Connect with us

Lajme

Aksident në rrugën Hanet e Mavrovës–Dibër, lëndohet rëndë 73-vjeçarja

Published

on

Më 07.02.2026 në ora 09:00 në DPB Gostivar është denoncuar se në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës– Dibër, në afërsi të fshatit Skudrinjë, automjeti i udhëtarëve “Opel Zafira” me targa të Shkupit, i drejtuar nga J.M. nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime trupore, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja 73-vjeçare J.M. nga Shkupi, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Ohër. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *