Lajme
Çerdhja “Lulishtja” në Gostivar me fasadë të re, Limani: Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka bërë të ditur se në çerdhen për fëmijë “Lulishtja” në Gostivar ka investuar 65 mijë euro për rregullimin e fasadës së re, kanalet kulluese të ujit, hyrjet dhe disa punim të tjera, transmeton TV21. Në një prononcim për mediat Limani theksoi se ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik.
“Ky investim ka përmirësuar dukshëm efikasitetin energjetik të këtij objekti si gjatë muajve të dimrit, por edhe gjatë muajve të verës. Janë bërë edhe punime të tjera në pjesën e jashtme të objektit. E gjithë kjo, ky ndryshim është bërë në bashkëpunim me çerdhen, me mjetet vetanake të çerdhes por edhe me ndihmën e komunës. Shpresojmë se këto investime do të ndihmojnë në mbarëvajtjen më të mirë të procesit këtu në çerdhe. Nuk do të ndalemi këtu, biseduam me drejtoreshën edhe për projekte tjera në të ardhmen që kushtet në të gjitha çerdhet e Gostivarit të jenë dinjitoze, të mira për fëmijët tanë”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani.
