Connect with us

Lajme

Azizi: “Për çdo ditë dëshmohen mashtrimet spektakolare të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, se flamuri shqiptarë është i mbrojtur me ligj dhe se shqiptarët janë faktor shtetëformues”

Published

on

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi përmes një postimi në profilin e tij në facebook shkruan se për çdo ditë po dëshmohen mashtrimet spektakolare të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, se flamuri shqiptarë është i mbrojtur me ligj dhe se shqiptarët janë faktor shtetëformues.

Postimi i plotë:

Siç e kam thënë disa herë, tani për çdo ditë po dëshmohen mashtrimet spektakolare të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, se flamuri shqiptarë është i mbrojtur me ligj dhe se shqiptarët janë faktor shtetëformues!

Që mashtrimi të jetë i klasit të parë, funksionarët e BDI-së i kanë mashtruar edhe faktorin ndërkombëtar por edhe kryeministrin shqiptar.
Shum keq më ka ardhur kur e dëgjoja Edi Ramën si kryeministër i dezinformuar paturpësisht nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, të flasë me iluzione, se gjoja “është realitet se në RMV shqiptarët jetojnë me të gjitha të mirat e Zotit, me gjuhë, me flamur, me shkolla shqipe dhe pa dallime prej të tjerëve dhe me mirëqenie të plotë”.

Por nëse shteti shqiptar do të bënte një shqyrtim tepër të vogël, do ta vërente se gjuha shqipe në institucione nuk përdoret si gjuhë zyrtare me ligj por si gjuhë e përkthyer, andaj varet nga vullneti individual i funksionarit si do e zbatojë, derisa BDI, dhjetëra herë ka festuar dhjetëra data të ndryshme se gjuha shqipe është legale.

Edhe më e turpshme është situata me flamurin kombëtar, përveç se nuk mund të përdoret në të gjitha poret e shtetit dhe në të gjitha eventet dhe mnifestimet, edhe atëherë kur mund të përdoret duhet të duket si “xhuxh” karshi flamurit shtetëror, pasi BDI me një gjysmë ligj ashtu e ka vendosur që flamuri shqiptar të duket më i vogël se ai shtetëror!

Për këto arsye ndodhi edhe ajo në Shtip me Ballistët! Sepse deri më sot askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për mospërdorimin gjuhës ose përdhosjen e flamurit shqiptarë.

Edhe pse u pa qartë se kjo ngjarje ishte organizuar nga BDI dhe LSDM, me qëllim për të provokuar incidente ndëretnike, ku siç është mësuar BDI, nga kët incidente të përfitojë Artani, Aliu dhe Venkoja, e të dëmtohen qytetarët. Nuk e arsyetoj as neglizhencën e insitucioneve përkatëse për zbardhjen e rastit dhe ndëshkimin e rasteve të këtilla, andaj kërkoj që sa më shpejtë që është e mundur, personat përkatës të dalin para organeve të drejtësisë, në të kundërtën dëshmohet se shteti nuk ka vullnet dhe kapacitet që të jetë i barabartë për të gjithë!

Sjellja e këtillë do të detyrojë shqiptarët një mënyrë të re të rregullimit shtetëror për të garantuar të drejtat e tyre. Boll më diskriminimit dhe majorizimit.

Kuptohet se përgjegjësi kryesor për gjendjen e këtillë të shqiptarëve mbetet BDI dhe Ali Ahmeti, sepse edhe pas konfliktit të vitit 2001, nuk arritën që shqiptarët ti ngrenë as në nivelin e të drejtave që shqiptarët i kishin me Kushtetutën e vitit 1974 të SFRJ-së.

Ky është realiteti, të tjerat kanë vetëm broçkulla dhe hedhje hi në sy të qytetarëve shqiptarë!, ka përfunduar Azizi.

Continue Reading

Lajme

Jetmir Bajrami nga Odri i komunës së Tearcës bashkohet me Nazim Taipin dhe AKI-në

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Tearcë nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi sonte ka pretantuar profesorin e sociologjisë dhe njëherit gazetarin nga fshati Odri Jetmir Bajrami, shkruan Top24

Prurjet e reja vazhdojnë…
Familjes sonë politike – Aleanca për Shqiptarët dhe koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” iu bashkua profesori i sociologjisë dhe ish-gazetari i njohur nga Odri, Jetmir Bajrami!
Vizioni ynë për Komunën e Tearcës forcohet çdo ditë me bashkimin e profesionistëve që kontribuojnë për një komunë moderne, të zhvilluar dhe me të ardhme të sigurt.

