Connect with us

Lajme

BDI para shembjes totale, përfundimi i tyre do të jetë pashmangshëm

Published

on

BDI që dikur ishin përfaqësuesit serioz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, tani dukshëm është futur në një spirale rëniesh dhe shpërbërjeje që nuk po munden ta kontrollojnë. Sipas raportimeve të fundit, tensionet e brendshme dhe mungesa e lidershipit kanë krijuar një situatë kaotike, ku nuk ka mbetur as dikush për të shkruar një kumtesë zyrtare të partisë.

Në krye të kësaj krize qëndron ndarja e thellë mes fraksioneve të ndryshme të BDI-së, që nga grupi i “zjarrit” deri te ata që mbështesin liderin e partisë, Ali Ahmeti. Burimet pranë kësaj partie thonë se Bujar Osmani është duke diskutuar largimin nga partia e nga politika tërësisht e madje po planifikon të vazhdojë karrierën e tij jashtë vendit, konkretisht në Turqi.

Kjo situatë ka nxjerrë në pah problemet organizative të partisë, ku vendimet kryesore duket se merren nga një rreth i ngushtë individësh të privilegjuar, ndërsa baza e gjerë e anëtarëve dhe mbështetësve është lënë pas dore. Shumë ish-mbështetës të BDI-së tashmë kanë nisur të distancohen, duke parë që partia nuk arrin të përfaqësojë më interesat e tyre.

Një tjetër sinjal alarmi për BDI-në është rënia drastike e komunikimit publik. Raportohet se në zyrat e partisë mungon ekipi që të përgatisë qoftë edhe kumtesat bazike për mediat. Kjo tregon jo vetëm mungesë të organizimit, por edhe faktin se shumë profesionistë dhe aktivistë të aftë kanë zgjedhur të largohen nga partia për shkak të mosbesimit në drejtimin e saj aktual.

Siç shkruajnë mediat maqedonase kriza e BDI-së po shfaqet gjithnjë e më shumë si një problem sistemik. Tensionet e brendshme, humbja e besimit nga anëtarët dhe ikjet e figurave kyçe janë dëshmi se partia është pranë një pike kritike.

Shembja totale e BDI-së dita ditës po bëhet e pashmangshme.
Siç shkruajnë mediat, duket se BDI po përballet me momentin e saj më të errët, ku vetë ekzistenca e saj si forcë relevante politike është vënë në pikëpyetje. Tani, mbetet për t’u parë se si do të shëmbet kjo parti, pra vetëm si? Sepse shembja e tyre është e garantuar dhe veçmë ka filluar.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Mes shqiptarëve ka nisur një Lidhje e Re, e para e këtij lloji prej kur historia na mban mend

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një shkrimi ka komentuar ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në skenën gjeopolitike. Taravari ka shkruar se zhvillimet e fundit në politikën ndërkombëtare kanë ngjallur disa paqartësi. Sipas tij, pamjet fundit mes Kurtit Dhe Ramës në takime ndërkombëtare, janë një mesazh se shqiptarët janë duke u bashkuar dhe ka nisur një Lidhje e Re.

*Më poshtë u sjellim reagimin e plotë të Taravarit:*

Duket se zhvillimet politike ndërkombëtare kanë ngjallur një paqartësi pothuajse për gjithësecilin, kanë ngjallur zemërim tek shtete si Kanadaja e cila aktualisht ka deklaruar Luftë Tregtare me SHBA-të, e po njësoj edhe në Evropë ka një zemërim në rritje e sipër me rrethanat e reja gjeopolitike.

Fatkeqësisht në një shkrim pararendës të kësaj natyre, shfaqa hapur hamendësimin tim për përshkallëzim të situatës, dhe disa ditë më vonë ndodhi Takimi Zelenksy-Trump në zyrën Ovale. Gjithsesi midis këtij kaosi të përgjithshëm, midis shumë çudirave që po ndodhin, po ndodh edhe një çudi tjetër, fatlume: kjo situatë ka afruar shqiptarët dhe shtetet e tyre më shumë se asnjëherë!

Megjithëse historia tregon qartë se ne nuk kemi ditur asnjëherë ta duam mirë njëri-tjetrin, kësaj radhe duket se po sfidojmë këtë fatum!

Konica i famshëm do të ishte krejtësisht i shokuar nga ky bashkim i pashembull, por sigurisht do të ishte i lumtur!

