Connect with us

Lajme

Ankimimi për “Safe City” para shpalljes në Gazetën Zyrtare, nisma e Selës mbetet pa efekt juridik

Published

on

Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela ka dorëzuar sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me Ligjin që përcakton rregullat për funksionimin e projektit “Safe City”.

Megjithatë, sipas procedurave ligjore, ankesa nuk mund të merret në shqyrtim, pasi në momentin e dorëzimit ligji ende nuk ishte shpallur në Gazetën Zyrtare. Pa këtë hap formal, Gjykata Kushtetuese nuk ka bazë juridike për të proceduar iniciativën.

Sela e prezantoi ankesën në një konferencë për shtyp të mbajtur para objektit të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si mbrojtje të interesit të qytetarëve. Megjithatë, burime juridike sqarojnë se një ligj mund të ankimohet vetëm pasi të hyjë zyrtarisht në fuqi, përmes publikimit në Gazetën Zyrtare.

Ndërkohë, Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari kishte paralajmëruar më herët se do ta ankimonte ligjin, por vetëm pas përmbushjes së plotë të procedurave ligjore, përfshirë shpalljen zyrtare të tij.

Rasti ka hapur debate në opinion mbi mënyrën e veprimit të subjekteve politike dhe respektimin e procedurave kushtetuese në çështje me ndjeshmëri të lartë publike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *