Connect with us

Lajme

Hyrja e ASH-së në Qeveri, Nazarko lavdëron kuadrot e ASH-së

Published

on

Analisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko përmes një kolumne të publikuar në me media e ka cilësuar si një vendim të mençur hyrjen e ASH-së në Qeveri, ndërsa nuk i ka kursyer lëvdata për kuadrot e kësaj partie.

“Nga njëra anë, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, dikur udhëhequr nga Zijadin Sela, hyn në qeveri duke sjellë individë me cilësi të spikatura në role ekzekutive, pas eksperiencës agresive në opozitë,me një riorientim të ri kah Shqipëria (jo veç Kosova). BDI e kryesenjorit Ali Ahmeti, po ndihet e kërcënuar nga lufta e brendshme e ish senjor-ve të saj -Musa Xhaferri, e Izet Mexhiti, luftë që mund ta dobësojë të paktën në Shkup e Çair. Besa e Bilal Kasamit, që kontrollon Tetovën, komunën më të madhe, sheh sesi flamuri i i opozitës i mbetet vetëm asaj tek shqiptarët, dicka që mund ta favorizojë elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia më e vogël Alternativa që doli prej qeverisë, në përpjekje për të mbajtur të ndezur flakën e protagonizmit shqiptarocentrik, hodhi tezën e Asosacionit të komunave shqiptare, si refleks i kërkesës serbe për Kosovën, por nuk dihet sa flaka do të mbetet e ndezur”, e nis shkrimin e tij Nazarko.

Ndërsa në vijim ua sjellim të plotë opinionin e tij

ë fakt ky është thjesht një lexim fuqie elektorale dhe jo i cilësisë së vërtetë programore të partive shqiptare në skenën politike maqedonase, relativisht të populluar. Aleanca për Shqiptarët i ka ofruar qeverisë imazhin e mirë të pakorruptuar të kreut të saj Taravari si kryekomunar i Gostivarit, ekspertizën e Hazir Aliut, etj, dicka që mund të jetë e shëndetshme krahasuar me bjerrjen e madhe morale të BDI në pushtet prej shumë vitesh. Ama pritet të shihet a do të mbetet programor ky afrim, dhe cfarë axhende në favor të shqiptarëve dhe shoqërisë maqedonase sjell ky kapërcim i ylberit për ASH. Pa hyrë në analizën programore të partive të tjera, po duket qartë se kjo hyrje e ASH në qeveri e rrit ndjeshëm përfaqësimin e shqiptarëve në poste ekzekutive ndoshta në më shumë se 50%. Mirëpo a sjell skenarë gjithsesi të volitshëm për interesat e shqiptarëve në afat të mesëm- kjo rritje e përfaqësimit, bashkë me kërkesën për kryeministër shqiptar 3 muajt e fundit? VMRO-DPMNE, e Mickovskit, prapa të cilit ndihet hija e fuqishme e Gruevskit që poston përditë në facebook qëndrime të forta apo glorifikuese të veprave të veta ekzekutive, po rritet ndjeshëm. Gruevski I falur penalisht, mbrapa apo para Mickovskit nesër në qeveri, mund të sjellë dhe front panmaqedonas, ashtu si dhe interesa ruse dhe serbe. Skenari i rritjes së përfaqësimit ekzekutiv shqiptar, ndërlidhur me krizën kushtetuese prej bullgarëve ngjan se e rrit frikshëm VMRO-në, madje dhe Levicën haptazi proruse. Ndërsa LSDM, duket qartë se ka krizë lidershipi, pra prirja e saj elektorale duket rënëse.

Po mundohemi të kuptojmë ndikimin e ngjarjeve të reja në avancimin e statusit të shqiptarëve dhe të vetë Maqedonisë. Me statuskuonë aktuale – sa për shembull-faktori kryesor shqiptar, BDI me qendrimin e gjatë në pushtet, nuk ka prodhuar dot as 17 kilometra autostradë drejt Kosovës, as universitete elitare megjithë shtimin numerik të tyre, as emancipim cilësor shoqëror, ndërsa figurat religjioze islame kanë ndikim të fuqishëm dhe jo rrallë prapambetës.
Ndaj duhen kqyrur disa drejtime të paeksploruara, që e prishin statuskuonë dhe mund të riorientojnë elektoralisht, por jo vetëm elektoralisht prirjet e shoqërisë maqedonase.

