Connect with us

Lajme

REZOLUTË E KUVENDIT TË ALEANCËS PËR SHQIPTARËT Mbi tragjedinë në Koçan dhe domosdoshmërinë e llogaridhënies institucionale

Published

on

Duke marrë parasysh tragjedinë e rëndë që ndodhi në orët e para të 16 marsit 2025 në qytetin e Koçanit, ku si pasojë e një zjarri shkatërrues humbën jetën 60 qytetarë dhe mbi 150 të tjerë u lënduan,
Duke konstatuar dështimet serioze të institucioneve përgjegjëse në zbatimin dhe garantimin e standardeve të licencimit, sigurisë dhe mbikëqyrjes inspektuese dhe policore,
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uruar shërim të shpejtë për të lënduarit,
Duke falënderuar institucionet shëndetësore për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë për solidaritetin dhe asistencën e menjëhershme në menaxhimin e pasojave të kësaj tragjedie,
Duke u udhëhequr nga parimet themelore të drejtësisë, llogaridhënies, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik,
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët miraton këtë:
REZOLUTË
1. Kërkohet zhvillimi i një hetimi të plotë, të pavarur dhe transparent mbi tragjedinë në Koçan, nën drejtimin e institucioneve kompetente, të çliruara nga çdo ndikim politik, me detyrim për informim të rregullt dhe publik të qytetarëve për ecurinë dhe gjetjet e hetimit.
2. Kërkohet rihapja e hetimeve për tragjeditë e mëhershme, Durmo Turs, Besa Trans dhe Spitali Modular në Tetovë, të cilat së bashku kanë marrë jetën e 135 qytetarëve dhe për të cilat ende nuk është vendosur përgjegjësi institucionale apo individuale.
3. Kërkohet identifikimi dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësisë, si individuale ashtu edhe institucionale, përmes analizës së thelluar të shkaqeve të dështimeve sistemike, duke adresuar neglizhencën, paaftësinë dhe praktikat korruptive.
4. Theksohet domosdoshmëria për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, përmes publikimit të procedurave të inspektimeve, raporteve të kontrollit dhe ndarjes së të dhënave me publikun në mënyrë të rregullt dhe të qasshme.
5. Kërkohet verifikim i detajuar i pasurisë dhe interesave të të gjithë zyrtarëve përgjegjës dhe inspektorëve, me qëllim të zbulimit të çdo konflikti interesi apo lidhjeje të mundshme korruptive me subjektet e inspektuara.
6. Rekomandohet ndërmarrja e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në të gjitha objektet me rrezik të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, veçanërisht në sektorët e gastronomisë, shëndetësisë, arsimit, sportit, transportit dhe ndërtimit.
7. Kërkohet reformë urgjente e politikës ndëshkimore, që garanton ndëshkime të drejta, të rënda dhe të zbatueshme ndaj të gjithë atyre që, përmes veprimeve apo mosveprimeve të tyre, kontribuojnë në ndodhinë e tragjedive të tilla.
8. Insistohet në zbatimin e menjëhershëm dhe të plotë të të gjitha rekomandimeve kundër korrupsionit të dhëna nga Komisioni për Antikorrupsion dhe Enti Shtetëror i Auditimit, pa vonesa, devijime apo selektivitet.
Kuvendi i Aleancës për Shqiptarët riafirmon bindjen se tragjedia e Koçanit nuk duhet të reduktohet në një statistikë të dhimbshme, por të shërbejë si pikë kthese për ndërtimin e një kulture të re të përgjegjësisë, sigurisë dhe sundimit të ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Koha për drejtësi, veprim dhe ndryshim është tani.
Miratuar më 06 prill 2025, në Gostivar

Continue Reading

Lajme

Taravari: Të shikojmë se sa peshojnë kandidatët përmes anketave

Published

on

By

 

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ishte mysafir në ClickPlus në TV21, i cili deklaroi se propozimi i tij ka qenë që në disa komuna ku të gjithë partitë brenda VLEN-it pretendojnë se qëndrojnë më mirë, të propozojmë të gjithë kandidatët tanë në një anketë dhe ai që qëndron më mirë ai të jetë kandidat i VLEN-it për kryetar Komuna.

“Kjo do të kishte qenë metoda më e mirë për të nxjerr VLEN-in sa më mirë në zgjedhjet lokale. Nëse partitë e VLEN-it, e vendosin të bashkohen mund ta shqyrtojmë mundësinë të bashkëpunojmë për kryetarët e komunave, ndërsa për lista të Këshilltarëve t’i kemi të ndarë”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

“Kur flet ai si me fol kryeministri Albin Kurti” – Arben Taravari komenton deklaratën e Bekim Qokut

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari në Click Plus në TV21 komentoi edhe deklaratën e përfaqësuesit të VV-së në Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku, ku ky i fundit nëpërmjet rrjeteve sociale tha se Vetëvendosja në zgjedhjet lokale nuk do të mbështesë asnjë subjekt politikë që do të garojë jashtë koalicionit VLEN, transmeton TV21. Taravari tha se mundohet të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por siç shtoi, do të dëgjojë edhe aktivin politik.

Arben Taravari: “Bekimin unë e kam shok, ai ka thënë kështu sepse Vetëvendosja e ka qëndrimin e vetë, ai është përfaqësues i Vetëvendosjes në Maqedoni. Ai është përfaqësuesi zyrtarë i Vetëvendosjes, kur flet ai sikur me fol kryeministri Kurti. E respektoj shumë. Unë mundohem të gjejë gjuhë të përbashkët brenda VLEN-it, por natyrisht pak duhet ta shoh edhe partinë time.

Continue Reading

Lajme

“VLEN ishte mrekullia, solli ndryshimin e gjatëpritur te shqiptarët” – Taravari thotë se “edhe sikur BDI të ishte në Qeveri, do të ishte më keq”

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët – VLEN, Arben Taravari në Click Plus ka folur për rëndësinë e koalicionit VLEN, transmeton TV21.

Tha se themelimi i tij dhe bashkimi i pesë organizatave politike në një koalicion, paraqet moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

VLEN ishte mrekullia që u krijua para këtij viti. Ishte kombinimi që s’është krijuar asnjëherë që të gjitha partitë opozitare të bëhen bashkë dhe ta sjellim ndryshimin te shqiptarët në #Maqedoni. Katër subjekte plus VV, do të thotë pesë organizime politike që arritën të marrin 107 mijë vota”, tha Taravari.

Pasi arritën të marrin 14 deputetë, VLEN tha Taravari u bë pjesë e Qeverisë dhe me “arritën plot projekte infrastrukturore te shqiptarët”.

Shtoi se edhe sikur BDI të ishte në pushtet, do të ishte më keq.

“Këto 9 muaj arritëm plot projekte infrastrukturore te shqiptarët të cilat parashohin kanalizime, ujësjellës… Arritëm t’i rrisim rrogat, ta zgjerojmë listën pozitive të ilaçeve, projekti i Universitetit të Tetovës, zgjerimi i sheshit “Skënderbe”. Por, për 9 muaj nuk mund të presim të bëhet spektakël. Hipotetikisht, edhe sikur VLEN të mos ishte në Qeveri dhe të ishte BDI, jam i sigurt se do të ishte më keq, por më mirë nuk do të ishte”, tha Taravari në ClickPlus./TV21

Continue Reading

TOP Lajme