Connect with us

Lajme

Saliju-Osmani: NUK LËSHOJMË PE, GJUHA PËR NE ËSHTË E SHENJTË!

Published

on

Këshilltarja komunale nga Aleanca për Shqiptarët në Kërçovë, Syarta Saliju-Osmani, ka dorëzuar sot një iniciativë zyrtare pranë Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, duke denoncuar shkeljen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe diskriminimin institucional ndaj shqiptarëve nga Komuna e Kërçovës.

Sipas Saliju-Osmanit, shpallja e fundit për projektet kulturore është publikuar në kundërshtim me ligjin, duke anashkaluar gjuhën shqipe dhe duke mohuar të drejtën e barabartë të qytetarëve shqiptarë për informim dhe pjesëmarrje.

Ajo thekson se respektimi i ligjit nuk është çështje vullneti, por detyrim institucional, ndërsa barazia gjuhësore është e drejtë e garantuar me ligj dhe jo privilegj.

“Kjo shkelje përbën diskriminim të drejtpërdrejtë dhe cenim të të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Do të vazhdoj të ngre zërin dhe të veproj institucionalisht për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe për respektimin e ligjit në nivel lokal”, deklaroi Saliju-Osmani.

Aleanca për Shqiptarët – Dega e Kërçovës kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente dhe zbatim të plotë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *