Connect with us

Lajme

“Artan Grubi në Listën e Zezë të SHBA-së: Bëhet viral fotoja e fshehjes nga kamerat”

Published

on

Departamenti i Shtetit Amerikan së fundmi ka shpallur listën e zezë. Nga Maqedonia e Veriut, gjegjësisisht nga BDI, në listën e zezë futet edhe ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Në rrjetet sociale është bë virale fotografia e bashkngjitur më poshtë ku shihet Artan Grubi duke u fshehur pas turmës së njerëzve dhe duke ikur nga kamerat.

Continue Reading

Lajme

Ylber Nuredini nga ASH emërohet Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër

Published

on

By

Ylber Nuredini nga Aleanca për Shqiptarët pjesë e koalicionit VLEN është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër.

Pas përfundimit të konkursit, me vendim të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit më 19 dhjetor, Ylber Nuredini nga Aleanca për Shqiptarët është emëruar Drejtor i Qendrës për Kulturë në Dibër.

Në postimin e tij në facebook Nuredini falënderoi Aleancën për Shqiptarët për besimin ndaj vizionit të tij për zhvillimin e kulturës në Dibër dhe gjithë koalicionin VLEN për mbështetjen e dhënë.

“Na priftë e mbara!” – përfundoi ai në mesazhin e tij.

Continue Reading

Lajme

Nesër shënohet Dita e komunës së Gostivarit, do të zgjidhet qytetari i nderit dhe do të dekorohen personalitetet më të spikatura

Published

on

By

Komuna e Gostivarit ditën e nesërme, 23 dhjetor, shënon ditë e saj.

Në këtë datë të rëndësishme, tradicionalisht do të shpallet qytetari i nderit dhe do të dekorohet të gjithë personalitete e spikatura, kontribuuesit dhe promovuesit e qytetit në nivel vendor dhe ndërkombëtarë.

Për kontributin e tyre, do të dekorohen edhe shoqata e grupe të ndryshme.

Me këtë rast, do bëhet pas shumë vitesh edhe ribashkimi i grupit muzikorë gostivaras “Shëndija” me këngëtar Amet Azizin. Përpos këtij grupi muzikorë, me mirënjohje do të dekorohet edhe grupi tjetër “Area”.

Nga komuna e Gostivarit paralajmërojnë organizim të paharruar që do mbetet gjatë në kujtesën e çdo gostivarasi.

Programi fillon në ora 19:00 dhe i njejti do të mbahet në Qendrën për Kulturë në Gostivar, ku pritet të marrin pjesë personalitete të shumta nga sfera të ndryshme të organizimit shoqëror.

Continue Reading

Lajme

Anketa e fundit: VLEN, forca e dyte politike ne vend, bindshem para Frontit dhe LSDM

Published

on

By

5.5% do ta votonin koalicionin VLEN, 5% BDI-në, nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet.

Kalimi i VLEN-it kundrejtë BDI-së del nga sondazhi i fundit të realizuar nga agjencia “Market Vizhn”, me porosi të mkd.mk.

Në pyetjen se për cilën parti politike do të votonin, në rast se mbahen nesër zgjedhje, 21.5% të të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, 5.5% thonë se do ta votonin koalicionin VLEN, 5% për BDI-në, 4% për LSDM-në, 3,9% për Levicën, 2,9% për ZNAM…

Në pyetjen se te cili lider politik kanë më shumë besim, 27,2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur për Hristijan Mickoskin. Pas tij te pala maqedonase vijnë Maksim Dimitrievski dhe Venko Filipçe me nga 3,6% dhe Dimitar Apasiev me 2,26%.

Te shqiptarët liderët e VLEN-it kanë më shumë besueshmëri se lideri i BDI-së.

5.3 për qind besim është Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Pastaj te shqiptarët vijnë Arben Taravari (2,9%), Izet Mexhiti (1,8%), Bilall Kasami (0,7%), Ziadin Sela (0,5%) dhe Afrim Gashi (0.2%).

Nëse kjo përqindje grumbullohet, te shqiptarët del se liderët e koalicionit VLEN dhe ata të Frontit Evropian janë të barabartë në besueshmëri, megjithëse koalicioni shqiptarë në Qeveri do votohej dukshëm më shumë nëse nesër do të kishim zgjedhje.

Sondazhi është realizuar në periudhën nga 6 deri më 15 dhjetor, me gjithsej 1200 të anketuar.

Ndryshe, ky sondazh nxjerr edhe një herë në pak atë që kishin paralajmëruar liderët e koalicionit VLEN, se karriera politike e Ali Ahmetit merr tatapjetën. Së fundmi mbi këtë çështje foli Arben Taravari, i cili tha se lideri i BDI-së do të tërhiqet nga politika më shpejt se sa pritej.

“Se ky është fundi i karrierës politike të zotit Ahmeti, për këtë jam i sigurt. Zgjedhjet lokale do të jenë vula. Kurdo që të mbahen, atëherë do të jetë edhe dorëheqja e Ahmetit, nëse nuk ndodh kjo më herët”, tha Taravari ditë më parë.

Continue Reading

TOP Lajme