Connect with us

Lajme

VLEN emëron ish-kryetaren e LSDM-së, Arjeta Bajrami Shabani drejtoreshë në Shtëpinë e Shëndetit – Likovë

Published

on

Koalicioni VLEN ka bërë të ditur emërime të reja në pozita drejtuese, në kuadër të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie institucionale. Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi pas mbledhjes së radhës së kryesisë së degës Likovë, takim i cili u nderua edhe nga prania e zëvendëskryeministrit, Arben Fetai.

Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit, u rikonfirmua rrugëtimi politik i VLEN-it, me theks të veçantë te qeverisja e hapur dhe përgjegjëse ndaj qytetarëve. Para strukturave partiake u prezantuan edhe emërimet e reja, të cilat, siç thuhet, përfaqësojnë profesionalizmin dhe frymën e re drejtuese.

Në mesin e të emëruarve është edhe Arjeta Muhtari Bajrami Shabani, ish-kryetare e LSDM-së, e cila është emëruar drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë. Po ashtu, Benjat Bakiu është emëruar drejtor i Inspektoratit Shtetëror Komunal, ndërsa Shaban Nasufi zëvendëskryeshef i Policisë Pyjore.

Nga VLEN theksojnë se të emëruarit kanë shprehur zotimin e tyre për ushtrimin e detyrës me përgjegjësi të lartë morale dhe politike, duke u bazuar në parimet e transparencës absolute dhe ndershmërisë.

“Vizioni ynë mbetet i qartë: ndërtimi i institucioneve të forta përmes njerëzve të përgjegjshëm. Bashkë, po jetësojmë ndryshimin që premtuam”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *