Connect with us

Lajme

Ekspertët paralajmërojnë: Mungon transparenca në matjen e rrymës, EVN kontrollon gjithçka

Published

on

Inxhinierët e Maqedonisë së Veriut paralajmërojnë se askush në shtet nuk kontrollon konfigurimet softuerike të orëmatësve të energjisë elektrike të instaluar nga EVN, çka mundëson potencialisht vendosjen e shumëzuesve të gabuar apo tarifave më të larta pa dijeninë e qytetarëve. I vetmi organ inspektues është vetë EVN, ndërsa institucionet shtetërore nuk mbajnë të dhëna për modelet apo ankesat.
Ministrja e Energjisë kishte premtuar reforma dhe funksionalizim të pajisjeve shtetërore për kontroll, por pas katër muajsh ato ende nuk janë në funksion. Inxhinierët kërkojnë mbikëqyrje të pavarur dhe transparencë urgjente në sektorin e matjes së energjisë, transmeton Portalb.mk..
“Nga përshkrimet teknike të orëmatësve Iskrameco MT174 dhe Iskrameco ME382, të cilët më shpesh instalohen, konfigurohen dhe verifikohen nga EVN, mund të lexohet se ata kanë aftësinë të përshtaten me softuer për të matur më shumë energji elektrike të konsumuar sesa konsumohet në të vërtetë. I vetmi organ në shtet që kryen ndonjë kontroll të orëmatësve është organi inspektues i operatorit austriak EVN, i cili është i akredituar nga Instituti i Akreditimit me certifikatën IT-068. Zona e inspektimit e përcaktuar nga akreditimi i këtij organi inspektues i referohet vetëm verifikimit fizik dhe teknik të matësve. Askush në shtet nuk i kontrollon cilësimet e softuerit, thonë Inxhinierët e Maqedonisë së Veriut në një reagim për mediat.
a është vendosur saktë shumëzuesi ose shumëzon konsumin ×1.1 ose ×1.2,
a janë të sakta zonat tarifore ose a aplikohen ndryshime në tarifa më të larta pa dijeninë e qytetarit,
a është konfiguruar pajisja si trefazore për një përdorues me një fazë.
As Byroja e Metrologjisë nuk e bën këtë, as Instituti i Akreditimit. Kështu, konfigurimi i orëmatësve që matin konsumin e energjisë elektrike ka ekzistuar prej kohësh si një “kuti e zezë” nën kontrollin e plotë të operatorit austriak EVN”, thuhet në reagimin e Inxhinierëve.
Sipas Inxhinierëve, edhe pse cilësimet e këtyre parametrave ndikojnë drejtpërdrejt në faturat mujore të energjisë elektrike, qytetarët nuk kanë mundësi t’i kontrollojnë ato në mënyrë të pavarur.
“Si qytetarë, ne mund të shprehim vetëm dyshime se po paguajmë më shumë sesa kemi shpenzuar, mund të kërkojmë një kontroll të matësve, por kontrolli sigurisht që nuk do të kryhet nga një autoritet shtetëror ose organ i pavarur, por nga organi inspektues i EVN-së. Por edhe atje, konfigurimet e softuerit nuk do të kontrollohen, megjithëse në fund do të na ngarkohet një shumë e përshtatshme për të. Kjo përfaqëson një boshllëk serioz sistemik në sektorin e energjisë”, thuhet në reagim.
Të nxitur nga deklarata e ministres së Energjisë, e cila më 23 shkurt 2025, gjatë një vizite në Byronë e Metrologjisë, deklaroi se “epoka e orëmatësve të pasaktë dhe faturave të larta po mbaron” dhe njoftoi se pajisjet e verifikimit të laboratorit shtetëror do të viheshin në funksion menjëherë, Inxinierët i paraqitën kërkesë për informacion publik Byrosë së Metrologjisë, për të parë rezultatet e kontrollit të kryer nga laboratori shtetëror. Përgjigja që morën zbuloi se katër muaj pas deklaratës së ministres, pajisjet ende nuk janë aktivizuar, dhe hapi i parë konkret institucional – njoftimi i prokurimit publik për instalimin dhe trajnimin e sistemit ZERA MT310-5 – ndodhi vetëm më 12 qershor – disa ditë pasi Byroja mori kërkesën tonë për informacion publik.