Disa sugjerime

Skena politike shqiptare në Maqedoni është në trysninë e zhvillimeve cilësore që mund ta ndryshojnë jo vetëm statuskuonë elektorale të saj. Nga njëra anë, Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, dikur udhëhequr nga Zijadin Sela, hyn në qeveri duke sjellë individë me cilësi të spikatura në role ekzekutive, pas eksperiencës agresive në opozitë,me një riorientim të ri kah Shqipëria (jo veç Kosova). BDI e kryesenjorit Ali Ahmeti, po ndihet e kërcënuar nga lufta e brendshme e ish senjor-ve të saj -Musa Xhaferri, e Izet Mexhiti, luftë që mund ta dobësojë të paktën në Shkup e Çair. Besa e Bilal Kasamit, që kontrollon Tetovën, komunën më të madhe, sheh sesi flamuri i i opozitës i mbetet vetëm asaj tek shqiptarët, dicka që mund ta favorizojë elektoralisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partia më e vogël Alternativa që doli prej qeverisë, në përpjekje për të mbajtur të ndezur flakën e protagonizmit shqiptarocentrik, hodhi tezën e Asosacionit të komunave shqiptare, si refleks i kërkesës serbe për Kosovën, por nuk dihet sa flaka do të mbetet e ndezur.

Avancimi numerik i shqiptarëve në kontrollin e një pjese të pushtetit në Republikën fqinje, ofron karburant për nacionalizmin maqedonas.Kjo nuk i leverdis Perëndimit, pra nuk duhet t’i pëlqejë as shqiptarëve. Ndaj ka ardhur koha, madje shumë më herët, për një Marrëveshje të madhe, midis dy popujve, a kombeve, ku hyn pra dhe Shqipëria. Njëlloj Traktati miqësie i RMV me RSh, i cili si shtyllë kryesore ka garancitë për faktorin maqedonas se Shqipëria dhe shqiptarët kurrë nuk do të konspirojnë për dobësimin e shtetit të tyre, se do respektohen popullsitë respektive në territorin e njera tjetrës, etj, etj. Brenda këtyre garancive, mund të parashihet dhe përfshirja e dy qeverive, e bizneseve të dy shteteve, diasporave përkatëse, për projekte infrastrukturore me interes të përbashkët si është përshembull Porti i Vlorës. Konflikti ruso-ukrahinas e ka rritur fuqishëm rëndësinë e Korridorit tetë, por baza portuale e këtij Korridori ka nevojë dhe për Vlorën. Një Fond i përbashkët investiv, i hapur për publikun, biznesin, mund të ishte zgjidhje. Ky Traktat në fund të fundit, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar (pa dobi hëpërhë), një traktat të tillë me Bullgarinë, apo një surrogat (Prespa) të tij me Greqinë, ngjan i vonuar, sa kohë që Shqipëria ka gjithmonë faktor stabiliteti për republikën e re: në 1992, e njohu e para; ofroi lehtësira portuale gjatë embargos greke (embargo që s’u shfrytëzua si duhej madje prej Shqipërisë;), etj.. Ky traktat duhet të negociohet dhe firmoset patjetër para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Nëpërmjet ketij instrumenti diplomatik të miqësisë të propaganduar fuqishëm, mund të shërohet sadopak vetëdija e popullit maqedonas të helmuar aktualisht nga ndikime ruse, serbe, etj, duke i krijuar idenë se Adriatiku ku shkojnë për pushime të lira, është dhe det i tyre.

Një sugjerim tjetër vlen për politikën e jashtme shqiptare. Një arsye pse Serbia është faktor i fuqishëm rajonal, veç ekonomisë dhe armëve, është dhe ndërlidhja e popullsive serbe me Beogradin. Tirana e fuqizuar ndjeshëm ndërkombëtarisht si anëtare e Këshillit të Sigurimit, me bazë të NATO-s, etj, duhet të rikonceptojë politikën e vet rajonale, duke ndikuar faktorin shqiptar (si ishte Tryeza e Tiranës, por jo vetëm) kah perëndimi, kah pajtimi, kah racionaliteti, kah rrallimi i lastarëve partiakë sherrxhinj, me instrumentin e non grata-s, madje. Në këtë drejtim, ajo logjistikisht duhet të orientojë në mënyrë centralizuese këtë politikë, me një figurë profesionale, që koordinon apo ndihmon ambasadorët në seicilin prej vendeve.

Këto ishin disa sugjerime modeste për një sallatë të shijshme maqedono- shqiptare. E ngrënshme dhe për miqtë perëndimorë, aq shumë të ndjeshëm historikisht per ruajtjen e stabilitetit në vendin e vogël me rëndësi strategjike globale si kryqëzim i korridoreve më të rëndësishme të botës.

