante, përcjell TS.

Ndërkohë, vëmendje ka marrë edhe një zhvillim tjetër: me miratimin e Bujare Abazit, është lejuar hyrja e një banke serbe në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut, gjë që ka nxitur kritika dhe debate të ashpra në opinionin publik dhe skenën politike./TS/

https://www.facebook.com/share/v/16DbyLwhzU/

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani kujdeset për një Gostivar më të pastër – NP Komunalec me kamion të ri për mbledhjen e mbeturinave

Published

on

By

N.P “Komunalec” ka shtuar edhe një kamion të ri në parkun e saj të automjeteve për mbledhjen e mbeturinave, duke forcuar kapacitetet operacionale dhe përmirësuar ndjeshëm shërbimet për qytetarët e Gostivarit.

Ky automjet modern garanton grumbullim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas të mbeturinave, duke kontribuar drejtpërdrejt në pastërtinë e qytetit dhe mbrojtjen e mjedisit. Me këtë investim, ndërmarrja publike vazhdon misionin e saj për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe moderne për komunitetin.

Ky është kamioni i dytë i siguruar brenda një periudhe të shkurtër kohe, duke dëshmuar përkushtimin e vazhdueshëm të Komunës së Gostivarit dhe kryetarit Valbon Limani për përmirësimin e infrastrukturës komunale dhe ngritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.

Kryetari Limani kishte paralajmëruar më herët pasurimin e parkut të automjeteve të NP Komunalec – një zotim që tashmë po realizohet në praktikë.

Continue Reading

Lajme

Dallavereve në përzgjedhjen e kandidatëve për polic në Maqedoninë e Veriut, padi ndaj dy zyrtarëve

Published

on

By

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy zyrtarëve shtetëror për shkak dyshimeve për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, transmeton Portalb.mk.

“I denoncuari A.Xh., në kohën e kryerjes së veprës në vendin e punës këshilltar shtetëror për çështje ligjore në Kabinetin e zëvendësministrit në MPB, në cilësinë e anëtarit të Komisionit për zbatimin e procesit të përzgjedhjes dhe zgjedhjes së kandidatit për polic në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me datë 15.07.2022, gjatë përzgjedhjes së kandidatëve të paraqitur, është nënshkruar në pasqyrën tabelare me dorën e vet – rubrika “plotëson kriteret” të një kandidati për polic, megjithëse sipas të dhënave të cilat ishin vënë, kandidati nuk i ka plotësuar kushtet”, sqaroi Polici.

Përveç këshilltarit shtetëror A.Xh., e dyshuar është edhe këshilltarja tjetër shtetërore V.Sh., e punësuar në kabinetin e ministrit. Ajo akuzohet se nuk ke penguar veprën penale që e ka kryer A.Xh.

Continue Reading

TOP Lajme