Connect with us

Lajme

Ministri i Ekonomisë Durmishi flet për tragjedinë në Koçani: Fajtorët kanë emër dhe mbiemër

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka komentuar tragjedinë e fundit në Koçani, duke theksuar se fajtorët për ngjarjen do të identifikohen dhe dënimi i tyre do të vijë në përputhje me ligjin. Ai shtoi se ky incident, që ka tronditur shtetin, do të hetohet me kujdes dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin.

“Fajtorët kanë emër dhe mbiemër, dhe sigurisht personat përgjegjës do të dënohen konform ligjit. E vërteta do të dalë në dritë dhe nuk do të lejojmë që ngjarje të tilla të përsëriten, si ato të kaluara, ku humbën jetë njerëzish dhe askush nuk dha llogari”, shkroi Durmishi.

Ministri theksoi se do të bëhet gjithçka që është e mundur për të bashkëpunuar me Prokurorinë, që të sigurohet se çdo person që ka shkelur ligjin dhe ka vënë interesat personale mbi sigurinë dhe jetën e qytetarëve, do të mbajë përgjegjësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.

“Përgjegjësit do të mbajnë barrën e veprimeve të tyre. Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe drejtësia duhet të vihet në vend. Nuk do të ketë tolerancë për ata që kanë shkelur ligjin”, përfundoi Durmishi.

Continue Reading

Lajme

Lëvizja BESA: Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë, mbështesim fuqishëm zbardhjen e tragjedisë

Published

on

By

Lëvizja BESA përmes një njoftimi kumtoi se profesoresha Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.

“Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024. Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre”, thonë nga Lëvizja BESA.

Ky reagim i partisë së Kasamit vjen pas statusit të profesoreshës Kadriu e cila drejtoi akuza ndaj Qeverisë për tragjedinë në Koçani, ndërsa shumica e mediave e paraqitën qëndrimet e saj në cilësinë e zyrtares së Lëvizjes BESA./Zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme

Gjykata në Koçan po përgatitë vendimet për paraburgim 48 orë për 14 persona mes tyre Bekteshi dhe Trajkovski

Published

on

By

Nga Gjykata Themelore e Koçanit për SAKAMDAKAZAM.MK deklaruan se tashmë po shkruhen vendimet për paraburgimin e shkurtër të 8 plus 6 të dyshuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona. Kjo do të bëhet në mënyrë që të arrestuarit të mbahen në marrje në pyetje për më shumë se 24 orë. Pas skadimit të këtyre 48 orëve, do të dihet për cilët nga të dyshuarit prokurorët do të kërkojnë paraburgim 30-ditor.

Në Gjykatën e Koçanit, përpara një gjyqtari të procedurës paraprake, me një furgon policor dhe me pranga në duar, u sollën ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, dhe ish-drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski. Më herët, për t’u marrë në pyetje nga prokurori, por jo përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, u paraqit edhe kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov. Pas marrjes në pyetje, ai u largua në shtëpi dhe nuk u soll në gjykatë.
Mësohet se kjo gjykatë me kapacitet të vogël është tërësisht e angazhuar sonte. Gjyqtarit të procedurës paraprake po i ndihmojnë kolegët e tij, si dhe kryetari i gjykatës. Kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Deri më tani, mbi 20 persona janë të dyshuar për zjarrin katastrofik në diskotekën që funksiononte pa licencë, pa dyer daljeje për evakuim, pa aparate kundër zjarrit dhe e mbuluar nga brenda me materiale jashtëzakonisht të djegshme.

 

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përkujtojn viktimat e Koçanit në Gostivar

Published

on

By

Sot kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani bashkë me qindra qytetarë, në qendër të qytetit përkujtuan 59 viktimat e tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Kryetari Limani theksoi se ngjarje është për t’u solidarizuar dhe për të shprehur nderime.

“Sot jemi mbledhur të gjithë këtu, gostivarasit, së bashku unë me këshilltarët dhe me të gjithë qytetarët e tjerë, për të shprehur para së gjithash nderim, por edhe për t’u solidarizuar me të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në këtë ngjarje tragjike. Në të njëjtën kohë, duam t’u dërgojmë mesazhe të gjithë atyre që janë të prekur dhe po trajtohen në spitale, që të shërohen sa më shpejt dhe të shpresojmë që të mos ketë viktima të tjera nga ky rast i dhimbshëm. Në të ardhmen, urojmë të mblidhemi të gjithë të bashkuar vetëm për raste të bukura”, u shpreh Limani.

Kujtojmë se pas shpalljes së 7 ditë zie nga Qeveri, sot edhe flamujt pranë Komunës së Gostivarit u ulën në gjysmë shtizë.

Continue Reading

TOP Lajme