Continue Reading

Lajme

Rekord jetëgjatësie në Japoni, gati 100 mijë persona mbi 100 vjeç!

Published

on

By

Japonia numëron tashmë gati 100.000 qytetarë që kanë mbushur 100 vjeç apo më shumë, sipas të dhënave të publikuara nga qeveria japoneze.

Shifra, e cila shënon një rekord historik, reflekton qartë plakjen e popullsisë në vendin me ekonominë e katërt më të madhe në botë, në një kohë kur numri i banorëve po bie

Më konkretisht, deri më 1 shtator, në Japoni ishin regjistruar 99.763 qindvjeçarë, ose 4.644 më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Prej tyre, 88% janë gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Japonisë.

Personi më i moshuar në arkipelag është Shigeko Kagawa, 114 vjeç, e cila jeton në prefekturën Nara, afër Kiotos. Ajo ka mbetur aktive edhe pas 80 viteve pune si gjinekologe, mami dhe mjeke e përgjithshme, sipas autoriteteve.

“Fakti që ecja shumë gjatë vizitave në shtëpitë e pacientëve më ka ndihmuar të kem këmbë të forta, ato janë burimi i energjisë sime sot”, deklaron Kagawa. Me shikimin ende të mirë, ajo kalon ditët duke parë televizor, lexuar gazetën dhe duke bërë kaligrafi.

Ndërkohë, personi më i moshuar në botë aktualisht është britanikja Ethel Caterham, e cila festoi 116-vjetorin në muajin gusht, pak muaj pas ndarjes nga jeta të Ina Canabarro Lucas nga Brazili, gjithashtu 116 vjeç

Pavarësisht jetëgjatësisë së lartë, Japonia po përballet me një krizë demografike gjithnjë e më të thellë. Rritja e numrit të të moshuarve po sjell një rritje të madhe të shpenzimeve shëndetësore dhe sociale, ndërkohë që fuqia punëtore po zvogëlohet, pasi lindshmëria mbetet e ulët.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në gusht, popullsia japoneze u tkurr me mbi 900 mijë persona vetëm gjatë vitit 2024, një rekord negativ.

Kryeministri Shigeru Ishiba, i cili ndodhet aktualisht në proces dorëheqjeje, e kishte përshkruar situatën si një “murtajë e heshtur”, dhe kishte premtuar masa mbështetëse për familjet, përfshirë orare më fleksibël pune dhe shërbime falas për kujdesin ndaj fëmijëve, për të ndalur rënien e lindshmërisë.

Megjithatë, përpjekjet e deritanishme nuk kanë dhënë ende rezultate të prekshme.

Continue Reading

Lajme

Asambleja e Përgjithshme e OKB mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë historike që mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe zbatimin e zgjidhjes me dy shtete, duke përjashtuar Hamasin nga pjesëmarrja politike.

Rezoluta mori mbështetjen e 142 vendeve, me 10 vota kundër dhe 12 abstenime. Kundër ishin Izraeli, SHBA-ja, Tonga, Palau, Nauru, Papua Guinea e Re, Paraguai, Mikronezia, Hungaria dhe Argjentina.

Palestina e përshëndeti vendimin, duke e cilësuar atë si një arritje kyçe të Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Çështjen Palestineze, të bashkëkryesuar nga Arabia Saudite dhe Franca. Ministria e Jashtme Palestineze falenderoi këto vende për përpjekjet në shndërrimin e deklaratës në një plan konkret veprimi me objektiva politike, ekonomike dhe sigurie.

Palestina bëri thirrje për zbatim të plotë të konkluzioneve të konferencës, duke kërkuar presion mbi Izraelin për të ndaluar agresionin, përdorimin e urisë si armë, zhvendosjen me forcë dhe për lirimin e të burgosurve.

Sot, rreth tre të katërtat e 193 anëtarëve të OKB-së e njohin Palestinën si shtet të pavarur, ndërsa vendet e tjera, përfshirë Francën, pritet të njoftojnë njohjen e tyre gjatë Asamblesë së Përgjithshme më 22 shtator.

Continue Reading

Lajme

Niko Peleshi zgjedhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Published

on

By

Niko Peleshi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Peleshi ishte sugjerimi i Edi Ramës për të marrë këtë detyrë.

Propozimi u hodh në votim të fshehtë në seancën e sotme plenare, ku Peleshi mori 84 vota pro nga 87 deputetë që morën pjesë në votim.

Opozita që ishte kundër emrit të tij, bojkotoi votimin dhe në vend të fletës së votës, hodhi në kuti pankarta kundër qeverisë ‘Rama 4’.

Continue Reading

TOP Lajme