Continue Reading

Lajme

Deputetja Rina Ajdari: Tetovarët sot treguan se çfarë dëshirojnë dhe si duan ta shohën qytetin

Published

on

By

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari theksoi se tetovarët sot takuan Bajram Rexhepin ku shpërfaqën qartë se çfarë vlerësojnë dhe si duan ta shohin qytetin. Kandidati ynë për kryetar komune, Bajram Rexhepi, u prit me respekt dhe dashamirësi nga qytetarët, duke dëshmuar se besimi dhe shpresa janë në anën e tij, shkruan Top24

Rina Ajdari

Sot tetovarët shpërfaqën qartë se çfarë vlerësojnë dhe si duan ta shohin qytetin. Kandidati ynë për kryetar komune, Bajram Rexhepi, u prit me respekt dhe dashamirësi nga qytetarët, duke dëshmuar se besimi dhe shpresa janë në anën e tij.

Energjia, vizioni dhe përkushtimi i tij për zhvillimin e Tetovës janë arsyeja pse gjithnjë e më shumë qytetarë shohin tek ai njeriun që do të rregullojë çdo cep të qytetit dhe do të gjejë zgjidhje për çdo problematikë.

Ky respekt i treguar sot është vetëm fillimi i mbështetjes së madhe për Bajram Rexhepin. Një kandidat që e njeh mirë qytetin dhe që është i gatshëm të punojë për të gjithë, pa dallim. #alenancakombëtarepërintegrim.

Continue Reading

Lajme

Përplasje në VLEN, Arben Fetahu kërkon nga Azir Aliu ta “shajë” Ali Ahmetin, ai nuk pranon?!

Published

on

By

Nuk bëhen rahat në VLEN, portali TS ka mësuar nga burime të besueshme brenda VLEN-it se ka një përplasje të madhe mes Arben Fetahut dhe Azir Aliut. Siç mëson TS, Arben Fetahu ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Azir Aliu që të “shajë” Ali Ahmetin dhe BDI-në, të mos sillet si ministër i huaj, por ai nuk ka pranuar që të përdorë një fjalor të tillë ndaj kreut të BDI-së.

“Zv.kryeministri Arben Fetahu ka kërkuar nga Azir Aliu që të përdorë një fjalor më ndryshe, apo siç thonë ‘sharje’ ndaj BDI-së dhe Ali Ahmetit, por ai nuk ka pranuar, për shkak të natyrës së tij, dhe nuk do ta bëjë asnjëherë një gjë të tillë”, thonë burime të besueshme brenda VLEN-it për portalin TS.
Sipas tyre, Azir Aliu ka pranuar të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, e jo luftën kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit.

Nga ana tjetër, Azir Aliu publikisht e ka pranuar se ka qenë ura e komunikimit mes ASH-së dhe BDI-së, para se të largohej Arben Taravari nga qeveria. Kjo ndoshta mund të jetë edhe një nga arsyet pse Azir Aliu nuk përdor një fjalor të tillë ndaj Ali Ahmetit.

Vlen të theksohet se VLEN ka mosmarrëveshje edhe me VMRO-në, pasi ditë më parë, kryeministri Mickoski kritikoi ashpër edhe Bilall Kasamin dhe ofendoi shefin e shtabit të VLEN-it, Adnan Azizin, për çka ende nuk ka asnjë reagim në lidhje me ofendimet që u bënë nga partneri i tyre i koalicionit, gjegjësisht kryeministri Hristijan Mickoski.

Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 18 tetor, dhe në anketat e fundit, si dhe në anketën e IRI-it të publikuar në portalin TS, ku AKI-ja kishte mbështetje prej 14%, ndërsa VLEN me 5%, është bërë dukshëm edhe orientimi i shqiptarëve në rrugën e besëlidhjes shqiptare, duke braktisur VLEN-in për shkak të heshtjes së tyre ndaj VMRO-së. Dhe sipas anketave, i bie që shumicën e komunave shqiptare t’i fitojë AKI-ja.

Continue Reading

TOP Lajme