Lajme
Limani pret përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve, në fokus përmirësimi i kushteve për të moshuarit
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të qytetit. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe shoqatës, si dhe për sfidat me të cilat përballen pensionistët dhe kërkesat e tyre konkrete.
Theks i veçantë iu kushtua nevojës për përmirësimin e kushteve të jetesës, rritjen e aktiviteteve sociale dhe krijimin e mundësive më të mira për përfshirjen e pensionistëve në jetën komunitare.
Nga Komuna e Gostivarit u theksua se mbetet prioritet dialogu i vazhdueshëm dhe mbështetja institucionale për këtë kategori, me qëllim rritjen e mirëqenies dhe trajtimin dinjitoz të të moshuarve.
