Connect with us

Lajme

ASH: Punësime të vjetra, propaganda e re: Manipulimi i radhës nga VLEN

Published

on

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj publikimeve të fundit nga koalicioni VLEN, të cilat sipas tyre paraqesin “punësime të vjetra si suksese të reja”. ASH akuzon VLEN-in për manipulim të opinionit publik dhe riciklim të informatave të njohura, duke i paraqitur ato me pompozitet si arritje të reja.

Reagimi i plotë:

“Me shumë zhurmë dhe pompozitet, koalicioni VLEN përpiqet sërish të mashtrojë opinionin duke paraqitur si suksese të reja punësime të vjetra në institucione shtetërore. Pas reagimeve të drejta nga Aleanca për Shqiptarët, VLEN vazhdon të publikojë lista të stërpërdorura me punësime që janë bërë kohë më parë – përfshirë edhe ato në Postën e Maqedonisë, ku personat e përmendur janë punësuar prej muajsh.

Kjo përpjekje për të ricikluar të kaluarën dhe për ta shitur si rezultat aktual është vetëm një përpjekje e zbehtë për të larguar vëmendjen nga dështimet e rënda politike dhe administrative që i kanë karakterizuar gjatë gjithë mandatit.

Këto lajme serviren si suksese për të mbuluar realitetin e hidhur në terren: diskriminimin sistematik dhe spastrimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore.

Të dhënat janë të qarta dhe alarmante. Vetëm në javët e fundit, ua ripërsërisimin se:

• Në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari u punësuan 21 maqedonas dhe asnjë shqiptar;

• Në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë” – Strugë, 11 shqiptarë u pushuan nga puna pa asnjë shpjegim ligjor;

• Në Policinë e Tetovës, qytet me shumicë shqiptare, u pranuan 12 maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar;

• Në Ministrinë e Financave u shpall konkurs për 40 vende pune – u punësuan 19 maqedonas, sepse vetëm aq kishin aplikuar, ndërsa 21 pozita u anuluan për të shmangur punësimin e shqiptarëve.

Kjo është fytyra e vërtetë e një pushteti që po ndërton një administratë etnikisht të pastër, duke i përjashtuar shqiptarët sistematikisht dhe me qëllim. Sipas të dhënave nga burime të pavarura dhe raportime të besueshme, që nga qershori i vitit 2024, kur pushteti kaloi në duart e VMRO-DPMNE-së dhe satelitëve të saj politikë, mbi 800 shqiptarë janë larguar apo detyruar të largohen nga administrata publike.

Në vend të një qasjeje përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse në institucione, qytetarët shqiptarë përballen me një fushatë të organizuar për t’i zhveshur ata nga çdo rol në jetën publike. Përpjekjet për të shitur disa punësime kozmetike si suksese janë tallje me qytetarët dhe një përpjekje e dështuar për të mbuluar të vërtetën me propagandë.

Aleanca për Shqiptarët dënon me forcë këtë politikë të diskriminimit dhe përjashtimit dhe kërkon:
1. Hetim të pavarur për rastet e punësimeve dhe largimeve nga puna mbi baza etnike.
2. Ndërprerje të menjëhershme të politikës së spastrimit etnik nga institucionet shtetërore.
3. Përfshirje të përfaqësuesve ndërkombëtarë në monitorimin e barazisë në punësim.

Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë. Ata kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për këtë shtet. Heshtja përballë këtij diskriminimi është bashkëfajësi. Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë!”, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike në Vrapçisht

Published

on

By

Kandidati i Aleancës për Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, së bashku me kundërkandidatin e tij, nënshkroi sot në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht Kodin për zgjedhje të ndershme, demokratike dhe transparente, njofton Top24

Shabani e cilësoi këtë akt si një zotim serioz për një proces zgjedhor me standarde të larta demokratike dhe ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në votime.

“Sot, në ambientet e Komisionit Komunal Zgjedhor – Vrapçisht, së bashku me kundërkandidatin tim, nënshkruam Kodin për zgjedhje korrekte, demokratike dhe transparente. Ky akt nuk është vetëm një formalitet, por një zotim i qartë se e gjithë fushata dhe procesi zgjedhor do të zhvillohet me ndershmëri, respekt dhe barazi për çdo qytetar. Ftoj të gjithë qytetarët që më 19 tetor të dalin masivisht dhe të votojnë sipas bindjes së tyre, me vendosmëri që askush – as kryeministri e as ndonjë politikan tjetër – të mos ua caktojë të ardhmen. E ardhmja e Vrapçishtit vendoset vetëm nga qytetarët e tij, me votë të lirë dhe demokratike. Uroj që të kemi një garë të ndershme dhe demokratike. Shëndet dhe sukses për të gjithë!”

Continue Reading

Lajme

Dogana kthen vulat vetëm në maqedonisht, shqipja eliminohet plotësisht!

Published

on

By

Një lëvizje që ka shkaktuar indinjatë te punonjësit shqiptarë, por jo edhe te udhëheqësia e Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut. Kjo e fundit ka rikthyer përdorimin ekskluziv të gjuhës maqedonase në vulat zyrtare. Nëse deri dje dokumentet vuloseshin në dy gjuhë: në maqedonisht dhe shqip, nga sot ato do të vulosen vetëm në maqedonisht.

Ky veprim shihet si hap prapa në respektimin e të drejtave gjuhësore dhe rrezikon të shkaktojë tensione të reja në raportet ndëretnike.

Drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut është Boban Nikollovski, ndërsa zëvendësdrejtor Mustafa Dauti, kuadër i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit. Se shqipja nuk respektohet më në këtë institucion, tregoi edhe shënimi i 33-vjetorit të Doganave, ku i gjithë manifestimi kaloi pa asnjë shenj në gjuhën shqipe. Madje, edhe doganierët e paraqitur në një video-mesazh të Doganave, ishin detyruar të flasin në maqedonisht. Dhe e gjithë kjo në sytë e zëvendësdrejtorit Dauti, i cili vazhdon të heshtë ndaj nënçmimit që i bëhet gjuhës shqipe, edhe ose e njëjta është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. (koha.mk)

Continue Reading

Lajme

“Të promovojmë ambient pozitiv dhe demokratik në prag të zgjedhjeve” – ambasadori Meidani takon shefin e misionit të OSBE/ODIHR-së

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, është takuar sot në Shkup me Mateo Maccacci, kreun e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR. Ky takim pason takimin e mëparshëm mes tyre gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë më herët këtë vit. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut si dhe rëndësia e krijimit të një klime të shëndetshme demokratike në prag të zgjedhjeve të ardhshme.

“Sot në Shkup pata kënaqësinë të takohesha sërish me Mateo Maccacci, Shefin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, pas takimit tonë të këndshëm gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Tiranë, më herët këtë vit.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mbi rëndësinë e promovimit të një ambienti pozitiv, të drejtë, transparent dhe demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Prania dhe angazhimi i ODIHR mbetet thelbësor në mbështetjen e këtyre vlerave të përbashkëta në të gjithë rajonin”, njofton Meidani në platformën “X”.

Continue Reading

TOP Lajme