Pamje që tregojnë aleancë pa kushte midis dy kryeminitrave shqiptarë Kurti dhe Rama në takime ndërkombëtare, janë surprizë e madhe e çerek shekullit të radhës. Midis shqiptarëve ka nisur një Lidhje e Re, e para e këtij lloji prej kur historia na mban mend.

Një fakt tjetër edhe më interesant është shqiptarët në Maqedoni jo vetëm nuk po lihen anash në këtë pajtim le të themi, por ata janë më të përfshirë se kurrë.

Madje jemi kthyer fokus prioritar i dy shteteve shqiptare dhe me thënë të drejtën po marrim atë që jo vetëm e meritojmë por edhe atë që na është vonuar.

Pra sipas filozofisë Jin dhe Jang, që çdo gjë ka dy anë të saj, natyrisht që ky nuk është një moment harmonie për botën, por nëse lajmi i keq është se çoroditja në botë është rritur, lajmi i mirë është se: Shqiptarët janë afruar shumë me njeri-tjetrin!

Kur them shqiptarët nënkuptoj atë që mund ta quaj Nivel Politik i tyre.

Moto e Belgjikës, që është edhe Zemra Administrative të Evropës, është “L’Union fait la Force” që në shqip përkthehet “Bashkimi Bën Fuqinë”.

Këtë shprehje e kemi dëgjuar që ta ketë thënë dhe Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që fundja edhe nëse nuk e ka artikuluar e ka dëshmuar me veprën e tij të jashtëzakonshme.

E tash ka ardhur koha që ne pasardhësit e tij ta mëshirojmë prapë atë që shumë shekuj e kanë kërkuar miliona shqiptarë!

Kështu përftojmë të gjithë më shumë, jemi më të fortë, më të paqtë, më Shqiptarë!

Continue Reading

Lajme

Fetai: Interesi kombëtar më ka kthyer nga Brukseli

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në intervistë për Gazetën Lajm në emisionin “Dialog”, ka folur për kthimin e tij nga Brukseli në Maqedoninë e Veriut. I pyetur se a ia ka vlejtur të kthehet nga Brukseli dhe të merret me persona si Stoilkoviçi, Lupço Dimovski dhe të tjerë, Fetai, tha se ia ka vlejtur dhe do t’ia vlej edhe në të ardhmën.

“Ajo që kam parë kur kam marrë këtë vendim ka qenë interesi kombëtar si shqiptarë në RMV, vullneti për të kontribuar në ndryshimin që u bë pas 22 viteve të qeverisjes së BDI-së dhe nevoja kolektive si ASH dhe si koalicion VLEN, për të dëshmuar vetën dhe për të përkthyer këtë ndryshimin që u bë në rotacionin politik dhe demokratik të pushtetit në vepra konkrete që duhet të përmirësojnë jetën e shqiptarëve të këtij vendi dhe ky është motivi ynë dhe prandaj edhe partia jonë thirret Aleanca për Shqiptarët”, tha Fetai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe akuzon Këshillin Gjyqësor për skandale dhe ndikim politik

Published

on

By

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, ka ngritur akuza të rënda ndaj disa anëtarëve të Këshillit Gjyqësor gjatë interpelancës së zhvilluar në Parlament. Ai deklaroi se disa nga pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor lidhen me skandale të shumta, duke i cilësuar si të përlyer në vendime të cilat kanë ndikuar në lirimin e figurave të kontestuara politike.

“Një nga rastet më flagrante është ‘Target Fortesa’, ku gjyqtari i apelit, Enver Bexheti, u fut në listën e zezë të SHBA-së për mbajtjen e lëndës në sirtar, duke ndihmuar që lënda e Sasho Mijallkovit të vjetrohej. Këto vendime kanë patur impakt direkt në shpëtimin e Mijallkovit”, deklaroi Snopçe.

Ai gjithashtu akuzoi Frontin për mbrojtjen e këtyre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, duke argumentuar se ata kanë ndihmuar edhe në tentativat për lirimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të tjerëve që janë në listën e zezë amerikane. “Në mungesë të një sistemi gjyqësor funksional në vend, dënimet po i japin shtetet e huaja, respektivisht SHBA-të”, theksoi ai.

Interpelanca ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor vazhdon të ngjallë reagime të ashpra, me palët politike që ndajnë qëndrime të kundërta mbi kredibilitetin dhe integritetin e këtij institucioni.

https://www.facebook.com/share/r/1DCSn6RPY6/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme