Connect with us

Lajme

Kumanova në Emërgjencë: Një mjek, dhjetëra pacientë dhe një sistem që po shembet!

Published

on

Në Korridorin e Emërgjencës pranë Spitalit të Kumanovës mbrëmë u përballëm me një pamje alarmante: përplot pacientë në gjendje të rëndë, ndërsa vetëm një mjek kujdestar përpiqej t’u shërbente me qetësi dhe profesionalizëm.

Pacientët vinin njëri pas tjetrit. Një fëmijë kishte rënë nga trotineti, një tjetër kishte goditur kokën. Dy vajza të reja erdhën të lënduara rëndë nga një aksident trafiku. Më vonë u paraqit edhe një aktor i dëmtuar gjatë një performance në skenë. Disa nga këto raste ishin dërguar në Shkup, por u kthyen prapa për shkak të mungesës së raportit nga radiologjia. Spitalit gjithashtu po i mungonte edhe anesteziologu.

Situata u përkeqësua më tej kur u mësua se vetëm dy autoambulanca ishin në dispozicion, të cilat tashmë ishin nisur drejt Shkupit. Mjeku kujdestar – dr. Fati, punonte i vetëm, i mbingarkuar, por i palëkundur, duke i sqaruar familjarët e shqetësuar se sa të kthehen ambulancat, pacientët do të transferohen menjëherë.

Ky është realiteti i hidhur i sistemit shëndetësor që po rrënohet: mungesë stafi dhe mungesë mbështetjeje institucionale.

Mjekët tanë janë heronj të heshtur, që përballen çdo ditë me pamundësinë. Shumë prej tyre janë larguar drejt Perëndimit.

Disa reparte janë në rrezik të mbyllen për mungesë resursesh, ndërsa politika, në vend se të përmirësojë gjendjen, mendon vetëm si të përfitojë nga vetë sistemi që po shembet.

Koha është tani që si shoqëri të kuptojmë rëndësinë e profesionistëve të ndershëm. T’u japim mbështetje dhe respekt. Meriton të revoltohemi ndaj politikanëve dështakë, jo ndaj atyre që japin gjithçka për të na mbajtur gjallë. (INA)

Continue Reading

Lajme ditore

Izet Mexhiti thikë pas shpine Alternativës edhe në Dibër

Published

on

By

VLEN duket se nuk po bëhet rehat.

Në prag kur po pritet shpallja e kandidaturave, kanë nis edhe “thikat pas shpine” mes partnerëve të koalicionit.

Me shpalljen e kandidaturës së pavarur në Dibër, duket se Lëvizja Demokratike po tenton t’ia marrë edhe Dibrën Alternativës.

Kujtojmë se një garë mes këtyre subjekteve ka qenë edhe në Çair, por sërish ishte Izet Mexhiti që në fund e shpalli kandidaturën.

Pakënaqësi haptazi ka shprehur Bekim Sali i AAA-së.

Continue Reading

Lajme

VMRO-DPMNE me tone të ashpra ndaj Taravarit: “Secili do ta marrë atë që meriton”

Published

on

By

Partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të Arben Taravarit, duke e akuzuar këtë të fundit për hipokrizi politike dhe për afrim të qëllimshëm me BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti.

Në një reagim me tone të ashpra, VMRO-DPMNE thotë se Taravari, dikur bashkëpunëtor dhe lavdërues i Hristijan Mickoskit, sot ka kthyer kursin dhe po e sulmon pa bazë atë, nën presion të, siç thuhet, “disa dosjeve” dhe “shantazheve politike”.

“Arben Taravari edhe një herë e tregoi fytyrën e tij të vërtetë – një njeri që deri vonë e lavdëronte publikisht Hristijan Mickoskin dhe bashkëpunonte me të, sot e sulmon pa bazë, vetëm sepse është i shantazhuar dhe detyrohet të këndojë sipas melodisë së Ali Ahmetit,” thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

Partia e drejtuar nga Mickoski e akuzon Taravarin për mungesë integriteti politik dhe thotë se ai tashmë është “ulur në prehërin e Ahmetit” dhe po vepron si “zëdhënës” i BDI-së.

“Fajtor nuk është Ahmeti, por vetë Taravari, i cili nga një njeri me kredibilitet u shndërrua në simbol të poshtërimit politik,” theksohet më tej në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Duke përmbyllur deklaratën, partia paralajmëron se “populli i sheh të gjitha” dhe lëshon një mesazh të fortë politik: “Në fund, secili do ta marrë atë që meriton.”

Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh të shtuara ndërmjet partive politike në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht pas braktisjes së Qeverisë nga ASH dhe Taravari.

Continue Reading

Lajme

Thirrjet raciste në Kumanovë, Osmani: Republika Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve

Published

on

By

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar për thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani.

Osmani tha se këto thirrje janë të papranueshme.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, tha Osmani.

Ajo theksoi se edhe më shqetësues mbetet fakti që zyrtarët më të lartë shtetërorë në Shkup nuk kanë reaguar ndaj kësaj gjuhe urrejtëse e përjashtuese, duke lënë hapësirë për retorika që minojnë tolerancën ndëretnike dhe harmoninë që vendi synon të ndërtojë në rrugën e tij drejt familjes evropiane.

“Sporti duhet të jetë mjet bashkimi, jo platformë për ideologji të errëta që ngjallin kujtime të dhimbshme dhe kërcënojnë paqen”, theksoi Osmani.

E para e shtetit të Kosovës iu bëri thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër organizatorëve të këtyre thirrjeve, përgjegjësve dhe atyre që nxisin e përhapin urrejtje, duke dënuar çdo formë të gjuhës së urrejtjes , mbrojtur parimet e bashkëjetesës dhe tolerancës, si vlera bazë të një shteti që synon integrimin në BE.

“Republika e Kosovës do të mbrojë me vendosmëri dinjitetin e shqiptarëve, kudo që ata jetojnë”, theksoi presidentja Vjosa Osmani.

Continue Reading

TOP Lajme