Lajme
Rama në Manastir në Ditën e Alfabetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pritet të qëndrojë në Manastir më 22 nëntor, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ndërsa gjatë vizitës parashikohet të zhvillojë takime me liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, raporton KDP duke u thirrur në burime të besueshme partiake.
Vizita e kryeministrit shqiptar përkon me 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ngjarjes historike të vitit 1908 që vendosi themelet e alfabetit të përbashkët të gjuhës shqipe.
Përveç karakterit përkujtimor, vizita pritet të ketë edhe dimension politik, për shkak të takimeve të paralajmëruara me përfaqësuesit e partive shqiptare.
Ardhja e Ramës në Manastir vjen në një periudhë debatesh politike për përdorimin e gjuhës shqipe, pozitën institucionale të shqiptarëve dhe marrëdhëniet ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Në ditët e fundit, çështja e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur reagime nga organizata shqiptare dhe ka rikthyer në vëmendje debatin për zbatimin e të drejtave gjuhësore.
Organizata Shqiptaro-Amerikane për Maqedoninë e Veriut (AAONM) u bëri thirrje partive shqiptare, veçanërisht atyre që janë pjesë e qeverisë, të tregojnë përgjegjësi të përbashkët dhe unitet politik në çështjet që lidhen me të drejtat themelore të shqiptarëve.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse këto çështje do të jenë pjesë e diskutimeve të Ramës me liderët shqiptarë.
Më 22 nëntor shënohet përvjetori i përfundimit të Kongresit të Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908 dhe bashkoi përfaqësues të trevave të ndryshme shqiptare për të njësuar alfabetin e gjuhës shqipe.
Kongresi konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Në Maqedoninë e Veriut, Dita e Alfabetit është festë zyrtare për pjesëtarët e komunitetit shqiptar.
Vizita e kryeministrit të Shqipërisë në këtë datë mbart simbolikë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe lidhjet kulturore ndërmjet shqiptarëve në rajon.
10:51
Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë
10:44
Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal
09:45
Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare
09:34
Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Lajme
Dy vite burg për ish-drejtorin e REK „Manastir“, Pece Matevski

Lajme
Toshkovski: Iva Mihailova nuk u ndihmua nga policia, nuk është kapur në asnjë nga kamerat në pikat kufitare

Lajme
Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme
Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

Lajme
Buxheti 2027: 123,8 miliardë denarë për pensionet, 3,9 miliardë shtesë për shëndetësinë
Lajme
Kosovë, autoritetet gjejnë mbetje mortore në Brod të Shtërpcës
Lajme
Bordi i Paqes bën thirrje për zbatim “të menjëhershëm” të planit të Trumpit për Gazën pas sulmit izraelit në spital