“Përveç kësaj, nga përgjigja, mësuam se qytetarët nuk kanë mundësi të kontrollojnë drejtpërdrejt orëmatësit, as të kenë qasje në informacion mbi cilësimet teknike, ndërsa institucionet shtetërore nuk mbajnë të dhëna të modeleve, as statistika mbi ankesat e mundshme. Kjo tregoi qartë se institucionet reagojnë vetëm nën presionin e publikut, dhe jo me iniciativën e tyre.
Prandaj, ne i paraqitëm një kërkesë EVN-së me pyetje që lidhen me aftësitë teknike të këtyre orëmatësve:
A është teknikisht e mundur të vendoset shumëzuesi i gabuar,
A është teknikisht e mundur të ndryshohen tarifat nëpërmjet qasjes në distancë,
A mbahen të dhëna për ndërhyrjet dhe kush ka qasje në to.
Pyetjet nuk ishin në drejtim të faktit nëse janë bërë ndërhyrje të tilla, por nëse ndërhyrje të tilla janë teknikisht të realizueshme dhe nëse ekziston një institucion i pavarur që e monitoron këtë”, thonë Inxhinierët.
Duke pritur përgjigjen nga EVN, ata konkludojnë se është e nevojshme një reformë urgjente që do të mundësojë mbikëqyrje të pavarur, një regjistër publik të orëmatësve dhe përfshirjen e institucioneve shtetërore në verifikimin e cilësimeve teknike.
“Ne kuptuam se asnjë institucion shtetëror nuk ka njohuri për konfigurimet e matësve, dhe EVN austriake instalon, menaxhon dhe verifikon në mënyrë të pavarur pajisjet që matin konsumin e energjisë elektrike të qytetarëve”, thuhet në fund të reagimit.
Kujtojmë se Shoqata e inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë në mars të këtij viti, ka dorëzuar peticion në Komisionin Rregullator për Energjetikë me kërkesë për ndryshimin e rregullave për furnizim me energji elektrike. Shoqata kërkon në peticion ndryshimin e rregullave për furnizimin me energji elektrike dhe futjen e leximeve mujore të njehsorëve, siç parashikohet për kategoritë e tjera të kyçjeve në sistemin tarifor të shpërndarjes.
Nga fundi i vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025, mijëra qytetarë në Maqedoninë e Veriut janë përballur me fatura marramendëse për energjinë elektrike, shpeshherë shumëfish më të larta se zakonisht. Shumë prej tyre raportuan se faturat janë bazuar në vlera të parashikuara për shkak të mosleximit të rregullt të matësve nga EVN. Megjithëse janë dorëzuar mijëra ankesa për korrigjime, vetëm një pjesë e vogël është pranuar. Institucionet si KRrE dhe Avokati i Popullit janë përfshirë në trajtimin e rasteve, por ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të ndihen të pambrojtur, ndërsa laboratori shtetëror për kontrollin e matësve ende nuk është funksional.
Për periudhën për muajt dhjetor 2024 dhe janar 2025 në “EVN Home” janë dorëzuar gjithsej 15.000 kërkesa për korrigjim të leximeve të orëmatësve për matjen e sasisë së shfrytëzuar të energjisë elektrike.
Por, siç thanë nga kompania, vetëm 2.200 ose 15% e kërkesave për korrigjim janë pranuar dhe për ato është bërë korrigjimi i faturave. Nga atje thonë se numri i ankesave është 20 përqind më i ulët krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2023 dhe muajin janari të vitit 2024. /Portalb.mk./

Continue Reading

Lajme

Pas thirrjeve fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë, reagon komuniteti shqiptar në Australi

Published

on

By

Komuniteti Shqiptar në Australi ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Kumanovë, Maqedonia e Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli midis përfaqësueseve të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, janë dëgjuar thirrje raciste dhe kërcënime të hapura me përmbajtje anti-shqiptare.

Në një deklaratë zyrtare, komuniteti shprehet thellësisht i shqetësuar për përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, veçanërisht në një ngjarje publike sportive ku ishin të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të shtetit maqedonas, përfshirë Kryeministrin Hristijan Mickoski, Zëvendës Kryeministrin Stojançe Stoilkoviq, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Toshkovski, si dhe figura të tjera të qeverisë.

“Edhe më shqetësuese është heshtja e këtyre udhëheqësve përballë një situate të tillë alarmante. Mosreagimi i tyre i bën bashkëfajtorë në përhapjen e një klime frike dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratë.

Komuniteti Shqiptar-Australian i bën thirrje autoriteteve në Shkup që të dënojnë publikisht dhe menjëherë këto akte raciste dhe të marrin masa konkrete për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e popullsisë shqiptare në vend, e cila përbën rreth 30% të popullsisë së përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, deklarata u bën thirrje të gjitha përfaqësive diplomatike në Shkup që të reagojnë me vendosmëri ndaj kësaj ksenofobie të papranueshme dhe të kërkojnë një përgjigje zyrtare nga institucionet maqedonase.

“Këto incidente janë vetëm vazhdimësi e një trajtimi sistematikisht diskriminues ndaj shqiptarëve në këtë shtet, dhe komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndrojë më indiferent”, përfundon deklarata e komunitetit shqiptar në Australi.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Dakord, gjuha e urejtjes është e dëmshme, por më e dëmshme kur ajo duartrokitet nga kryeministri

Published

on

By

Kryetarja e FRASH-it, Viola Ramadani përmes një postimi ka akuzuar kryeministrin Mickovski se u duartrokiti thirjeve antishqiptare në Kumanovë së bashku me partnerin e tij të koalcionint Maksim Dimitrievski, shkruan Top24

Po. Krejt jemi dakord se gjuha e urrejtjes është e dëmshme. Por, ma e dëmshme bëhet kur ajo duartrokitet nga vetë kryeministri ndërsa shqiptarët që i votuam, në mungesë të kapacitetit dhe fuqisë për të na dalë zot në institucione, tentojnë ta kamuflojnë këtë me postime në fejsbuk të përgatitura nga chat-gpt. Nuk do të kalojë! Sepse tetori është afër ndërsa ne kemi aleancë 🤝 me popullin!

Continue Reading

Lajme

Ish-ministri Ditmir Bushati reagon ashpër pas thirrjeve antishqiptare në Kumanovë: “Galeria e turpit” dhe kërcënim për bashkëjetesën

Published

on

By

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në rajon, Ditmir Bushati, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të rënda gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku janë dëgjuar thirrje të rënda dhe skandaloze kundër shqiptarëve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bushati e ka cilësuar incidentin si një manifestim të pastër të urrejtjes etnike, duke shprehur shqetësim të thellë për pasojat që kjo gjuhë mund të ketë për bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut.

Reagimi i plotë i Bushatit:

“Ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit në #Kumanovë 🇲🇰 ishte një manifestim i qartë i urrejtjes etnike. Thirrjet “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur” dhe “Dhoma gazi për shqiptarët” nuk janë vetëm fyese, por përbëjnë një kërcënim serioz për bashkëjetesën demokratike dhe barazinë mes maqedonasve dhe shqiptarëve si dy komunitete shtetndërtuese në 🇲🇰. Për më tepër, heshtja e zyrtarëve të lartë që ishin dëshmitarë të kësaj “galerie turpi” është e papranueshme. Dëshmi e faktit se nuk kanë nxjerrë mësimet e duhura nga ngjarjet e hidhura të së kaluarës.
#stopethnichate #ndalourrejtjenetnike” – ka përfunduar Bushati.

Continue Reading

TOP Lajme